Puthja e Amazonës, Mira Meksi
  • Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Onufri

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e Agatha Christie-t”.

7,65 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Puthja e Amazonës
Origjinali: Puthja e Amazonës
Gjinia: Roman
Autori: Mira Meksi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2022
Fq. 144
Pesha: 0.226 kg
ISBN: 978-9928-354-82-2
Ky libër është në gjuhën shqipe



Mbi librin

Një grua e re sfidon vdekjen në përballje me një sëmundje të rëndë gjymtuese për feminilitetin e saj. Sfidon edhe dashurinë ku kish lidhur shpresën për jetën, që e braktis në çastet më të vështira. Në luftën për mbijetesë arrin të mbahet fort pas fillit të matriarkave të gjakut, fillit të gjakut të nënës, që shkon gjer në fund të kohërave.


Një amazonë luftëtare përballet me gjymtimin e feminilitetit të saj për të manovruar Harkun e Pathye- shmërisë të prijëses. Ajo përleshet trup më trup me dashurinë, të cilën nuk e pranon, por që ia imponojnë perënditë.Brenda një kohe mitike, mijëra vitet e shkuara dhe e sotmja puqen në një pikë. Të dyja gratë e reja, shëm- bëlltyra të njëra-tjetrës në lumin e kohës që nuk ndalet, takohen në një çast vetëtimë për të shkëmbyer fuqinë magjike të mbijetesës.


Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e Agatha Christie-t”.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354822
ean13
9789928354822
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R3P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Sepse të dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Dituria

Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës.
12,75 GBP
More

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
10,63 GBP
More

Referenca: SKU000189

Botuesi: Ideart

Omerta, Mario Puzo

Bosi plak, Rajmondo Aprile, tashmë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi, për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo thërret nga Sicilia nipin e birësuar, Astor Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.
10,20 GBP
More

Botuesi: Morava

Kryengritësja, libri i dytë, Veronica Roth

Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Mbramja e ditëve, Sylvia Browne, Lindsay Harrison

Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas...
10,20 GBP
More

Botuesi: IDK

Vrasje në Amsterdam, Ian Buruma

Ishte një krim që bëri bujë: në një ditë të ftohtë nëntori, një i ri musliman vrau në mes të Amsterdamit regjisorin e famshëm e kontravers Theo Van Gogh
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001903

Botuesi: Te tjere

Ndjesia e Smilles per deboren, Peter Hoeg

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.
8,50 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Aroma e gjetheve të limonit, Clara Sanchez

Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj.
8,50 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Kllounët që sollën lot, Johannes Mario Simmel

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...
12,75 GBP
More

Botuesi: SARAS

Syri i keq, Jason Goodwin

Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të.
10,20 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000134

Botuesi: Onufri

Porfida, ballo ne Versailles, Mira Meksi

Në vigjilje të fundmijëvjeçarit që lamë pas, Shqipëria totalitare, e kruspullosur në vetvete, i përngjan një çmendine; ndërkohë që çmendina e vërtetë, e cila mban të ngujuar elementët më të rrezikshëm për ideologjinë sunduese, shndërrohet në paradhomën që përgatit rininë për botën e lirë nëpërmjet një balloje dhe në vazhdën e një parfumi.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000894

Botuesi: Onufri

E kuqja e demave, Mira Meksi

Në një qytet legjendash në Spanjë, murgjit "Luftëtarë kundër harresës së Ikonës" kanë vite që punojnë për deshifrimin e misterit që vesh të kuqen e fuqishme të ikonave të Onufrit. Brenda një realiteti të përndezur ndeshjesh me dema, rivalitetesh dhe tradhtish të gjakta, Mira Meksi përshkruan lojën pasionante të jetës ku ngërthehen fort dhe përleshen...
5,95 GBP
More

Botuesi: Toena

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Perënditë dhe njerëzit janë shumë pranë njëri-tjetrit në Ilirinë e shekullit III para Krishtit. Në një rrëfim mitik dhe të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teutë.
12,75 GBP
More