• Banner

  • Ka mbaruar
Hija e qershise nen driten e henes, Mehmet Kraja
  • Hija e qershise nen driten e henes, Mehmet Kraja

Hija e qershisë nën dritën e hënës, Mehmet Kraja

Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Mehmet Kraja vjen në duart e lexuesit. Në këto tregime shpalosen kaq bukur ndjenjat njerëzore, ku përshkruhen çaste të jetës, që mund të përjetohen në çdo kohë. Nuk mungojnë dialogët e gjallë, të cilët i japin jetë tregimeve.

4,44 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hija e qershisë nën dritën e hënës
Origjinali: Hija e qershisë nën dritën e hënës
Gjinia: Tregime
Autori: Mehmet Kraja
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2006
Fq. 214
Pesha: 0.225 kg
ISBN: 978-99943-1-105-0

Mbi librin

Një vëllim me tregime të zgjedhura nga Mehmet Kraja vjen në duart e lexuesit. Në këto tregime shpalosen kaq bukur ndjenjat njerëzore, ku përshkruhen çaste të jetës, që mund të përjetohen në çdo kohë. Nuk mungojnë dialogët e gjallë, të cilët i japin jetë tregimeve.

Në këtë botim janë përfshirë vëllimet me tregime: "Vdekja pa emër", "Portat e qiellit" dhe "Tregime për kohën e shkuar". 

Mbi autorin

Ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e lartë e kreu në Universitetin e Prishtinës, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Fakultetit Filozofik. Me shkrime letrare filloi të merrej që kur ishte nxënës i gjimnazit në Ulqin dhe tregimet e para i botoi në revistën letrare "Jeta e re", nën përkujdesjen redaktoriale të Esad
Mekulit.

Deri më tani ka botuar nëntë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama, një libër me kritikë letrare dhe dy libra nga fusha e publicistikës politike. Është vlerësuar me disa çmime:
1. Çmimi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin Moti i Madh, 1981);
2. Çmimi "Hivzi Sulejmani" i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për prozën më të mirë (për përmbledhjen e tregimeve Vdekja pa emër, 1995);
3. Çmimi i shtëpisë botuese "Toena" për prozën më të mirë nga pesëqind titujt e botuar (për romanin Muri i mjegullës, 1998);
4. Çmimi "Pjetër Bogdani" i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për romanin Muri i mjegullës, 1999);
5. Çmimi "Pjetër Bogdani" i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën më të mirë (për përmbledhjen Njëzet tregime për kohën e shkuar, 2001);
6. Çmimin "Azem Shkreli" të Ministrisë së Kulturës së Kosovës (për romanin Edhe të çmendurit fluturojnë, 2004).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994311050
ean13
9789994311050
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Hotel Arbëria, Mehmet Kraja

Romani i Mehmet Krajës, Hotel Arbëria radhitet në radhën e romaneve me temë mbi fatin e njeriut. Kryepersonazhi Skënder Berisha, që në të njejtën kohë merrë rolin e personazhit ideografik (batës i idesë), paraqet fatin e njeriut tragjik, i cili kërkon zbulimin e zhdukjes së mistershme të prindit (Qazim Berisha).

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Selvite e Tivarit, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, me parashenjë të njohur estetike, është shkrimtar me vetëdije dhe koncept të formuar krijues, është autor i cili me mjeshtëri dhe guxim krijues shtron e artikulon çështje të rëndësishme për ekzistencën e një mjedisi dhe të një shoqërie, për qenien njerëzore përgjithësisht.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Prishtina, Mehmet Kraja

Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO – s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm, të cilat zukatnin hareshëm në ajrin kundërmues të korridorit.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Darka e Berlinit, Bahri Myftari

Studiues të ndryshëm, kryesisht të tregimit, i kanë përqasur tregimet e Bahri Myftarit me ato të Markezit, përqasje që na duket e drejtë. Ky pohim buron më tepër prej poetikës së tregimeve të tij. Por jemi të mendimit se një përqasje më e motivuar mund t'u bëhet tregimeve të Myftarit me tregimet e Krostarit dhe Karpentierit.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

366 rrëfenja për të ndjellë gjumin, Besnik Mustafaj

Vetëm një pyetje nuk shtrohet në këto rrëfenja e, rrjedhimisht, nuk merr as përgjigje: nëse njeriu ka të njëjtin karakter si në ëndrra edhe në zhgjëndrra. Sidoqoftë, treshja e dijetarëve vazhdon të jetë fatmirësisht në vlugun e hulumtimeve të veta dhe me siguri që do të zgjerohen edhe në këtë drejtim.

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Liqeni në mes të detit, Durim Taçi

Ai e shihte veten ngjitur pas trupit të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta njihte, se ajo merrte trajtat e një shoqeje të liceut, pastaj i bëhej si mësuesja e matematikës, ndryshonyte më pas, thjeshtë në një femër të panjohur, të cilës, edhe pse e pëlqente, përpiqej t’i shqitej e nuk mundej, deri sa dëgjoi pastaj një zë tjetër, që i vinte më nga afër....

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Netë moldave, Mitrush Kuteli

Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kulla e mishit, Arben Dedja

Ky libër i tij i tretë në prozë përfshin tregime me temën e preferuar të fëmijërisë dhe të tjera, më eksperimentale, ku ritmi sinkopal ndërthuret me frymëmarrjen e thellë të frazave të gjata, mbetur shpesh pezull fjalish të ndërvarura.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)