• Banner

  • Nen uje, Paula Hawkins

Nën ujë, Paula Hawkins

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t'u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nën ujë
Origjinali: Into the water
Gjinia: Roman
Autori: Paula Hawkins
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2018
Fq. 336
Pesha: 0.423 kg.
ISBN: 978-9928-208-55-2

Mbi librin

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t'u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.

Por Xhulsi ndien frikë. Është shumë e frikësuar, nga kujtimet që i ka varrosur prej kohësh, nga mulliri, nga bindja se Nela nuk do ta vriste kurrë veten. Dhe, më shumë nga çdo gjë tjetër, i trembet ujit, vendit që e quajnë Pellgu i Mbytjes...

Një nënë beqare gjendet e vdekur në fund të lumit që rrjedh përmes qytezës. Më herët, gjatë po asaj vere, një vajzë e brishte adoleshente pësoi të njëjtin fat. Ato nuk ishin gratë e para që humbën jetën në ujërat e errëta, por vdekja e tyre e trazoi lumin dhe historinë e tij, duke nxjerrë në dritë sekretet e fshehura prej kohësh.

Një vajza pesëmbëdhjetëvjeçare mbetet jetime. Pa prindër dhe pa miq, e sheh veten nën kujdestarinë e tezes, një grua e panjohur që u kthye në vendlindjen e saj për shkak të tragjedisë, në një vend ku ishte betuar se nuk do të shkelte më kurrë.

Me të njëjtën forcë shprehëse dhe mendime të mprehta mbi instinktet njerëzore, me të cilat tërhoqi miliona lexues anembanë botës përmes librit të saj të parë shpërthyes "Vajza në tren", Paula Hawkins na paraqet tani një histori mahnitëse, plot kthesa dhe thellësisht të ndjerë, e cila tregon se sa "mashtruese" mund të jenë emocionet dhe kujtimet, por edhe se në ç'mënyrë shkatërrimtare mund ta zgjasë e shkuara dorën drejt së tashmes.

Komente mbi librin

"Një roman policor bashkëkohor dhe tërheqës... të mban të tendosur, ndërsa komploti të bën të shtrosh qindra hamendësime."

People Magazine

"Jashtëzakonisht tërheqës... të gjitha këto intriga shpalosen me mjeshtëri mbresëlënëse nga Paula Hawkins, e cila na tregon një histori të ndërlikuar... në formën e një kronike, faqet e fundit të së cilës përmbajnë zbulime mahnitëse."

The Wall Street Journal

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928208552
ean13
9789928208552
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Morava

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?

Çmimi 9,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shtriga e Babilonisë, D. J. McIntosh

Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vajza e dikurshme, J. P. Delaney

E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Mbramja e ditëve, Sylvia Browne, Lindsay Harrison

Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)