Pune spiunesh, Xhovani Shyti
  • Pune spiunesh, Xhovani Shyti

Pune spiunesh, Xhovani Shyti

2594

Historia është një përrallë e treguar bukur nga fitimtari ka thënë dikur Napoleon Bonaparti, duke dashur të spikasë faktin se atë e shkruan gjithmonë ai që ka fituar betejën e pushtetit, me synimin që nëpërmjet saj kërkon vetëm një gjë: të injorojë, me domosdo, të mundurin.

6,66 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Punë spiunësh
Origjinali: Punë spiunësh
Gjinia: Tregime, novela
Autori: Xhovani Shyti
Shtëpia botuese: Belina H
Viti: 2012
Fq. 176
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 978-9928-4071-5-3

Mbi librin

Historia është një përrallë e treguar bukur nga fitimtari ka thënë dikur Napoleon Bonaparti, duke dashur të spikasë faktin se atë e shkruan gjithmonë ai që ka fituar betejën e pushtetit, me synimin që nëpërmjet saj kërkon vetëm një gjë: të injorojë, me domosdo, të mundurin. Përkundrazi, krejt tjetër qëndron puna me krijimtarinë letraro – artistike, që është si një ngjalë, të cilën sado të përpiqesh ta shtrëngosh midis grushteve do ta gjej mënyrën të rrëshqasë. Fragmente nga libri Isha shpallur armik Përmbajtja e letrës më zhyti më thellë në honin e dëshpërimit, nga që nxori hapur gjithësa kisha analizuar dhe gjykuar deri atëherë me veten time, e që lidhej me rekrutimin e Avniut nga shërbimi i fshehtë. E megjithatë nuk ishte kjo arsyeja që u ndjeva i hidhëruar aq tepër, por lehtësia me të cilën xhelatët tanë na kompromentonin. Lehtësia me të cilën këta xhelatë i prisnin pjesët e gjymtyrëve tona, lehtësia me të cilën i përvetësonin, i tjetërsonin dhe i hidhnin kundër nesh.

Vrasje në kohë të trazuar

Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre... Ata që do të pretendojnë të kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen – më erdhën nëpërmend fjalët e Udhëheqësit Hije dhe u drodha. Vështrova tim nip. Pata frikë, pasi në objektivat e kamerave dhe në celuloidët e aparateve të tyre fotografike ai ishte fiksuar si hedhësi i lakut në fytin e bronxtë të Enver Hoxhës. Duhet të gjej një bazë për të fshehur djemtë, thashë dhe u çova. Sa më shpejt aq më mirë, - shtova më tej.

Punë spiunësh

Udhëheqësi Hije i vështronte dhe, më tepër se kurrë, i gëzohej aplikimit të platformës xherxhinskiane, që kishte në themel të shërbimit të fshehtë bashkëpunëtorët dhe spiunët vullnetarë. 400 mijë vullnetarë dhe vetëm 1300 zyrtarë të paguar për të krijuar rrjetet e merimangave, që mbanin zap gjithë jetën e vendit. Nuk kishte patur ndonjëherë simpati për rusin Feliks Xherxhinski dhe teorinë e tij: "Sa më shumë spiunë vullnetarë, aq më i fortë është komunizmi", mirëpo e ndjente se e paskësh patur gabim. Se ai paskësh qenë largpamës dhe arkitektura e krijimit të shtetit të tij të spiunëve paskësh qenë një mrekulli e së ardhmes... Nemërçka, Pashtriku, Shishja e Qumështit, Malësori, Hutini, Diplomati, Çiftelia, Llulla, Tigri, Rrezja e Diellit, Korani i Myzeqesë, Bozhuri, Poeti, Holta, Dragoi, Masoviku, Ushtari, Dizenjatori, Corogjafi... Udhëheqësi Hije e hidhte vështrimin sa mbi njërën fytyrë tek tjetra, duke ndjerë t'i shfaqej, menjëherë, edhe emërdosja e gjithkujt prej atyre që në ato çaste gjendej përballë tij.

Mbi autorin

Xhovani Shyti është lauruar për Gjuhë – Letërsi. I përket brezit të gazetarëve të pasviteve '90. Ka shërbyer si reporter, redaktor përgjegjës, zv/kryeredaktor, kryeredaktor dhe drejtor në gazetat "Ideja kombëtare", "Koha Jonë", "Sot", "Letra Publike", "Tema" dhe "Kosova Sot". Është anëtar i Bordit Drejtues të Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) me qendër në Bruksel. Pas librave "Vota të lira, vota të vjedhura", "Ditët e frikshme të vitit '97", pjesë e ciklit "Ditari i Gazetarit" dhe vëllimit me tregime satiro – humoristike "Qentë bastardë", vjen me librin e tij të ri "Punë spiunësh" që merr përsipër të trajtojë me guxim e realizëm tema madhore nga periudha e paskomunizmit që për autorin konsiderohet si koha e spiunëve.  

Detajet e librit
2594
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Portrete pa kornizë, Ajkuna Dakli

Është si deti. Kur kalon bregun të kridhesh në ujë, shtrin krahët dhe noton, megjithëse thellë në ndër- gjegje e di se nuk mund të shkosh shumë larg dhe nuk mund të notosh përgjithmonë. Por kur shkel në breg ndodh magjia e shpresës.
11,10 
More

Referenca: SKU001595

Botuesi: Skanderbeg Books

Njolla në mur, Virginia Woolf

E ç'mund të ishte më tërheqëse sesa një djalë para se ai të fillonte të kultivonte zgjuarsinë e tij? Është shumë i bukur për ta parë, nuk ka shumë dëngla; e kupton instiktivisht domethënien e artit dhe letërsisë; e shijon jetën e vet dhe bën që edhe të tjerët t'i shijojnë të tyret.
11,10 
More

Referenca: SKU000864

Botuesi: Te tjere

Hakmarrja e viktimes, Robert Thomanikaj

Situata nga më të thjeshtat e të rëndomtat të njeriut përshkojnë me humor faqet e këtij libri; por edhe disa tregime simbolike ironizojnë situatat njerëzore.
3,66 
More

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.
8,88 
More

Referenca: SKU000746

Botuesi: Onufri

Tri këngë zie për Kosovën, Ismail Kadare

Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve.
5,55 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Fytyra tjetër e natës, Enkelejd Lamaj

Përgatituni për një udhëtim në botën e ‘një dere më tutje’, në botën e errët të natës, të populluar prej shpirtërsh të zymtë, pasione të etura dhe etje të pashtershmë. 
6,66 
More

Referenca: SKU000863

Botuesi: Te tjere

Evolucioni i gjuhes, Robert Thomanikaj

Në këtë temë të njohur autori nis afërsisht njëlloj siç nisnin edhe librat tonë të shkollës mbi këtë problem. Dhe duket se ai nuk pretendon të sjellë këtu ndonjë gjë të re, apo ndonjë gjë të madhe. Mirëpo ai sjell në evolucionin gjuhësor mjaft fakte të reja, duke nxitur fantazinë e kujtdo për më tej në drejtim të evol
4,44 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Histori eskatologjike, Arben Dedja

Arben Dedja (Tiranë, 1964) është specializuar në kirurgji dhe punon si kërkues shkencor në Universitetin e Padovës, Itali. Boton artikuj mbi transplantet dhe qelizat staminale. Në jetën e tij alternative, ka botuar tre libra me poezi dhe pesë me shqipërime (nga Cavalcanti, Blake, Saba, Holub dhe Plath). Vëllimi i tij i parë me tregime "Amputime të...
6,66 
More

Botuesi: Zenit Editions

Ti doje të shkruaje një fugë, Idlir Azizi

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.
5,55 
More

Njeriu i netëve të vjeshtës, Gjergj Vlashi

Në karrierën e tij të gjatë, ka vënë në skenë mbi 100 premiera, kryesisht me trupën e Durrësit. Perveç saj, ka punuar dhe me trupat e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Lushnjes, Pogradecit, Estradës së Ushtarit etj. Ka vënë në skenë dy premiera me studentët e Artit Dramatik të Akademisë së Arteve ku ka qenë disa vite pedagog i jashtëm.
11,10 
More

Referenca: SKU001009

Botuesi: Dituria

Adio Xhulia R, Miho Gjini

Titulli: Adio Xhulia R.Tregime dhe novela(Nga rrëfenjat e Greqisë)Autori: Miho GjiniShtëpia botuese: DituriaViti: 2000f. 176Pesha: 0.21 kgISBN: 99927-47-09-9
4,44 
More