
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.
Titulli: Vajza e dikurshme
Origjinali: The girl before
Gjinia: Roman
Autori: J. P. Delaney
Shqipëroi: Blendi Salaj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2018
Fq. 342
Pesha: 0.439 kg.
ISBN: 978-9928-233-12-7
E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.
Shtëpia është ndërtuar me qëllimin e vetëm që t'i ndryshojë banorët e saj, dhe ashtu ndodh... Pas një tragjedie vetjake, Xhejni ka nevojë t'ia nisë nga e para, dhe rruga "Folgejt" duket vendi i përkryer.
Pak pasi vendoset në shtëpinë e re, merr vesh për fatin e Emës, qiraxheshës së parë. Në historinë që i shfaqet pak nga pak, ka shumë zona të errëta. Teksa përpiqet të ndajë të vërtetën nga gënjeshtra, befas e shkuara nis të marrë jetë.
Një triller psikologjik magjepsës, një nga librat më të shitur të vitit dhe i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës, "Vajza e dikurshme" ndërthur fatin, në dukje të mbarë, të një gruaje me fundin e mistershëm të një tjetre, në një kaleidoskop hipokrizie, mashtrimi dhe vdekjeje. "Jeni të lutur të bëni një listë të çdo gjëje që është thelbësore për ju." Kjo kërkesë e çuditshme dhe e bezdisshme do të jetë nisja e një rrugëtimi me pasoja shkatërrimtare.
"Një triller psikologjik gozhdues... Me saktësi dhe elegancë, Delaney zhvesh personazhet nga sekretet e tyre, pak nga pak, derisa del në shesh e vërteta e kulluar dhe pa zbukurime."
Publishers Weekly
""Vajza e dikurshme" ka një ritëm të shpejtë... Delaney shtron pyetje të lidhura me etikën në faqe të veçanta, përgjatë gjithë librit... Gjetja më gjeniale: nuk na jepen përgjigjet e asnjërës prej grave."
The New York Times
"Do t'ju bëhet fiksim ky roman rrëqethës për një grua që gjen shtëpinë e ëndrrave... derisa zbulon fatin e mistershëm të banores së mëparshme."
Cosmopolitan
"Garanci e padiskutueshme: nuk do ta hiqni dot nga dora këtë libër. Lexuesit e librave "Vajza e zhdukur" dhe "Vajza në tren" do të kuptojnë se ka rrëfime edhe më emocionuese."
American Booksellers Association
"Dy gra ndikohen ndjeshëm nga shtëpia e tyre e mrekullueshme në këtë triller psikologjik që do të përshtatet për ekranin e madh nga Ron Howard."
Variety
"Delaney ka krijuar një situatë vërtet të frikshme dhe tërheqëse në shtëpinë e rrugës "Folgejt"... Struktura e romanit gërshetohet mes rrëfimeve të Emës, para, dhe të Xhejnit, pas, teksa të dyja fillojnë të dyshojnë për fatin e tyre të mirë. Faqet do t'ju ikin pa e kuptuar."
USA Today
"Shtëpia ka një të kaluar të errët dhe një pronar jo plotësisht mikpritës."
New York Post
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Reference: SKU002019
Brand: Bota Shqiptare
Title: Klubi DymaOriginal: El Club DumasCategory: ThrillerAuthor: Arturo Perez – ReverteAlbanian translator: Agim DoksaniPublisher: Bota ShqiptareYear: 2011Pgs. 512Weight: 0.61 kgISBN: 978-9928-00-021-7
Reference: 2795
Brand: Dritan Tirana
Title: Pesëdhjetë Hije të Çliruara, vëllimi i tretëOriginal: Fifty Shades FreedCategory: NovelAuthor: E. L. JamesAlbanian translator: M. B. BakoPublisher: DritanYear: 2012Pgs. 556Weight: 0.591 kgISBN: 978-99956-21-80-3
Reference: SKU000047
Brand: Botimet Dudaj
Title: DiabolusOriginal: Digital FortressCategory: NovelAuthor: Dan BrownAlbanian translator: Amik KasoruhoPublisher: DudajYear: 2006Pgs. 428Weight: 0.421 kgISBN: 978-99943-33-86-0
E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.