• Banner

  • Ka mbaruar
Mrekullite e rreme, Shefki Hysa
  • Mrekullite e rreme, Shefki Hysa

Mrekullite e rreme, Shefki Hysa

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 592 Lekë Up to 1 777 Lekë
Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë t
600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.
Titulli: Mrekullitë e rremeOrigjinali: Mrekullitë e rremeGjinia: TregimeAutori: Shefki HysaShtëpia botuese: Kristalina KHViti: 2004Fq. 250Pesha: 0.31 kgISBN: 978-99927-960-0-6 Koment mbi autorin "Tregimtari im i dashur me vrojtime të çuditshme dhe ndjenja të holla." Dritëro Agolli "Ç'është ky djalë që shkruan ndryshe?!" Ismail Kadare Mbi autorin Shefki Hysa lindi në Ersekë më 20 korrik të vitit 1957. Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në fshatin Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë. Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për Gjuhë – Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë, botimeve dhe të marrëdhënieve publike e ndërkombëtare. Gjatë viteve 1991 – 1997 ka punuar si gazetar në gazetën "Çamëria" dhe kryeredaktor në gazetat "Kombi" e "Dielli". Ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) dhe institucionin Shtëpia Botuese "Bilal Xhaferri". Që nga viti 1995 vazhdon të drejtojë si botues dhe si kryeredaktor revistën e përmuajshme "Krahu i shqiponjës". Është sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Që nga viti 1997 e në vazhdim është punonjës në Administratën e Kuvendit të Shqipërisë. Është anëtar i bordit të drejtorëve të AUGP dhe drejtor i organizatës Diplomatic Mission Peace And Prosperity. Në vitin 2011 është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga AUGP (Academy of Universal Global Peace) për diplomaci ndërkombëtare. Përmes shoqatës dhe kontributit vetjak është kthyer në një promovues të vlerava të komunitetit çam dhe të popullsisë së krahinës së Konispolit.  
Detajet e librit
Te tjere
2628
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Jung, Agron Bajraktari

Kishim braktisur frikën dhe si pasojë kishim rrënuar shpresën për të gjetur një kurë për atë monstrën e vogël brenda nesh, e cila edhe pse ushqehet me frikën tonë, në mungesë të saj do të qëndrojë përherë aty, duke fjetur, për të mos na braktisur asnjëherë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Nga një derë tjetër, Durim Taçi

I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001471

Botuesi: Te tjere

Mirëseveni në shtëpinë e marrëzirave, Luan Laze

Kur fantazia e një shkrimtari, tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka ç'të mësojë dhe argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e këtij libri, ju dërgojnë në ambjente krejt origjinale, situta të papërsëritshme e me dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe zgjidhin dilemat siç do dëshironit. Të vërteta apo fantazi?

Çmimi 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Universi së prapthi, Moikom Zeqo

Rrëfimet në prozë të Moikom Zeqos janë një kopsht i madh erudicioni, kulturash dhe qytetërimesh. Të gjitha vihen në një fill të përbashkët, edhe kur kjo duket e paimagjinueshme. E bën këtë me lëhtësinë e një magjistari, që kërcen dhe lëviz nëpër shekuj e hapësirë si në kopshtin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Hakmarrja e Kazanovës, Mira Meksi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The Old Man and the Sea, Ernest Hemingway

Set in the Gulf Stream off the coast of Havana, Hemingway's magnificent fable is the tale of an old man, a young boy and a giant fish. This story of heroic endeavour won Hemingway the Nobel Prize for Literature. It stands as a unique and timeless vision of the beauty and grief of man's challenge to the elements.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Pa zemër në kraharor, Mira Meksi

Një piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Mbi dashurinë dhe harresën, Enea Ruçi

Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000750

Botuesi: Onufri

Zhurma e erërave të dikurshme, Dritëro Agolli

Pas këtyre vërejtjeve, një ndër pjesëmarrësit, që nuk më kujtohet se cili ishte, tha se libri duhej ndaluar, një tjetër shtoi se duheshin hequr disa tregime dhe të botohej me një kopertinë tjetër jo aq të zymtë. I treti propozoi të botohej siç ishte dhe pastaj të kritikohej, duke u përcjellë me disa artikuj.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Klubi Karavasta, Maks Velo

Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)