Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Mall per ty, Harlan Coben
  • Mall per ty, Harlan Coben

Mall për ty, Harlan Coben

Toena

Mall për ty (Missing you) — një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit. Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mall për ty
Origjinali: Missing you
Gjinia: Roman
Autori: Harlan Coben
Shqipëroi: Maniela Sota
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2018
Fq. 568
Pesha: 0.638 kg.
ISBN: 978-9928-235-86-2

Mbi librin

Mall për ty (Missing you) — një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit. Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.

I fejuari i saj i dikurshëm, të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjetë vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit. Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë.

Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur, vihen në dyshim - madje, edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar. Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të njerëzve që e rrethojnë...

Komente mbi librin

"Romanet e Harlan Coben-it janë si labirinte... Nëse do të jeni të mençur, do ta 'përpini' këtë libër dhe puzzle do të plotësohet."

The Huffington Post

"Autori eksploron kostot e bashkëjetesës sonë të çmendur me teknologjinë... duke e bërë 'Mall për ty', një libër që nuk duhet humbur."

The Providence Journal

Mbi autoprin

Harlan Coben — autori më i lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e shkrimtarëve më të lexuar sipas New York Times-it, botohet për herë të parë në shqip.
— Fitues i Çmimit Letrar më të famshëm dhe më të paguar në të gjithë botën për romane të kategorisë mister/thriller: RBA Prize for Crime Writing (Premio RBA de Novela Policiaca).
— Fitues i Edgar Award (Edgar Allan Poe)
— Fitues i Anthony Award (Anthony Bucher)

Ka shkruar 35 romane misteri dhe thriller, një pjesë e mirë e të cilëve janë bërë edhe filma.
I përkthyer në 43 gjuhë të ndryshme të botës.
Me 70.000.000 lexues në të gjithë botën.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928235862
ean13
9789928235862
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: SARAS

Klubi i Bakllavasë, Jason Goodwin

Tre të rinj italianë, ende të papjekur e në politikë, me qëndrimin e tyre liberal donin që Italia të futej në rrjedhën e ndryshimeve, pa sundues autoritarë, veçanërisht atë të papës dhe të kishës. Për këtë, ata shkojnë në këtë qytet ku ndihen më të sigurtë dhe njëkohësisht kanë marrë urdhrin për të vrarë një princ polak.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Libri sekret, Gregory Samak

Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore...
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 1

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

13-ta e pafat, James Patterson, Maxine Paetro

Libri "13 – ta e pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien lexuesin nëpër ngjarje, të cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. Ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu edhe atyre të rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.
1 000 Lekë
More

Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. 
2 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Celulari, Stephen King

Qytetërimi nuk mbaron me një "bam" apo me një dridhje. Mbaron me një zile në celular. Ajo çka ndodhi pasditen e një tetori u quajt Puls, një sinjal që iu dërgua çdo celulari në gjendje pune, çka bëri që marrësi i telefonatës të kthehej.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ditar i pashkruar, Celeste Ng

"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.
1 100 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Treni i nates, Martin Amis

Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Heretiku, Bernard Cornwell

Në flakët e një lufte pa fund, zemra, vullneti dhe kurajo e një harkëtari të ri do të testohet pa fund në përmbylljen e një përpjekjeje epoke për hakmarrje dhe për shpërblimin më të madh të histori: Gralin e Shenjtë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...
900 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Shqiponja dhe Oktapodi, Gianni Palagonia

Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike...
1 400 Lekë
More