• Banner

  • Deshmitari i akuzes, Agatha Christie

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dëshmitari i akuzës
Origjinali: Witness for the prosecution
Gjinia: Roman
Autori: Agatha Christie
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2018
Fq. 264
Pesha: 0.343 kg.
ISBN: 978-99927-47-79-X

Mbi librin

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.

Edhe në këtë vëllim autorja arrin ta bëjë për vete lexuesin duke e befasuar me origjinalitetin e gjetjeve të saj, dhe me zgjidhjet e situatave, por në një nivel të tillë që kurrë nuk arrin ta ngatërrojë ose ta çorientojë atë.

Plot dymbëdhjetë kryevepra të plota që e ftojnë lexuesin në një lojë të rafinuar të inteligjencës, plotë të papriturave tejet interesante, të këndshme për lexuesin e të gjitha moshave.

Koment nga The New Yorker

Mjeshtrja e madhe e historive të krimit, Agatha Christie, arrin si rrallëkush që në një operacion tepër të vështirë dhe po aq të rrezikshëm, të na japë një limfë të re të rrëfimtarisë së krimit duke operuar, brenda zhanrit dhe përmbi të gjitha pa e shndërruar kurrë thelbin e saj të vërtetë.

E gjithë krijimtaria e saj zhvillohet në një pozicion të një ekuilibri të mrekullueshëm midis traditës – një traditë që duhet respektuar, me emra të tillë si Edgar Allan Poe dhe Arthur Conan Doyle, dhe që Agatha Christie nuk i mohoi kurrë – dhe risive midis normave të kristalizuara të romanit klasik dhe lirisë së kompozimit që pas saj karakterizoi të tërë prozën e krimit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999274779
ean13
978999274779
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Misteri i Trenit Blu, Agatha Christie

Një tren shumë i bukur përshkon hekurudhën që lidh Londrën gri me plazhet e ngrohta të rivierës franceze; është Treni Blu, treni i multimiliarderëve, në të cilin nuk mungojnë skandalet dhe pasuria, por edhe ku krimi mund të nxjerrë kokën pas çdo dere.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmija i fshehtë, Camilla Läckberg

Shkrimtarja e serisë së krirneve Erika Falk, tronditet kur zbulon një medalje naziste mes sendeve të nënës së saj të ndjerë. E frymezuar për të rrëmuar thenë në sekretet e familjes, ajo viziton një mësues histone në pension për të marrë përgjigje. Dy ditë më pas, ai vdes. Detektivi Patrik Hedstrom është me leje atësie.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ku është Ana, Biagio Proietti, Diana Crispo

Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...

Çmimi 18,74 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Çmimi 11,45 
More
Ne gjendje

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.

Çmimi 11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Referenca: 2521

Botuesi: Tirana Times

Paniku, Paul Erdman

Paul Emil Erdman ishte një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në Shtetet e Bashkuara, që u bë i njohur me romanet e tij të bazuar mbi tendencat monetare dhe faktet historike në lidhje me probleme komplekse të financave ndërkombëtare.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Krimbi i mëndafshit, Robert Galbraith

Londër. Shkrimtari ekstravagant Ouen Kuini ka humbur prej disa ditësh. Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat Kormoran Strajk për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Katërqinda, Susana Fortes

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Çmimi 12,49 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000424

Botuesi: Cabej

Qeni i Baskervilëve, Arthur Conan Doyle

Sherlok Holmsi është një nga personazhet më të famshëm të librave të verdhë. Nga gjithë librat e shkrimtarit anglez Conan Doyle me detektivin e famshëm Sherlok Holms, romani "Qeni i Baskervilëve" konsiderohet si një nga më të mirët dhe më të sukseshmit.

Çmimi 5,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Frikë nga fluturimi 7A, Sebastian Fitzek

 Merr një telefonatë nga një i panjohur, i cili i thotë që në avion me të ndodhet edhe një ish-pacient i tiji. Dikush, të cilin Matsi dikur e ka çliruar nga fantazitë vrasëse e të dhunshme. Dhe të cilin tanimë ai duhet bindë që të çojë drejt vdekjes veten dhe mbi 600 pasagjerët në bord. Nëse Matsi nuk e bën këtë gjë, po atë natë e bija do të vdesë...

Çmimi 12,39 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)