• Banner

Ish-avokati, John Grisham

Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.

161,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ish-avokati
Origjinali: Rogue Lawyer
Gjinia: Roman
Autori: John Grisham
Shqipëroi: Ilir Pustina
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2022
Fq. 358
Pesha: 0.407 kg
ISBN: 978-99943-0-665-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Pikërisht mëngjesin e një të hëne trupat e gjykatësit Fosit dhe të sekretares së re gjenden në bodrumin e shtëpizës së tij buzë liqenit. Përbri kufomave, një kasafortë e hapur dhe e boshatisur. Ndërsa hetimi i FBI-së ka mbetur në vend, dikush mëton se ka dijeni për atë që ka ndodhur. Quhet Malkolm Banister dhe është një avokat me ngjyrë me origjinë nga Virxhinia; për të qenë të saktë, një ish-avokat, i përjashtuar nga urdhri i avokatisë për shkak të përfshirjes në një skemë të larjes së parave, ndonëse është deklaruar gjithnjë i pafajshëm. Tani gjendet i burgosur në një burg federal në Merilend, tashmë ka kryer gjysmën e dënimit, por kërkon me çdo kusht të lirohet sa më parë dhe bluan diçka në mendje: të fitojë lirinë në këmbim të emrit të fajtorit. Natyrisht që FBI-ja është e interesuar për ta dëgjuar variantin e tij, edhe për faktin se Banister duket se ka dijeni të tjera, përfshirë përmbajtjen e kasafortës. Por gjithçka ka një çmim, e veçanërisht informacionet kaq të çmuara. Dhe shumë shpejt rolet këmbehen, skenarët përmbysen, në një sfidë ku çdo lëvizje është e menduar deri në detajin më të vogël.
Një nga romanet më spektakolarë, të shkëlqyer dhe të mirëkonceptuar të shkruar ndonjëherë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994306657
ean13
9789994306657
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Në duart e askujt, Gianni Palagonia

Në vitin 2007, polici Palagonia shfaqet për herë të parë si shkrimtar me romanin e tij HESHTJA, i kthyer menjëherë në Bestseller. Më pas vijnë: Në DUART E ASKUJT dhe SHQIPONJA DHE OKTAPODI. Të tre librat tregojnë në formën e romanit jetën e vërtetë të autorit.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Marsiani, Andy Weir

Gjashtë ditë më parë, astronauti Mark Uatni u bë një nga njerëzit e parë që u ul në Mars. Tani, ai është i sigurt se do të jetë njeriu i parë që do të vdesë atje. Pas një stuhie të fuqishme rëre, që e detyron ekuipazhin të largohet nga planeti, me idenë se kolegu i tyre ka vdekur, Marku e gjen veten të izoluar në Mars dhe nuk ka asnjë mënyrë për t'u...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E veçanta e dhjetorit, Donald Ryan

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.

Çmimi 92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.

Çmimi 97,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000189

Botuesi: Ideart

Omerta, Mario Puzo

Bosi plak, Rajmondo Aprile, tashmë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi, për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo thërret nga Sicilia nipin e birësuar, Astor Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Damka e djallit, Glenn Cooper

Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundjava, Bernhard Schlink

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)