• Banner

  • Ka mbaruar
Rojtari i padukshem, Dolores Redondo
  • Rojtari i padukshem, Dolores Redondo

Rojtari i padukshëm, Dolores Redondo

Kur trupi i një adoleshenteje gjendet në një vend të largët buzë një lumi, krimi duket krejt i ngjashëm me një tjetër vrasje të ndodhur veç pak muaj më parë, duke ngjallur frikë në bashkësinë e Elizondos.

12,21 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rojtari i padukshëm
Origjinali: El guardián invisible
Gjinia: Roman
Autori: Dolores Redondo
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Botimet IDK
Viti: 2018
Fq. 430
Pesha: 0.485 kg.
ISBN: 978-9928-136-56-5

Mbi librin

Një thriller psikologjik që ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, duke u bërë bestselleri Nr. 1 për shumë muaj me radhë. Në qendër të tij një inspektore policie që kthehet në qytetin e saj të lindjes, për të zgjidhur një seri vrasjesh të mistershme.

Kur trupi i një adoleshenteje gjendet në një vend të largët buzë një lumi, krimi duket krejt i ngjashëm me një tjetër vrasje të ndodhur veç pak muaj më parë, duke ngjallur frikë në bashkësinë e Elizondos.

Për ta hetuar caktohet inspektorja Amaia Salazar, që e njeh më mirë se kushdo atë vend, sa i bukur aq dhe i izoluar, toka e të cilit dikur qe nginjur me gjakun e derdhur prej Inkuizicionit, ku pas lustrës së modernitetit, vazhdojnë të mbijetojnë besimet pagane.

Dhe kështu, teksa numri i vrasjeve shtohet, ndër vendasit nis të përhapet fjala se ato s'janë vepër e dorës së një njeriu, por e një krijese të mitologjisë baske të njohur me emrin basajuan, apo Rojtari i Padukshëm.

Amaia është profesioniste dhe s'pranon që besëtytnitë ta shpërqendrojnë nga detyra, por ndërsa hetimet thellohen, asaj befas nis t'i duket sikur çdo siguri që ka pasur nis e shkërmoqet: ankthe të vjetra që zgjohen, sekrete që ajo shpresonte t'i kishte harruar, tashmë rikthehen, a thua se në një mënyrë të mistershme të kenë lidhje me vrasjet.

Për ta zgjidhur këtë rast, Amaias i duhet të përballet me anën e errët të shpirtit të vet, duke vënë në dyshim gjithçka që deri atëherë kishte besuar, teksa ndjek gjurmët e vrasësit nëpër shtigjet e ngatërruara të legjendave të lashta që flasin për ekzistencën e një fuqie atavike të pamposhtur...

Tashmë Amaias i duhet të luftojë me demonët brenda vetes së saj për të zbuluar nëse autori i vrasjeve është vërtet një vrasës serial, apo diçka tjetër më e errët...

Mbi autoren

Dolores Redondo, lindur më 1969, studioi drejtësi, pastaj gastronomi, duke hapur dhe një restorant me kuzhinë baske. Sot, në sajë të suksesit të jashtëzakonshëm të romanit të saj "Rojtari i padukshëm" dhe, më në përgjithësi, të "Trilogjisë së Baztanit", ajo është një ndër shkrimtaret më të famshme spanjolle, e përkthyer në mbarë botën. Romani i saj "Rojtari i Padukshëm" është bërë film nga i njëjti producent i "Milenium" bazuar në romanin e Stieg Larsson-it.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136565
ean13
9789928136565
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Vajza angleze, Daniel Silva

Një vajzë... shtatë ditë... përndryshe, është e vdekur. Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E veçanta e dhjetorit, Donald Ryan

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasja në famulli, Agatha Christie

Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me mendjen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Porosia e tetë, Anne Holt

Kryeprokurori Sigurd Halvorsrudi ka vënë duart mbi fytyrë. Para tij, mbi dysheme, gjendet bashkëshortja, koka e ndarë nga trupi dhe këmisha blu e Halvorsrudit është tërë njolla të errëta, njolla gjaku. Por komisarja Hana Vilhelmseni nuk dëshiron të marrë vendime të parakohshme.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Katërqinda, Susana Fortes

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjina, Dan Brown

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës".

Çmimi 17,76 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Binjakja e heshtur, S. K. Tremayne

Kur njëra nga vajzat e tyre binjake identike, Lidia, vdes në një aksident, Engusi dhe Sara Murkrofi shpërngulen në një ishull të braktisur të Skocisë, me shpresën se do të mund të rindërtojnë jetën e tyre të shkatërruar.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Sekreti i një nate vere, B. A. Paris

Gjithçka nisi atë natë, në pyll. Kas Andersoni nuk ndaloi ta ndihmonte gruan që kishte ngecur me makinë nga moti i keq dhe tani ajo ka vdekur. Që prej asaj nate, Kasi merr telefonata të heshtura dhe është e bindur se dikush e vëzhgon gjithë kohën.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)