Lajmet e nates, Petros Markaris
  • Lajmet e nates, Petros Markaris

Lajmet e natës, Petros Markaris

IDK

Dy emigrantë shqiptarë gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre në Athinë. Për Komisar Kosta Haritos, një veteran i policisë kriminale, ky qe veç një krim si shumë të tjerë. Por kur Jana Karajorgji, një gazetare mjaft e njohur, menjëherë pasi akuzon policinë se s'i kishte shkuar kësaj çështjeje deri në fund.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Lajmet e natës
Gjinia: Roman
Autori: Petros Markaris
Shqipëroi: Ines Ekonomi
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2017
Fq. 352
Pesha: 0.405 kg.
ISBN: 978-9928-136-51-0

Mbi librin

Dy emigrantë shqiptarë gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre në Athinë. Për Komisar Kosta Haritos, një veteran i policisë kriminale, ky qe veç një krim si shumë të tjerë. Por kur Jana Karajorgji, një gazetare mjaft e njohur, menjëherë pasi akuzon policinë se s'i kishte shkuar kësaj çështjeje deri në fund dhe njofton se do të dilte në ekran për të thënë të vërtetën, vritet në mënyrë të tmerrshme, komisar Haritos nis të dyshojë: A mos lajmi misterioz që ajo do të njoftonte kishte lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve?

Kush vallë kishte dashur t'ia mbyllte asaj gojën? Dhe atëherë Kosta Haritos vendos t'i shkojë të vërtetës deri në fund. Skena e ngjarjeve është Athina, një qytet pezull mes Lindjes dhe Perëndimit, të sotmes dhe të shkuarës, i ngjashëm e njëkohësisht i ndryshëm nga metropolet e tjera europiane - teatër i një sërë krimesh të përgjakshme, ku ndërthuren emigrantët klandestinë, ish spiunë nga Europa e Lindjes, funksionarë të korruptuar, trafikantë organesh, dhe gazetarë tepër kureshtarë.

Ky është libri i parë i serisë së famshme të Komisar Haritos, një personazh ky i bërë tashmë i famshëm në mbarë botën, që e ka bërë Petros Markaris-in një ndër shkrimtarët e sotëm grekë më të përkthyer.

Komente mbi librin

"Markaris na sjell një tablo tmerrësisht të gjallë të Athinës. Me një stil sa të zgjuar e joshës aq edhe ironik, ai na tregon historinë emocionuese të një krimi, me personazhe tejet realist."

Frankfurter Allgemeine Zeitung

"Një libër i bukur, me karaktere kompleksë, që na sjellë personazhin aq intrigues të komisar Haritos."

Washington Post

"Një roman plot jetë, gërryes, i ashpër, por dhe plot humor, siç është dhe vetë personazhi i tij qendror, komisar Hariton. Një intrigë policore mjaft interesante... I shkruar vërtet mirë."

Le Monde

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136510
ean13
9789928136510
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundjava, Bernhard Schlink

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.
800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Në duart e askujt, Gianni Palagonia

Në vitin 2007, polici Palagonia shfaqet për herë të parë si shkrimtar me romanin e tij HESHTJA, i kthyer menjëherë në Bestseller. Më pas vijnë: Në DUART E ASKUJT dhe SHQIPONJA DHE OKTAPODI. Të tre librat tregojnë në formën e romanit jetën e vërtetë të autorit.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia e shtrembër, Agatha Christie

Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
800 Lekë
More

Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. 
2 500 Lekë
More

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Firma, John Grisham

Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm. Kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Kryengritësja, libri i dytë, Veronica Roth

Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kllounët që sollën lot, Johannes Mario Simmel

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Profecia e Romanovëve, Steve Berry

Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në...
1 000 Lekë
More