• Banner

Ate qe meriton, Anne Holt
  • Ate qe meriton, Anne Holt
  • Ate qe meriton, Anne Holt

Atë që meriton, Anne Holt

Ky roman është i pari i një serie që ka mbërthyer vëmendjen e lexuesve të gjysmës së botës për gdhendjen e pastër të personazheve, për stërhollimin psikologjik të denjë për autorët e mëdhenj të romaneve të verdha angleze.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Atë që meriton
Origjinali: Det som er mitt
Gjinia: Roman
Autori: Anne Holt
Shqipëroi: Aleko Minga
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2009
Fq. 325
Pesha: 0.351 kg.
ISBN: 978-99956-750-5-9

Mbi librin

Anne Holt është shkrimtarja më e suksesshme e romaneve policore në Norvegji dhe njëherësh autorja më e lexuar në botë e këtij vendi nordik. Ka botuar 14 libra dhe ka në proces edhe dy të tjerë. Dymbëdhjetë syresh përfshihen në listën e librave më të shitur.

E përkthyer në 25 gjuhë të botës, tanimë më shumë se katër milionë kopje të romaneve të saj janë në duart e lexuesve, të cilët i ka bërë për vete me historitë kriminale, në thelb të të cilave qëndrojnë çështje të rëndësishme sociale.

Librin tepër të mirëpritur prej lexuesit Det som er mit, që po merrni në dorë në shqip me titullin "Atë që meriton" e botoi në vitin 2001. Ai pati jehonë thuajse të menjëhershme edhe jashtë Norvegjisë. Ky roman është i pari i një serie që ka mbërthyer vëmendjen e lexuesve të gjysmës së botës për gdhendjen e pastër të personazheve, për stërhollimin psikologjik të denjë për autorët e mëdhenj të romaneve të verdha angleze.

Për përkujdesjen për saktësi dhe trillin romancesk që përkëmben kthesat e befta me një kuptim të thellë dhe të dhembshur të natyrës njerëzore. Dhe gjithçka ndodh në një atmosferë, ku, pa e ndierë, nga skena e parë tek e fundit mbetesh pa frymë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789995675059
ean13
9789995675059
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Vrasja e fundit, Anne Holt

Pas romanit "Atë që meriton" të botuar vitin që shkoi, botimet IDK sjellin romanin e ri të Anne Holt, "Vrasja e fundit", me të cilin ajo konfi rmohet si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së sotme skandinave, aq të suksesshme sot në mbarë botën.

Çmimi 950 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Vrasje në shtator, Anne Holt

Kufoma, të cilën e zbulon rastësisht gjatë një shëtitjeje avokatja Kerin Borgu nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Porosia e tetë, Anne Holt

Kryeprokurori Sigurd Halvorsrudi ka vënë duart mbi fytyrë. Para tij, mbi dysheme, gjendet bashkëshortja, koka e ndarë nga trupi dhe këmisha blu e Halvorsrudit është tërë njolla të errëta, njolla gjaku. Por komisarja Hana Vilhelmseni nuk dëshiron të marrë vendime të parakohshme.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Damka e djallit, Glenn Cooper

Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një apartament në Paris, Guillaume Musso

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Vajza angleze, Daniel Silva

Një vajzë... shtatë ditë... përndryshe, është e vdekur. Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Natë mbi ujë, Ken Follett

Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2171

Botuesi: Botimet Dudaj

Dhoma e gazit, John Grisham

Njësia e sigurisë së lartë, burgu shtetëror i Misisipit: Sem Kejholli, një ish – anëtar i Ku Klus Klanit dhe racist i pandreqshëm, është dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1976. Kejhollit nuk i ka mbetur më asnjë mundësi, përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja që rastis të jetë nipi i tij.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001903

Botuesi: Te tjere

Ndjesia e Smilles per deboren, Peter Hoeg

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000074

Botuesi: Botimet Dudaj

Testamenti, John Grisham

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.

Çmimi 720 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Rojtari i farit, Camilla Lackberg

Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)