• Banner

  • Ka mbaruar
Mos u zhduk pergjithmone, Erjola Shaka
  • Mos u zhduk pergjithmone, Erjola Shaka

Mos u zhduk pergjithmone, Erjola Shaka

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 4,11  Up to 12,33 
Titulli: Mos u zhduk përgjithmonëNovelëAutore: Erjola ShakaShtëpia botuese: DudajViti: 2006fq. 172Pesha: 0.17 kg.ISBN: 99943-33-83-6Mbi librinNjeriu është një nga krijesat më paradoksale të të gjitha e
4,16 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi
Titulli: Mos u zhduk përgjithmonëNovelëAutore: Erjola ShakaShtëpia botuese: DudajViti: 2006fq. 172Pesha: 0.17 kg.ISBN: 99943-33-83-6Mbi librinNjeriu është një nga krijesat më paradoksale të të gjitha ekosistemeve natyrore. Ai, që ndër shekuj ka mposhtur akullnaja e kataklizma, zjarre e përmbytje (Kallulli, A.), ai që tenton të pushtojë hapësirën dhe kohën, është ende i pafuqishëm për të gjetur vetveten. Ndoshta aftësia jonë për të ndjerë dhe menduar përtej instikteve primordiale është çka e ndërlikon ciklin tonë jetësor. Apo mos ndoshta është marrëdhënia që ne kemi me të shkuarën dhe ngjarjet e saj; ajo marrëdhënie që na dikton të tashmen dhe të ardhmen, që i jep forma e ngjyra edhe karakterit tonë, që përcakton rolet dhe marrëdhëniet që do të krijojmë me të tjerët. Dilemat dhe demonët tanë të sotëm i kanë rrënjët thellë në të shkuarën tonë. Me këto dilema, frikëra dhe dyshime të së shkuarës përballet dhe lufton edhe protagonistja kryesore e novelës duke u përpjekur të marrë vendimet e duhura dhe të parashikojë në maksimumin e mundshëm pasojat e veprimeve të veta, jo vetëm për rolin e saj thjesht si individ në shoqëri, por edhe për rolet e saj si prind e fëmijë, si mike, e dashur, bashkëshorte, për rolin e saj si qenie njerëzore me të gjitha paradokset dhe ndërlikimet e veta dhe mbi të gjitha duke u përpjekur t’i mbijetojë edhe kurtheve dhe intrigave të së sotmes. Fragment nga libri "Që në çastin e parë që e pashë atë grua, mendoi, gjithçka në jetën time, u rrotullua me gradë të plota. Dhe gjithçka dukej sikur ishte nga e para. Mendimet e mia, dëshirat, ëndërrat, deri dhe ndjenjat..., ndjenjat! Isha më i qetë kur nuk i kisha ato. Gjithçka ishte më e thjeshtë dhe dita nuk dukej kaq shumë e gjatë." Megjithatë mendimi se do të kishte qenë më mirë po të mos e kishte takuar nuk e qetësonte aspak. Madje ndjehu keqardhje. Por këtë fill meditues mendimesh e shkëputi një e trokitur e dytë. Kësaj radhe, edhe më e druajtur se e para. Sa më shumë mendonte me vete aq më të fortë e ndjente përplasjen e gishtave pas derës së drunjtë. Dhe sa më shumë i dukej e tillë aq më shumë ngurronte. E shtyu karrigen me zhurmë e forcë dhe me hapa të vendosur u drejtua për nga dera. Doreza iu duk si prush që ia zhuriti pëllëmbën. E shoqëroi me një shtrembërim të inatosur të fytyrës atë zërin e tij të vazhdueshëm, të brendshëm, që e shihte këtë gjë si një shenjë për të mos e hapur atë derë dhe për ta larguar atë grua larg vetes. Sa më shumë larg vetes. Por ajo grua ishte kuptimi më i plotë i jetës së vet, njësoj si edhe e saj, ai. Në atë çast iu duk sikur ishte duke fshehur kufomën e krimit të vet, duke u përpjekur të gjente mënyrën sa më të shpejtë për t'u mos u zbuluar. E hapi derën. Ajo, qëndronte përballë dhe e shihte drejt e në sy. Atij i vinte ta tërhiqte fort pas vetes, ta shtrëngonte aq sa e vetmja zhurmë që do të ndihej do të ishin frymëmarrjet e saj të lodhura, grahma të fundit të jetës së atij trupi dhe në këtë mënyrë shpirti i saj do të qëndronte deri në fund me të. Pafundësisht! Ç'e donte ai atë trup, ai trup i kishte ikur kushedi sa herë. Por nuk lëvizte. Donte t'ia shkulte sytë për t'i marrë me vete dhe t'u tregonte trishtimin dhe vetminë që ai kishte përjetuar ato vite për shkak të saj. Ky mendim i fundit e trembi dhe kur e pa ashtu të plotë para vetes, me sytë që e shihnin tërë ngulm dhe që ndoshta i kuptonin të gjitha, me buzët që nuk lëviznin por që flisnin shumë dhe sidomos me atë lëvizjen e shpejtë që vihej re në gjoksin e saj, frymëmarrjen gjithnjë e me të shpeshtë, sa më shumë kohë kalonte, gjithë ajo pamje i shkaktoi një rrëqethje djegëse në të gjithë trupin. U ndje si lakuriq para saj, në trup dhe shpirt, i pambrojtur para atij shikimi. * * * Gjatë gjithë asaj kohe ai kishte qëndruar po në atë pozicion. Me bërrylat mbi tavolinë me kokën të mbështetur te pëllëmbët e veta. As frymë nuk kishte marrë. Gjatë gjithë asaj ligjërate ai kishte përjetimet e veta. E kishte dëgjuar deri në detaje fjalën e saj. E kishte analizuar gërmë për gërmë. I kishte dëgjuar të gjitha psherëtimat, i kishte ndjerë lotët. Ajo, kishte vazhduar me jetën e vet. E megjithatë kishte vuajtur. Në fund të fundit vuajtja është pjesë e jetës dhe në fund të fundit ajo, një jetë e kishte pasur. Po ai?! Në gjithë ato vite kishte kërkuar brenda dhe jashtë vetes. E kishte kërkuar atë si fillim dhe më pas, kishte kërkuar mënyra për të shpëtuar. "Ja dhe qeniet e mrekullueshme që ne i quajmë femra. Ato qenie pa të cilat nuk mund t'i japim një kuptim vetes dhe ta shohim atë me krenari. Me të gjitha dobësitë, brishtësinë e tyre dhe me rrengjet që i bëjnë vazhdimisht dhe që asnjëherë nuk i pranojnë. Na magjepsin për të na thithur pastaj edhe të fundit pikë të gjakut. Me ato sjelljet e tyre dhe me ato shikimet e tyre aq të pafajshme drejt e në dritë të syrit, pa i përplasur asnjëherë dhe pa treguar asnjë lloj frike. U ngrit nga krevati im atë ditë, me paturpësinë më të madhe, pa thënë asnjë lloj fjale dhe pa u skuqur fare. Madje qëndronte gjysmë e zhveshur përballë meje dhe më sfi­donte. Dhe unë, si fëmija që sheh një tas të madh me akullore, por që nuk mund ta prekë para se të hajë drekën dhe para se të marrë lejen e të ëmës. Çfarë torture! Dhe ajo më pyet në arrij ta kuptoj. A e kuptoj unë atë? Ka një shekull që po rri aty dhe nuk largohet. Mendonte me veten dhe nuk lëvizte. Donte aq shumë ta ndëshkonte dhe me të njëjtën forcë ta shtrëngonte fort pas vetes. Risolli ndër mend emocionet që kishte përjetuar në çastin kur e hapi derën. Kishte kaluar një muaj që atëherë?! Kaq shumë. "Ka një muaj kjo që rri këtu dhe flet?" I pëlqeu ideja që tani ajo ishte më e dobët se ai. "Djallushka e vogël është rritur. Dhe ai naiviteti i saj, u dashurova me atë naivitet, tashmë është pjekur dhe nuk i qëndron më si pudër mbi fytyrë. Tani është bërë grua, është bërë nënë! Dhe kjo i jep arsyen më të fortë për të qenë këtu. I jep pretendimin për t'u dëgjuar. Ti do të doje të ktheheshe në kohë, unë do të doja ta përsërisja kohën më mijëra herë. Të përsërisja me mijëra herë vetëm këtë çast, aq sa të mendoja se të gjitha vitet e mia të shkuara vetëm me mendimin për ty dhe të gjitha vitet e tua, të shkuara vetëm me mendimin për vete, do të ishin shlyer më në fund. Dhe në çdo radhë, do të përjetoja lumturinë e ndëshkimit tënd. Deri në ngopje. Sepse sado që dua të ta përplas atë derë në fytyrë, aq dua edhe të të kem me vete. Ty! E çfarë duhet të bëj? Ta kem edhe një herë aq afër atë fytyrën tënde! Dhe do t'i marr nga jeta jote të gjithë këto vite. Nga sytë do t'i thith ato vite, të gjitha ato vite që ti m'i mohove dhe ia dhe dikujt tjetër. Dhe frymëmarrjet e saj do të jenë të miat, bashkë me shpirtin. Ai po, është i imi. Por trupin nuk do ta flak tej. Jo, do ta mbaj këtu, pranë vetes, gjithmonë dhe do ta prek sa herë të dua, pa pasur frikën se mos thërrmohet dhe zhduket. Dhe pa qenë e nevojshme të marr ndonjë leje. Djallushka ime e vogël, është rritur por nuk ka ndryshuar. Ndërsa unë po. Unë kam ndryshuar shumë. Dhe ja se çfarë do të bëj. Do ta mbaj atë pranë vetes dhe ky do të jetë ndëshkimi më i madh për të. Sepse, kjo, është dashuruar me dikë që ishte shumë kohë më parë dhe që tani është transformuar në një mënyrë të parikthyeshme, sepse ka pasur kohë mjaftueshëm të kalojë nëpër të gjitha fazat e ndryshimit. Këtë do të bëj, do ngrihem nga kjo karrige e mallkuar dhe do ta tërheq atë në botën time, ta fsheh aty përgjithmonë. Aty ku asnjeri nuk do ta shohë dhe ku asnjeri nuk do ta lakmojë. Ja, se çfarë mund të të bëjë një grua." Në fund të fundit, dashuria, a nuk është një formë e zbutur ndëshkimi?!
Detajet e librit
SKU001177
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Flutura mes gjinjve, Mira Meksi

Shkrimi i Mira Meksit është një nga shembujt e shkëlqyer të investigimit letrar, të tejkalimit të rrëfimit tradicional dhe të krijimit të një tregimi të ri në letërsinë shqipe ku gërshetohen elemente të esesë, realizmit magjik dhe tregimit neofantastik.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Fishta

Tregimet e Tranzicionit, Stefan Çapaliku

Është një njeri i dalë nga një sistem i tmerrshëm, që e kish mësuar të fliste ulët, dhe që i kishte dhënë si dhuratë të fundit një koleksion frikërash sot e kësaj dite dhe të paindetifikuara nga ana e tij. Është njeriu i gjendur papritmas brenda një lirie të pamatë dhe absurde, ku mund të bëje çdo gjë dhe nuk ia dilje të bëje asgje. Është edhe njeriu që...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001339

Botuesi: Te tjere

Dry me qera, Mimoza Erebara

Kur Marina mbushi të tetëmbëdhjetat, lulëzoi aq përnjëherë sa ua mori mendjen të gjithë djemurisë së fshatit. Me grupe ata filluan të rrinin nga lagjja e saj, të gjuanin me gur nëpër tjegulla dhe të prisnin me durim se kur ajo do të dilte në oborr, se kush do të ishte ai fatlum që do ta shihte i pari, dhe akoma më shumë, kë do të shihte ajo.

Çmimi 5,21 
More
In Stock

Botuesi: Albas

Zonja nga Parga, Enver Kushi

“ Isha vetëm 16 vjeç e nuk mbaj mend veç shi dhe ulërima erërash që të tromaksnin. Dukej që Parga lëngonte pa gjetur derman”, janë fjalët e zonjës plakë tani kur është në muzgun e jetës duke kujtuar vitet e errëta të gjenocidit grek mbi shqiptarët e këtyre anëve.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Njerëzit vdesin të premten, Artan Fuga

"Njerëzit vdesin të premten" janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra – tjetrën. Kontrolli i vdekjeve nga ana e njeriut është pika e fundit ku gjenia krijuese e tij kujton se kap apogjeun e vet. Njeriu i merr fronin Perëndisë. Rob i këtij iluzioni, ai çon në skajet më të largëta...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002068

Botuesi: Onufri

Novela, Martin Camaj

Në gjithë këtë vepër, të shkruar gjatë afro 35 vjetëve a më shumë, Martin Camaj është vetja që kërkon veten, të pandashmin nga fisi dhe atdheu, të pandashëm si e përmban në kuptimin burimor këtë nocion termi latin individuum (in - dividuum).

Çmimi 7,50 
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Ti doje të shkruaje një fugë, Idlir Azizi

Një profesor filozofie në universitetet private të Tiranës kërkon me ngulm një bombë. Por për çfarë e përse? Ky tekst shoqërohet nga një bisedë imagjinare mes Enver Hoxhës dhe mjekut të tij në fund të jetës. Si në dy romanet më parë, autori e ka si skenë Tiranën e këtyre dhjetë viteve të fundit të post – tranzicionit.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja e lotëve, Kastriot Mahilaj

Tregimet dramatike të këtij libri fqinjërojnë me një tregim humoristik, i cili, i vetëm, ka aftësinë të përthyejë krejt tematikën "e përlotur" të tyre. Jani është një tip që hypën në pemët pranë pallateve për të përgjuar nuset në intimitetin e tyre femëror, gjersa një natë, i përpirë nga pamja, rrëshqet dhe thyen këmbën.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Muza

Muza e ligë, Emilian Shabani

Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2345

Botuesi: Dija-Poradeci

Perla, proze e zgjedhur, Ardian – Christian Kycyku

Ardian – Christian Kyçyku (pseudonimi letrar i Ardian Kyçykut) ka lindur në Pogradec më 23 gusht 1969. Kreu studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin Histori – Filologji, dega Gjuhë – Letërsi. Është doktor i shkencave filologjike, doktorant në teologji pranë Universitetit Shtetëror të Bukureshtit d

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dashuri nga largësia, Dituri Meçi Dizdari

Dikush e luante atë lavjerrës jete, bukurie, me shenjtësi fryme, me pasionin e çmendur, me dashurinë e pafundme për qenien e saj, që s'e gjente askund tjetër, ku ajo me sytë mbyllur, gjithë duke u dridhur, marrosur, i dorëzohej për fare lëkundjes, valëvitjes, fluturimit, çartjes.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)