Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Mos ik, o ma, Edmond Tupja
  • Mos ik, o ma, Edmond Tupja

Mos ik, o ma, Edmond Tupja

SKU001509
OMBRA GVG

Ajo është një letër dashurie. Gati 100 faqe e gjatë. E pastër. Nuk mund të ishte ndryshe. I drejtohet nënës.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mos ik, o ma
Autori: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2010
fq. 100
Pesha: 0.14 kg
ISBN: 978-99956-38-75-7

Mbi librin


Ajo është një letër dashurie. Gati 100 faqe e gjatë. E pastër. Nuk mund të ishte ndryshe. I drejtohet nënës.
Përkthyesi dhe publicisti Edmond Tupja ka vendosur të na bëjë sërish të përlotemi. Nuk e ka një qëllim në vetvete. I rrjedh natyrshëm si një nevojë për çlirim. Për të thënë ato gjëra që nuk ia ka thënë ndonëse ka dashur. "Mos ik o ma" është vepra e radhës e Edmond Tupes një botim i shtëpise botuese Ombra GVG në serinë Apotezë. Si në çdo letër autori i drejtohet asaj. I thërret "O ma" ashtu si bënte dikur kur ajo ikte në punë a diku tjetër e ai e ndiqte pas me sy të përlotur e i lutej ta merrte me vete apo të rrinte me të. Ndonëse tanimë pozicionet kanë ndryshuar. Nëse dikur ishte ajo që e ruante tek koka e shtratit tanimë është ai që kujdeset për 88-vjeçaren e cila mpaket nga dita në ditë dhe pas vdekjes së të shoqit pret fundin. U bënë gati dy vjet që babai nuk është më mama. Kur të shoh të vetmuar e di që ty të merr malli për të por ti nuk e përmend më madje dhe kur ta kujtoj unë nganjëherë ti mjaftohesh me një tundje koke që përhap pikëllim rreth e qark meje një pikëllim të rëndë e masiv që më pret çdo hov për ta vazhduar bisedën e nisur.. shkruan në faqet e librit Tupja në poziçionin e birit që teksa sheh të emën të shuhet atë të mirën të urtën të drejtën punëtoren gjithnjë të gatshmen dëshiron që si dikur ajo të rrijë edhe pak më shumë më të. Teksa e sheh i vijnë ndër mend copëza kujtimesh kur ka qënë fëmijë. Sa herë e ka mërzitur... E për të përfituar kohë i thotë "Më fal o ma".

Detajet e librit
SKU001509

Referencat specifike

isbn
9789995638757
ean13
9789995638757
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Katër palë flatra, Flurans Ilia

Flurans Ilia bën pjesë në atë grup gjithnjë e më të vogël shkrimtarësh që besojnë me gjithë shpirt se letërsia mund të ndryshojë fatin e njeriut, ose edhe të zbusë, ta bëjë më njerëzore të përditshmen.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000895

Botuesi: OMSCA-1

Histori tangjente, Kliton Nesturi

Titulli: Histori tangjenteAutori: Kliton NesturiRedaktor: Loredan BubaniGjinia: TregimeShtëpia Botuese: OMSCA-1Viti: 2009Faqe: 144Pesha: 0.18 kg Mbi autorin & librin Autori Kliton Nesturi, mbas botimit të librit me tregime “I huaj në sht&eum
500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Mjaltë në teh, Romeo Çollaku

Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si mësuesi. Secili nga...
700 Lekë
More

Botuesi: Albas

Kulla, Genti Kame

Misheli dhe Ana janë një çift të rinjsh francezë, që kanë vendosur të kalojnë disa ditë të pushimeve të tyre në malet e Veriut të Shqipërisë. Të zënë nga një stuhi e beftë, ata gjejnë strehë në një kullë, e cila fsheh një mister të tmerrshëm
850 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Libri i dhunës, Arben Idrizi

Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Buza e kuqe dhe gjaku i errët, Zija Çela

Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001949

Botuesi: Mitrush Kuteli

Xinxifilua dhe prralla te tjera, Mitrush Kuteli

Prralla që do të rrëfej tanithi na ka ardhur gojë më gojë nga moti i lashtë e i stërlashtë, kur gjithë kafshët e tokës, gjithë shtërpinjtë e ujit e gjithë shpesët e qiellit flisnin gjuhën e njerëzve, siç flas unë e siç flet zotrote, o këndonjës.
870 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.
700 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Anatomi e shkurtër e pikëllimit, Azem Qazimi

Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
600 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Letrat e mia kredenciale, Besnik Mustafaj

Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme, që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fishta

Mbi dashurinë dhe harresën, Enea Ruçi

Ai përfaqëson pjesën dërrmuese të asaj gjenerate, që pajiset me diploma pak ose aspak të vlefshme dhe, me gjithë utopinë, hidhet në dinamikën e vrullit të jetës, nga ku është i destinuar të dalë i dërrmuar, i shtypur dhe i transformuar.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001471

Botuesi: Te tjere

Mirëseveni në shtëpinë e marrëzirave, Luan Laze

Kur fantazia e një shkrimtari, tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka ç'të mësojë dhe argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e këtij libri, ju dërgojnë në ambjente krejt origjinale, situta të papërsëritshme e me dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe zgjidhin dilemat siç do dëshironit. Të vërteta apo fantazi?
400 Lekë
More