Simboli i humbur, Dan Brown
  • Simboli i humbur, Dan Brown
  • Simboli i humbur, Dan Brown
  • Simboli i humbur, Dan Brown

Simboli i humbur, Dan Brown

SKU000946
Botimet Dudaj

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme... të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot.

1 300 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Simboli i humbur
Gjinia: Roman
Autori: Dan Brown
Shqipëroi: Taqo Trajçe
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
Fq. 624
Pesha: 0.68 kg
ISBN: 978-99943-0-147-8

Mbi librin

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme... të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown-i ka krijuar deri më sot.

I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C., "Simboli i humbur" zhvillohet me shpejtësi në një mjedis befasues dhe shkon drejt një përfundimi të papërfytyrueshëm.

Rrëfimi nis me simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr një ftesë të papritur për të dhënë një leksion në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por, pak minuta pas mbërritjes së tij, nata merr një kthesë të çuditshme. Një objekt shqetësues - i koduar mjeshtërisht me pesë simbole - zbulohet në ndërtesën e Kapitolit.

Langdoni e njeh objektin si një ftesë antike... që synon ta çojë marrësin e saj në një botë të urtësisë ezoterike, të humbur kohë më parë. Kur mentori i dashur i Langdonit, Piter Solomoni - një mason e filantrop i mirënjohur - rrëmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresë për ta shpëtuar atë është ta pranojë ftesën mistike dhe të shkojë kudo që ta shpjerë ajo. Në çast, Langdoni gjendet i zhytur në një botë të fshehtë të sekreteve masone, të historisë së panjohur e të vendeve të papara ndonjëherë dhe të gjitha ato duket se e tërheqin drejt një të vërtete të vetme, të pabesueshme.

Siç e zbuloi bota te "Kodi i Da Vinçit" dhe "Engjëj dhe djaj", romanet e Dan Brown-it janë tablo të shkëlqyera të historive të fshehta, të simboleve të mistershme dhe të kodeve enigmatike. Në këtë roman të ri, ai përsëri i sfidon lexuesit me një rrëfim të zgjuar e me ritëm marramendës, që paraqet befasi në çdo kthesë. "Simboli i humbur" është pikërisht ajo çka kishin pritur admiruesit e Brown-it... romani i tij më drithërues deri tani.

 

Detajet e librit
SKU000946

Referencat specifike

isbn
9789994301478
ean13
9789994301478
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel

Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t’i mbronte.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001903

Botuesi: Te tjere

Ndjesia e Smilles per deboren, Peter Hoeg

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000074

Botuesi: Botimet Dudaj

Testamenti, John Grisham

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.
720 Lekë
More

Botuesi: Living

Atje ku pemët takojnë yjet, Glendy Vanderah

Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa… të zbulojë të shkuarën e saj.
1 400 Lekë
More

Botuesi: IDK

Atë që meriton, Anne Holt

Ky roman është i pari i një serie që ka mbërthyer vëmendjen e lexuesve të gjysmës së botës për gdhendjen e pastër të personazheve, për stërhollimin psikologjik të denjë për autorët e mëdhenj të romaneve të verdha angleze.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza në rrjetën e merimangës, David Lagercrantz

Një hacker-e gjeniale, që përherë ka qëndruar në hije. Një gazetar me një prirje të theksuar ndaj rrezikut. Ajo është Lizbetë Salanderi, vajza me një tatuazh dragoi. Ai është Mikael Blomkvisti, kryeredaktori së famshmes revistë investigative Millenium.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Labirinti i fshehtë, Luca Filippi

Viti i Zotit 1503. Në kështjellën e Goricias një tregtar venecian u gjet i mbytur në dhomën e vet. Gastaldi i Goricias kërkon të hedhë dritë mbi krimin dhe ngarkon me detyrën e hetimit Tiberio di Castro, një farmacist roman në syrgjyn, i shoqëruar nga Izabela, bija e bukur dhe inteligjente e viktimës, si dhe nga një murg misterioz.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Krimbi i mëndafshit, Robert Galbraith

Londër. Shkrimtari ekstravagant Ouen Kuini ka humbur prej disa ditësh. Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat Kormoran Strajk për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000051

Botuesi: Botimet Dudaj

Mashtrimi i Madh, Dan Brown

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000052

Botuesi: Botimet Dudaj

Te fshehtat e librit Engjej dhe Djaj, Dan Brown

Pas suksesit ndërkombëtar të Të fshehtave të Kodit, Dan Burstein-i kthehet me një libër të ri grishës, shkruar në bashkëpunim me Arne de Keijzer-in, i cili trajton thellësisht çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme të bestseller-it të Dan Brown-it Engjëj dhe Djaj.
728 Lekë
More