Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Vajza nga Berati, Kozeta Krulis
  • Vajza nga Berati, Kozeta Krulis

Vajza nga Berati, Kozeta Krulis

2714
Naimi

Kozeta Krulis ka shkruar një libër ku lexuesi mund të vërejë ç'ndodh me qenien dhe vetëdijen njerëzore kur gjendet përballë tjetrit, i cili ka gjithë – gjithë dy "programe" leximi të njeriut shqiptar: si në letërsinë ekzotike ose si në imazhin televiziv.

4,25 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vajza nga Berati (kopertinë e trashë)
Origjinali: Vajza nga Berati
Gjinia: Roman
Autori: Kozeta Krulis
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2011
Fq. 136
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-9928-109-00-2

Mbi librin
Tregimi i Kozeta Krulis "Vrap mbi mina" është një ikje prej skemës të përftimit të njeriut shqiptar. Ajo të kujton dialogjet e Tom Cruis në filmin e mrekullueshëm "Terminal", ku pyetjeve gati lutëse për një pohim të shpejtë që i bëhen prej policisë aeroportuale "A është për ju Cracovia, vendi juaj i origjinës, një rrezik?" Ai u përgjigjet thjesht: "Jo, përkundrazi, unë kam frikë nga ju!".

Kozeta Krulis ka shkruar një libër ku lexuesi mund të vërejë ç'ndodh me qenien dhe vetëdijen njerëzore kur gjendet përballë tjetrit, i cili ka gjithë – gjithë dy "programe" leximi të njeriut shqiptar: si në letërsinë ekzotike ose si në imazhin televiziv. Më së shumti shqiptarët u ndeshën me dyshimin dhe vrazhdësinë evropiane, që lidhej edhe me shumë sjellje të padenja të atyre që dolën të parët në Perëndim.

Koment nga Shaban Sinani
Përmes librit me tregime "Vajza nga Berati", Kozeta Krulis u jep jo vetëm bashkatdhetarëve të vet, por kujtdo që do ta lexojë shumë trishtim e dramë, por njëherësh edhe shumë ringjallje shpirtërore dhe shpalosje identiteti, duke e promovuar vetveten në sfondin e atij qyteti që ka mahnitur ndër shekuj botën dhe sot është në listën e Kryeveprave të Trashëgimit Botëror, një prej programeve më elitare të Unesco – s, qytetit të Beratit. Kozeta Krulis, duke jetuar fatin e personazhit të novelës së vet, në fakt i paraqet lexuesit se si vendlindja, me trashëgiminë e saj më të vlefshme, mund t'i bëhet pjesë e pasaportës së vet; mund të shenjojë identitetin e saj. Prej këndej nis ringritja e personazhit, Ilianës, alter ego e Kozetës. Pikërisht kjo e bën triptikun e saj (dy tregime plus një novelë) një vepër që lexohet si letërsi, si dëshmi, si burim të dhënash etnopsikologjike, të vlefshme për krahasim gjendjesh në përplasje mendësish dhe identitetesh.  

Detajet e librit
Naimi
2714
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.
5,95 GBP
More

Botuesi: Onufri

Vrasje në Venecia, Mira Meksi

Një krim i llahtarrshëm ndodh në Venecia një mesnatë fundnëntori. Pranë urës së Turkeshëzave, Fantino varkëtarit i gdhendet në retinë me saktësi pamja e tmerrit: imazhi i një djaloshi të pashëm mbi urë, i cili nxjerr nga pelerina e zezë kokën e prerë të një gruaje të re shumë të bukur, që çurkon gjak.
4,25 GBP
More

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.
4,25 GBP
More

Botuesi: Berk

Jetë shkodrane, Cuk Simoni

Romani "Jetë shkodrane" (1965) është nji tablo unike e jetës së qytetit verior në kapërcyellin e shekujve XIX-XX. Stili dhe gjuha e Simonit, përshkrimet e detajuara dhe aftësia e depërtimit në psikologjinë e personazheve, na i përçojnë të freskëta edhe sot skenat e jetës së asaj kohe dhe rindërtojnë artistikisht klimën urbane të zanafillës së modernitetit...
10,20 GBP
More

Referenca: 3000

Botuesi: Onufri

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. 
5,95 GBP
More

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.
17,00 GBP
More

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
5,95 GBP
More

Botuesi: Argeta LMG

Unë jam e tradhtuara (Historia e Dorës), Iva Musaraj

Unë jam gjithçka e njëkohësisht nuk jam asgjë. Nuk jam e lumtur. Në këtë botë anoreksikësh dhe bulimikësh, unë nuk e gjej dot veten. Në këtë botë të mbushur me veshje lëkure, stringa e tanga, silikon, selfie, instagram, unë nuk kam asgjë. Në këtë botë ku bukuria vlen më shumë se inteligjenca dhe në këtë botë ku bëhet garë për veshje dhe dukje, unë jam një...
5,95 GBP
More