Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Dry me qera, Mimoza Erebara
  • Dry me qera, Mimoza Erebara

Dry me qera, Mimoza Erebara

SKU001339
Te tjere

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.

500 Lekë
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Dry me qera

Gjinia:Tregime

Autore: Mimoza Erebara

Shtëpia botuese: EMAL

Viti: 2010

f. 186

Pesha: 0.21 Kg.

ISBN: 978-99956-36-59-3

Pjesë nga libri

"Udhëkryqi" është një tregim i marrë nga libri "Dryn me qera" i autores Mimoza Erebara .

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.

Ishte një bukuri shpërthyese, epshndjellëse që vetëm sa shtonte adhuruesit e saj dhe shtonte gjithashtu edhe cmirën e moshatareve të veta, të cilat vërtet bënin dashuri me të dashurit e tyre, por e shihnin se edhe ato lidhje që mbaheshin të forta, po lëkundeshin prej bukurisë magnetike të Marinës. Kjo nga ana e saj ishte zhdukur. Brenda dhomave të shtëpisë ku nuk guxonte të dilte as në oborrin ku ajo ishte rritur, madje, i ishte ndaluar nga burrat e fisit të nxirrte kokën edhe në dritare.Një nga gratë e fisit ishte ngarkuar ta ruante natë e ditë dhe përgjigjej me kokë po të ndodhte gjë. Në të vërtetë do të kishte dashur t'u gëzohej edhe ajo rrezeve të diellit, pikave të shiut, erës së luleve, qingjave, gjithçkaje...Por nuk mundte.

Vendimi i burrave të fisit ishte i prerë. Ajo do të qëndronte e burgosur për të ruajtur emrin e mirë dhe nderin e fisit derisa ata ta shihnin të arsyeshme ta jepnin dikund. Mirëpo ata hezitonin. Bukuria e saj i bënte të mendonin se do të ishte më mirë ta jepnin sa më shtrenjtë që të ishte e mundur. Kështuqë dy nga burrat e fisit ishin nisur prej kohësh në kërkim të një rasti sa më të mirë. Sepse fisi i tyre ishte i shtuar dhe kishte shumë nevoja për të plotësuar. Toka e pakët dhe kokëforte nuk ua plotësonte dot, veç që u rrëmbente gjithë të ritë e tyre, vitet më të mira.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001339

Referencat specifike

isbn
9789995636593
ean13
9789995636593
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2989

Botuesi: Te tjere

Kur hapeshin portat e qiellit, Sulejman Mato

Sulejman Mato lindi në Fterrë, ku kreu dhe filloren. Shtatëvjeçaren e mbaroi në Gjirokastër, ndërsa të mesmen e ndërtimit në Tiranë. Më pas u diplomua për gjuhë – letërsi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dëborë në Tiranë, Darien Levani

Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe me konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, dket sikur detyra që do t'i japë është thjesht një tradhti bashkëshortore si shumë të tjera, Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga Miqësia, Evis Cerga

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që "të flinte macja me miun". Kuzhina të vogla me soba me dru.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001177

Botuesi: Botimet Dudaj

Mos u zhduk pergjithmone, Erjola Shaka

Titulli: Mos u zhduk përgjithmonëNovelëAutore: Erjola ShakaShtëpia botuese: DudajViti: 2006fq. 172Pesha: 0.17 kg.ISBN: 99943-33-83-6Mbi librinNjeriu është një nga krijesat më paradoksale të të gjitha e
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjurmët e mesnatës, Emilian Shabani

Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur këndonin gjelat e tretë, Agron Tufa

Prozat e këtij libri nuk kanë të bëjnë me përkufizimet teoriko-akademike apo shkollareske mbi zhanret (kufitare apo jokufitare). Ato janë autorrëfime, përshkrime, skena e situata, monologje në çastet kritike të minutës fatale para fytyrës së vdekjes. Qëllimi im ka qenë t’u jap zë këtyre hijeve tragjike, të cilat mbushën skenat mortore përgjatë ritualit...
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000142

Botuesi: Ideart

Denesje ne dru, Lazer Stani

Lazër Stani nuk u nënshtrohet formave e modeleve paracaktuese, as nuk e sforcon rrëfimin dhe as nuk këmbëngul të gjakojë ndonjë ide të madhe; ai e lë të lirshme rrjedhën e rrëfimit në vend që ta përcaktojë e ta drejtojë rrëfimin në një rrafsh të caktuar.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Aromë kujtimesh, Aida Shtino

Një roman biografik kushtuar gjyshes dhe stërgjyshes sime, që nuk i njoha kurrë, por vetëm përmes atyre që më lanë në një ditar. Historia na kthen në shek,. XVIII. Botëkuptimi dhe jeta e grave të asaj kohe përmes dashurisë, luftës, urrejtjes dhe aromave të parfumeve.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001595

Botuesi: Skanderbeg Books

Njolla në mur, Virginia Woolf

E ç'mund të ishte më tërheqëse sesa një djalë para se ai të fillonte të kultivonte zgjuarsinë e tij? Është shumë i bukur për ta parë, nuk ka shumë dëngla; e kupton instiktivisht domethënien e artit dhe letërsisë; e shijon jetën e vet dhe bën që edhe të tjerët t'i shijojnë të tyret.
1 000 Lekë
More
In Stock