• Banner

  • Ka mbaruar
Vajzat me celes ne qafe, Lindita Arapi
  • Vajzat me celes ne qafe, Lindita Arapi

Vajzat me çelës në qafë, Lindita Arapi

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 68,13 SEK Deri në 204,38 SEK

Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? 

69,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vajzat me çelës në qafë

Gjinia: Tregime

Autori: Lindita Arapi

Shtëpia botuese: Ideart

Viti: 2010

Faqe: 236

Pesha: 0.32 kg

ISBN: 978-99956-29-57-1

Mbi librin

Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.E reja Lodja Lemani, gjithmonë qarkuar nga një brengë pa emër, jeton e vetme në një qytet evropian. I vetmi mik besnik është një hije që e shoqëron që nga fëmijëria dhe që ka kapërcyer me të edhe kufijtë. Për të kuptuar izolimin e saj, Lodja rikthehet në vendlindje, në një udhëtim jo vetëm çmallës pranë familjes, por në kohë, në të shkuarën e saj, por edhe atë të dy grave-jeta e të cilave është e lidhur me fijet e fatalitetit me jetën e saj. Në një rrëfim zig-zag kohor na ofrohet një tablo e trishtë e tre brezave femërorë, trauma deri më tani e parrëfyer e femrës shqiptare.

Detajet e librit
Ideart
SKU001184
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Tregime të rinisë, Alion Çaçi

Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.

Çmimi 57,50 SEK
More
In Stock

Referenca: 2093

Botuesi: Onufri

Tregime, Martin Camaj

Kur Koliqi botonte më 1958 shënimet e veta për artin e Martin Camajt, pohonte me admirim se "atij, edhe padashtas i shkon syni ke brumi njerzuer". Cilësimi "padashtas" i themeluesit të prozës moderne shqipe, e posaçërisht në traditën e prozës letrare gegnisht, përcjell me shumë saktësi edhe tiparin më të qëndrueshëm të Camajt prozator.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Thika pa gjak, Zija Çela

Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Tregimtari i madh, Arben Dedja

Temat e vjetra përsëriten, por jo deri në obsesion, ndërkohë që bëjnë udhë tregime historikë, fantastiko-shkencorë, fantastikë, surrealiste, auto-fiction, pa llogaritur disa forma letrare proze të shkurtër akoma më të guximshme. Saqë pyetja më me vend do të ishte:"A janë (të gjitha) tregime?"

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001795

Botuesi: Te tjere

Ese ndervetjake, Arben Orhani

...esenë e gjykoj ndonjëherë si argëtim, bisturi mendore për pastrim mendësish e kulturash, rrëfim, monolog, vare e shpatë, armë vetëpastruese, budallallëk e kotësi, artikulimin më të thjeshtë të mundshëm për të gjetur të ngjashëm me pjesë të vetes, rast për t'iu shmangur dakordrënies me veten e djeshme, ndonjëherë edhe m

Çmimi 115,00 SEK
More
In Stock

Botuesi: Fishta

Nga një derë tjetër, Durim Taçi

I mungonte krejt germai, jo pika mbi i, e gjithë i-ja ishte këputur fare dhe unë punova me lime një germë tjetër, ù-në e theksuar, i hoqa këmbën e parë. Është interesante ta shikosh të shtypur në makinë tregimin "Shtëpia kolektive", se fjalët ku është e pranishme i-ja, që nuk janë pak në gjuhën shqipe, dukeshin sikur përkuleshin nga era, pika mbi i vinte...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Biblioteka futuriste, Arben Dedja

Ky libër i disatë i Arben Dedjes (që rreket gjithmonë – nuk e dimë se me sa sukses – të mos bëhet i mërzitshëm) i referohet pritshmërisë: është cit vetëm me tekste për t’u përdorur si të pasme kopertinash librash imagjinarë, që mbase nuk do të shkruhen kurrë – bile më e mundshme është të mos shkruhen kurrë – po ku i dihet?

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)