• Banner

  • Ka mbaruar
Lejlaja me turban, Kujtim Agalliu
  • Lejlaja me turban, Kujtim Agalliu

Lejlaja me turban, Kujtim Agalliu

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 494 Lekë Up to 1 481 Lekë
Personazhe të skalitur me mjeshtëri, tematikë reale e jetës së përditshme, të prezantuara mirë dhe në rolin e duhur, tregime me konflikte jo shumë të mprehta, por të organizuar në përshtatje me natyrën e ngjarjeve.
500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Lejlaja me turbanOrigjinali: Lejlaja me turbanGjinia: TregimeAutori: Kujtim AgalliuShtëpia botuese: JonaldaViti: 2012Fq. 138Pesha: 0.16 kgISBN: 978-9928-158-00-0 Mbi librin Personazhe të skalitur me mjeshtëri, tematikë reale e jetës së përditshme, të prezantuara mirë dhe në rolin e duhur, tregime me konflikte jo shumë të mprehta, por të organizuar në përshtatje me natyrën e ngjarjeve. Autori shkruan me guxim për probleme të shoqërisë, sidomos të qëndrimit ndaj femrës, por edhe të reflektimit që bënë vetë femra ndaj veseve të shoqërisë. Tregimet nuk transmetojnë opinion përbuzës për rrugën tragjike të femrës. Por, edhe pse nuk e thotë drejtpërdrejt, autori lë të kuptohet se janë më së shumti arsyet ekonomike ato që e detyrojnë femrën të marrë rrugë me rreziqe. Lexuesi do të ndiejë kënaqësi duke lexuar këto tregime, jo vetëm se autori ka bërë një punë të kujdesshme për të na dhënë një libër interesant dhe të këndshëm, por edhe se detajet e përshkruara artistikisht, duke qenë pjesë e realitetit, përjetohen me shumë emocione.  
Detajet e librit
Te tjere
2379
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000895

Botuesi: OMSCA-1

Histori tangjente, Kliton Nesturi

Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Portrete pa kornizë, Ajkuna Dakli

Është si deti. Kur kalon bregun të kridhesh në ujë, shtrin krahët dhe noton, megjithëse thellë në ndër- gjegje e di se nuk mund të shkosh shumë larg dhe nuk mund të notosh përgjithmonë. Por kur shkel në breg ndodh magjia e shpresës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Princi

Fryma, tregime bashkëkohore në gegnisht

Ndër ta, emna të mirënjohun për letërsinë bashkëkohore shqiptare, me botime e publikime, prani letrare të dendun nëpër kanalet letrare të rrjeteve sociale, si dhe tjerë me shtytje të herëhershme për me shkruejtë në këtë zhanër. 

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Anemona: tregime të zgjedhura, Kim Mehmeti

Në disa shkrime për veprën letrare të shkrimtarit Kim Mehmetit kam shfaqur bindjen se proza tregimtare dhe romanore e tij është një vlerë artistike që do t’i rezistojë kohës dhe se do të mbetet vlerë e përhershme në trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Kur të jemi, Iva Nikolli

Lëkura e saj ka bardhësinë e qumështit dhe tatuazhi në kyçin e dorës ishte e para gjë, që më ra në sy sapo hapi derën. Dhe pse nuk e përmenda. Është i dukshëm dhe i bukur. Me vijëzime që e mbërthejnë kyçin e dorës si tentakula oktapodi. Nuk arrij ta kuptoj se çfarë figure është... prapëseprapë jemi të panjohur dhe pamja e tij është veç një informacion i...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2594

Pune spiunesh, Xhovani Shyti

Historia është një përrallë e treguar bukur nga fitimtari ka thënë dikur Napoleon Bonaparti, duke dashur të spikasë faktin se atë e shkruan gjithmonë ai që ka fituar betejën e pushtetit, me synimin që nëpërmjet saj kërkon vetëm një gjë: të injorojë, me domosdo, të mundurin.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Ameba, Rigel Rizaj

“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit concept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur Brenda barkut të balenës, të...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)