• Banner

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt
  • Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në shtëpi tepër e qetë
Origjinali: How Far We Fall
Gjinia: Roman
Autori: Jane Shemilt
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 304
Pesha: 0.321 kg.

Mbi librin

Në krye të klasifikimeve letrare në të gjithë botën. Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

Dhe ku ishte Tedi, ndërkohë? Ku kishte qenë ai gjatë rritjes së fëmijëve dhe adoleshencës së tyre? Në romanin e dytë, Një shtëpi tepër e qetë, autorja rrëfen fatin e personazheve të njohura tashmë dhe të të tjerëve, që do të përfshihen në jetët e tyre.

Për Betin takimi me Albin, kirurg me një karrierë në rritje, do të thotë të fillojë jetën nga e para dhe t’i kthejë shpinën së kaluarës. Tani Beti duket se ka gjithçka që dëshiron: një burrë të ri, një të ardhme të ndritshme përpara...

Albi, i shoqi, duket se po kalon edhe ai një kohë të mbarë: mentori i tij, Tedi, i cili me autoritetin dhe sjelljen e përkryer mban frerët e spitalit, i ka lënë të kuptojë se ka ndërmend ta emërojë si “trashëgimtarin” e tij: kryekirurg, shkencëtar me një projekt ambicioz, dhe para, para pa fund.

Por ai nuk e di ose ambicia e tij e pakontrolluar e pengon të dallojë diçka që tashmë ka zënë të kriset në jetën e tij të përsosur. Dhe nga larg mund të shihen rrufetë që paralajmërojnë ardhjen e një stuhie me përmasa katastrofike... A ekziston vërtet një martesë e përsosur?

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Një familje thuajse e përsosur, Jane Shemilt

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Agjenti anglez, Daniel Silva

Një pjesëtare e rëndësishme e familjes mbretërore britanike vritet në një sulm me bombë. Shërbimet Sekrete Britanike i drejtohen të vetmit person, i cili mund ta gjejë vrasësin: agjentit legjendar, Gabriel Alon.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000074

Botuesi: Botimet Dudaj

Testamenti, John Grisham

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.

Çmimi 7,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Divergjentja, libri i parë, Veronica Roth

Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit).

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Vrasja e Roxher Akrojdit, Agatha Christie

I votuar, më 2013, nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie,  i shkruar ndonjëherë!Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte...

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Katërqinda, Susana Fortes

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Sepse të dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrëfimi, John Grisham

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Avokati i Djallit, Morris L. West

Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Katra, Veronica Roth

Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)