• Banner

Shtëpia e shtrembër, Agatha Christie

Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia e shtrembër

Gjinia: Roman

Autori: Agatha Christie

Shqipëroi: Edon Qesari

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2020

Fq. 232

Pesha: 0.500 kg

ISBN: 978-9928-292-42-1

Mbi librin

"Shtëpia e shtrembër" vazhdon të vlerësohet ndër veprat më të arrira të A. Christie. Dëshmi janë edhe përshtatjet e saj të shumta për radio e kinema. Më i fundit ishte filmi me të njëjtin titull (2017), i regjisorit francez Gilles Paquet-Brenner, që u mirëprit nga publiku, shtatë dekada pas botimit të parë të romanit. Fabula e veprës është e thjeshtë.

 Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës. Pavarësisht prej moshës së thyer, çdokush, që nga familjarët e deri te policia, dyshojnë se vdekja nuk ka qenë natyrore. Dikush e ka helmuar dhe fajtori duket se është pjesëtar i rrethit familjar. Ndërkaq që policia përçapet në kërkim të autorit të krimit, një diplomat i ri, i dashuruar me mbesën e të ndjerit, përfshihet shumë në dritëhijet e hetimit, si dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara mes trashëgimtarëve të viktimës. 

Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292421
ean13
9789928292421
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Misteri i Trenit Blu, Agatha Christie

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferri, Dan Brown

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Manastiri i nemur, Peter Haines

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R3P5

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza dhe nata, Guillaume Musso

Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. 

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Ditën kur ngriu lumi, Stavros Hristodulu

Jetë paralele, të cilat rastësisht takohen në kufijtë e realitetit të ri athinas. Një e ve gjashtëdhjetëvjeçare që ka lidhje erotike me hungarezin, gruaja e tij me të cilën ai ka një djalë, pasardhësi i një familjeje të fuqishme politike, që ka marrëdhënie me piktorin, një agjent policie dhe një tip i errët i botës së krimit janë personat kyç në një lojë...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: 2669

Botuesi: Dituria

Procedura, Harry Mulisch

Ky roman i Harry Mulisch, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.

Çmimi 7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Darka, Herman Koch

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Pakoja, Sebastian Fitzek

Shumë, shumë larg, prapa maleve të fjalëve, larg prej vendeve zanore dhe bashkëtingëllore, atje jetonin tekstet e verbëra. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. Ndarazi ata jetonin në të djathtë të bregut të semantikës, suaj. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. 

Çmimi 12,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundjava, Bernhard Schlink

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)