• Banner

Origjina, Dan Brown
  • Origjina, Dan Brown

Origjina, Dan Brown

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës".

17,76 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Origjina
Origjinali: Origin
Gjinia: Roman
Autori: Dan Brown
Shqipëroi: Taqo Trajçe
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2018
Fq. 616
Pesha: 0.598 kg.
ISBN: 97899943-0-535-3

Mbi librin

Kushdo të jeni,
Çfarëdo të besoni,
Gjithçka është gati të ndryshojë.

Bilbao, Spanjë

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës".

Prezantuesi i mbrëmjes është Edmond Kirsh, një miliarder dhe futurist dyzetvjeçar, të cilin, zbulimet mahnitëse në teknologjinë e lartë dhe parashikimet e guximshme e kanë bërë një figurë të famshme globale.

Kirsh, që kishte qenë një nga studentët e parë të Langdonit në Harvard para dy dhjetëvjeçarësh, po bëhet gati të shpallë një zbulim të madh të habitshëm – një zbulim që do t'u japë përgjigje dy prej pyetjeve fundamentale të ekzistencës njerëzore.

Sa fillon veprimtaria, Langdoni dhe disa qindra të ftuar të tjerë mbeten të magjepsur nga një prezantim krejtësisht origjinal – që Langdoni e kupton se do të jetë shumë më i debatueshëm nga sa e kishte përfytyruar më parë.

Por mbrëmja e organizuar përsosurisht papritmas shndërrohet në kaos, dhe zbulimi i çmuar i Kirshit rrezikon të humbasë përgjithmonë. I trullosur dhe i ndodhur përballë një kërcënimi të pashmangshëm, Langdoni detyrohet të bëjë një orvatje të dëshpëruar për t'u larguar nga Bilbao.

Me të është Ambra Vidal, drejtoresha elegante e muzeut, që kishte punuar me Kirshin për të organizuar veprimtarinë provokuese. Së bashku ikin me ngut në Barcelonë në një kërkim të rrezikshëm për të gjetur vendndodhjen e fjalëkalimit kriptik, që do ta zbulojë sekretin e Kirshit.

Duke lëvizur në korridoret e historisë së fshehtë dhe të fesë ekstreme, Langdoni dhe Vidali duhet t'i shmangen një armiku të pamëshirshëm, fuqia e gjithëdijshme e të cilit duket se buron nga vetë Pallati Mbretëror i Spanjës... dhe i cili nuk do të ndalet para asgjëje për t'ia mbyllur gojën Edmond Kirshit.

Duke ndjekur një gjurmë të ndriçuar nga arti modern dhe simbolet enigmatike, Langdoni dhe Vidali zbulojnë të dhëna që më në fund i çojnë ballë për ballë me zbulimin tronditës të Kirshit... dhe të vërtetën befasuese që nuk e kemi rrokur prej kohësh.

Origjina është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305353
ean13
9789994305353
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Çmimi 12,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000051

Botuesi: Botimet Dudaj

Mashtrimi i Madh, Dan Brown

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferri, Dan Brown

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Vajza e mirë, Mary Kubica

Një natë, Mia Deneti hyn në një bar ku kish lënë takim me të dashurin e saj me të cilin herë grindej, herë pajtohej. Por ai nuk vjen. Pas disa gotash, Mia largohet me një të panjohur enigmatik.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Më fal, Clare Mackintosh

Në dëshpërim e sipër, ajo përfundon në një shtëpizë në bregdetin e Uellsit, ku përndiqet nga frika, brenga dhe nga kujtimet e tmerrshme të asaj nate nëntori, që ia ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Dalëngadalë, Xhena nis të shohë dritë në fund të tunelit. Ndoshta e ardhmja mund t’i falë sërish lumturi.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka e të vdekurve, Glenn Cooper

Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Shtriga e Babilonisë, D. J. McIntosh

Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmija i fshehtë, Camilla Läckberg

Shkrimtarja e serisë së krirneve Erika Falk, tronditet kur zbulon një medalje naziste mes sendeve të nënës së saj të ndjerë. E frymezuar për të rrëmuar thenë në sekretet e familjes, ajo viziton një mësues histone në pension për të marrë përgjigje. Dy ditë më pas, ai vdes. Detektivi Patrik Hedstrom është me leje atësie.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Firma, John Grisham

Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm. Kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)