• Banner

Mireseveni ne shtepine e marrezirave, Luan Laze
  • Mireseveni ne shtepine e marrezirave, Luan Laze

Mirëseveni në shtëpinë e marrëzirave, Luan Laze

Kur fantazia e një shkrimtari, tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka ç'të mësojë dhe argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e këtij libri, ju dërgojnë në ambjente krejt origjinale, situta të papërsëritshme e me dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe zgjidhin dilemat siç do dëshironit. Të vërteta apo fantazi?

4,44 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mirëseveni në shtëpinë e marrëzirave

Satira (tregime satirike)

Autor: Luan Laze

Shtëpia botuese: Kumi

fq. 160

Pesha: 0.17 kg

ISBN: 978-99956-48-62-6

Mbi librin

Kur fantazia e një shkrimtari, tretet me satirën dhe humorin, lexuesi ka ç'të mësojë dhe argëtohet. Dhjetë novelat dhe tregimet e këtij libri, ju dërgojnë në ambjente krejt origjinale, situta të papërsëritshme e me dialogë interesantë. Personazhe që mendojnë si ju dhe zgjidhin dilemat siç do dëshironit. Të vërteta apo fantazi?Të shkruara me vërtetësi gati dokumentare, krijimet i kanë të dyja. Çdo personazh të këtij libri e njihni, sepse i keni miq, të dashur, shokë dhe të votuar. Kanë ADN-në tuaj, por me vese më shumë se ju.

Prandaj janë përfshirë në këtë libër. Ligësia, pangopësia, imoraliteti, pasiguria, injoranca dhe idiotësia, ju kthehet me art, satirë dhe humor. Shikoni katandisjen kur njeriu i thotë lamtumirë vlerave. Ata që ju shkojnë ndërmend, janë personazhet e librit. Nëse nuk i ngjason asnjë, mendoni se autori ka vetëm fantazi të harlisur. Por jo se nuk ka të drejtë. Sepse çdo fjalë apo mendim kundra së keqes, nuk është kurrë më e keqe se e keqja vetë.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001471

Referencat specifike

isbn
9789995648626
ean13
9789995648626
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMSCA-1

Në katin e tretë nuk troket askush, Kliton Nesturi

"Në katin e tretë nuk troket askush" është libri me tregime i autorit Kliton Nesturi, që sapo ka dalë në libraritë e vendit. Mund të themi pa asnjë hezitim që është libri i tij më i mirë në gjininë e tregimit, por gjithashtu është edhe një pasurim të letërsisë shqipe me një botim cilësor.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Njeriu i netëve të vjeshtës, Gjergj Vlashi

Në karrierën e tij të gjatë, ka vënë në skenë mbi 100 premiera, kryesisht me trupën e Durrësit. Perveç saj, ka punuar dhe me trupat e Tiranës, Shkodrës, Korçës, Lushnjes, Pogradecit, Estradës së Ushtarit etj. Ka vënë në skenë dy premiera me studentët e Artit Dramatik të Akademisë së Arteve ku ka qenë disa vite pedagog i jashtëm.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001252

Botuesi: Kokona

Lutja e Fundit, Vedat Kokona

Janë 12 tregime, të njëjtët me botimin e 1986, "Yje të këputur" të zgjedhura asokohe nga Hasan Mekuli. Por kësaj here vijnë në një përmbledhje me titull "Lutja e fundit".

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Valixhja e shqyer, Visar Zhiti

"Valixhja e shqyer" është libri më i fundit i shkrimtarit Visar Zhiti, tregime të shoqëruara me vizatime nga Atjon Zhiti, atë e bir së bashku, botim i porsa dalë nga shtëpia botuese "OMSCA-1". I veçantë dhe tërheqës për përmbajtjen dhe "historinë" e vet, album bardhë-e-zi ndërkohë, një pleksje moderne, që përçon ndër të tjera kumtet dhe emocionet e...

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Flama, Tom Kuka

Teksa Di Hima heton, na shpaloset përpara syve një mjerim i madh, jo vetëm  ekonomik, por edhe shpirtëror. Njerëz që nuk duan të njohin rrënjët e tyre,  të shkuarën e tyre; gra që shiten e blihen në pazar për hiçmosgjë, njerëz të kulturës që i kanë duart e lidhura në gjithë atë zallahi, mjekë që përplasen me  realitete të paimagjinueshme, njerëz të lirë...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëse një ditë një prelud, Gazmend Krasniqi

Ka një rimodelim të strukturave të të menduarit artistik e mbështetur në traditën vendase, mekanizmin e fantastikës së përrallës dhe legjendës, e shfrytëzuar edhe nga autorë të tjerë (Agolli, Kadare), por në një tjetër cilësi thurjesh e përdorimit të fjalës.

Çmimi 7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Hija e maleve, Ernest Koliqi

Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.

Çmimi 5,00 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Liqeni në mes të detit, Durim Taçi

Ai e shihte veten ngjitur pas trupit të një gruaje, të cilën nuk arrinte ta njihte, se ajo merrte trajtat e një shoqeje të liceut, pastaj i bëhej si mësuesja e matematikës, ndryshonyte më pas, thjeshtë në një femër të panjohur, të cilës, edhe pse e pëlqente, përpiqej t’i shqitej e nuk mundej, deri sa dëgjoi pastaj një zë tjetër, që i vinte më nga afër....

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)