Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi
  • Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

SKU001027
Te tjere

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.

450 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tregtar flamujsh
Origjinali: Tregtar famujsh
Gjinia: Novela
Autori: Ernest Koliqi
Shtëpia botuese: Pakti
Viti: 2009
Fq. 152
Pesha: 0.151 kg
ISBN: 978-99956-692-4-9

Mbi autorin

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve. Studimet i kreu në Breshia të Italisë, pastaj në Universitetin e Padovës, ku edhe u doktorua me temën Epika popullore shqiptare.

Shkroi nën pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani. Vdiq në Romë më 1975. Ishte ministër i arsimit në kohën e pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar, ai dërgoi në Kosovë dyqind arsimtarë të ngarkuar me libra shqip e me mision që të themelonin shkollat shqipe në Kosovë.

Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfarë shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit. Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkëndija, Shêjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe.

Përktheu në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj italianë: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, që i përmblodhi në dy vëllime të librit Poetët e Mëdhej t'Italís I dhe II. Përgatiti, përktheu në italisht dhe botoi Antologjinë e lirikës shqiptare në vitin 1963. Me librat e tregimeve: Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili janë krejt të veçantë.

Vepra poetike me pretendime më të mëdha e Koliqit është Gjurmat e Stinve (1933). Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit). Pasardhës të Koliqit, sidomos në insistimin e gjetjes së veçantive vendore në gjuhë e në jetë, në letërsinë shqipe bashkëkohore para së gjithash konsiderohet Anton Pashku.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001027

Të dhënat

Autori
Ernest Koliqi

Referencat specifike

isbn
9789995669249
ean13
9789995669249
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001113

Botuesi: Pegi

I love Tom Hanks, Elvira Dones

Autorja e mirënjohur e romanit "Yjet nuk vishen kështu" sjell në një ribotim një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si "përralla moderne". Këto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Lepurushi i mallkuar, Bora Chung

Një debutim mbresëlënës dhe krejtësisht origjinal, nga një yll në ngritje i letërsisë koreane. Fabula surreale, drithëruese që sfidojnë patriarkatin, kapitalizmin dhe mbretërimin e teknologjive të mëdha, me humor absurd.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Netë moldave, Mitrush Kuteli

Më pyet për vdekjen më të ëmbël? Vdekja e bardhë në dëborë. Bëhet një qetësi e madhe në shpirt. Ndjehesh i lehtë, ëndërron, ftohesh kur ngrohesh dhe pastaj mbaron. E kam provuar dhe unë pjesërisht. Procesi është ky: celulat...
500 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Prill, Rikard Ljarja

Aktori, skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja (1943-2020) sjell në këtë libër tre tregime të shkurtra me tema nga jeta në kohën tonë.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Buza e kuqe dhe gjaku i errët, Zija Çela

Proza e shkurtër e Zija Çelës është tërësi unike, që gjakon të njëjtin objektiv me romanet e tij. Me librin e madh dhe unik që shkruan, Zija Çela rreh të pasqyrojë kompleksitetin e një thelbi, atij njerëzor.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Unë banoja në Tiranë, Arben Imeri

Sa herë që bryma më ndalet mbi qerpikëe mjegulla e veriut më vret shikimin,kujtimet e mia, t'i radhis kam frikë,e ndiej që në zemër do fus trishtimin.
800 Lekë
More

Shtegtimi i dinozaurëve fluturues, Pol Milo

Në këto copëza filozofiko-letrare është bërë përpjekje të ribashkohen krijesat e ndara dikur në kohë duke u përballur me njëra-tjetrën meditimi filozofik me relacionet shkencore, inevolucioni i bashkësisë me ndjeshmërinë individuale.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.
450 Lekë
More

Referenca: 2292

Botuesi: Te tjere

Ese te letersise shqipe, Ernest Koliqi

Në kohën që kjo kritikë përjashtonte nga procesi i komunikimit letrar një pjesë të mirë të veprave dhe autorëve të traditës shqipe si dhe të veprave të bashkëkohore, Koliqi i rimerrte edhe njëherë ata sa për t'iu kundërvënë harresës që kritika zyrtare shqiptare synonte për këtë lloj letërsie aq edhe për të sjellë vende të reja për këta autorë.
900 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Hija e maleve, Ernest Koliqi

Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.
450 Lekë
More