Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Më në fund gjykatës, John Grisham
  • Me ne fund gjykates, John Grisham

Më në fund gjykatës, John Grisham

SKU000072

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?

850 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Më në fund gjykatës
Origjinali: The last juror
Gjinia: Roman
Autori: John Grisham
Shqipëroi: Etleva Hoxha
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2005
Fq. 384
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-99943-33-36-4

Mbi librin

John Grisham vjen përsëri në shqip me përvoja jetësore nga bota e krimit. Një provincë e vogël goditet nga krimi dhe korrupsioni që përpiqet të mbyllë gojën e shtypit. Lufta mes së mirës dhe të keqes duket e vështirë dhe e pafund. Por deri kur? Kur do të gjendet drejtësia dhe kur do të jetë edhe zëri i së vërtetës më në fund gjykatës? A do të vijë ky zë, si dhe nga kush? A mund të blihet gjithçka dhe gjithkush? Sa mund dhe mund të mos falë zemra e njeriut?

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur? E pse jo? Këto hamendësime dhe të vërteta do t'i gjeni në faqet e romanit të John Grisham-it që mbetet një përshkrues i përsosur i proceseve gjyqësore amerikane.

Në vitin 1970 një nga gazetat më të suksesshme javore, The Ford County Times, falimenton. Për habinë e të gjithëve pronësia e kësaj gazete i kalon një 23 – vjeçari të flakur nga universiteti me emrin Willie Traynor. Perspektiva e gazetës duket e zymtë deri në kohën kur një nënë e re përdhunohet brutalisht nga një vrasës që i përket familjes famëkeqe të Pexhitëve.

Me të rrëfyer Willie Traynor – i aktin e shëmtuar deri në hollësi, gazeta fillon të eci. A do të gjykohet i paprekshmi Deni Pexhit? A është burgimi i përjetshëm realisht burgim i përjetshëm në Misisipi, sidomos për Pexhitët? Cili do të jetë gjykatësi i fundit i çështjes?

 

Detajet e librit
SKU000072

Referencat specifike

isbn
9789994333364
ean13
9789994333364
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Ditar i pashkruar, Celeste Ng

"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.
Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Mbramja e ditëve, Sylvia Browne, Lindsay Harrison

Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas...
Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rregulli i ekuilibrit, Gianrico Carofiglio

Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.
Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja në 1000 gradë, Hallgrimur Helgason

Është historia e vajzës së presidentit të parë të Islandës, prej të cilit kishte mësuar pse Islanda është vendi i heshtjes... pse ngjarjet e mëdha të historisë e kanë çuar njerëzimin në pragun e humnerës, pse dhe si Lufta e Dytë Botërore,i bëri vajzat adoleshente gra, dhe si i mësoi ato të mbijetojnë duke përdorur veten...
Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Në duart e askujt, Gianni Palagonia

Në vitin 2007, polici Palagonia shfaqet për herë të parë si shkrimtar me romanin e tij HESHTJA, i kthyer menjëherë në Bestseller. Më pas vijnë: Në DUART E ASKUJT dhe SHQIPONJA DHE OKTAPODI. Të tre librat tregojnë në formën e romanit jetën e vërtetë të autorit.
Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...
Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...
Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.
Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000070

Botuesi: Botimet Dudaj

Klienti, John Grisham

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate.
Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000074

Botuesi: Botimet Dudaj

Testamenti, John Grisham

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.
Çmimi 720 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.
Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.
Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2171

Botuesi: Botimet Dudaj

Dhoma e gazit, John Grisham

Njësia e sigurisë së lartë, burgu shtetëror i Misisipit: Sem Kejholli, një ish – anëtar i Ku Klus Klanit dhe racist i pandreqshëm, është dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1976. Kejhollit nuk i ka mbetur më asnjë mundësi, përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja që rastis të jetë nipi i tij.
Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook