• Banner

Rregulli i ekuilibrit, Gianrico Carofiglio
  • Rregulli i ekuilibrit, Gianrico Carofiglio
  • Rregulli i ekuilibrit, Gianrico Carofiglio

Rregulli i ekuilibrit, Gianrico Carofiglio

Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.

9,37 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rregulli i ekuilibrit
Origjinali: La regola dell'equilibrio
Gjinia: Roman
Autori: Gianrico Carofiglio
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2017
Fq. 272
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-176-28-8

Mbi librin

Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.

Situata shkundet pasi shfaqet një klient i pazakontë: një gjyqtar në kulmin e një karriere brilante, shok universiteti i Guidos, gjithnjë i pari në studime dhe në konkurse. I kërkon ta marrë në mbrojtje ndaj akuzës për korrupsion, që është më e tmerrshmja që mund t'i bëhet një gjyqtari.

Pothuajse pa dëshirë, Guerrieri përfshihet në këtë çështje dhe dalëngadalë humbet kthjelltësinë, i çjerrë nga tensioni midis rregullave formale dhe ndërgjegjes individuale. Në një rrjedhë ngjarjesh herë dramatike e herë komike, të vetmit që do ta ndihmojnë janë miku i tij polic, Karmelo Tankredi, dhe një detektiv privat, personazh i vështirë për t'u deshifruar: sepse është grua, e bukur, e dyshimtë, dhe qarkullon me një shkop bejsbolli.

Mbi autorin

Gianrico Carofiglio ka lindur më 30 maj 1961 në Bari, Itali. Ka shkruar tregime, romane dhe ese. Librat e tij, që gjithnjë kanë zënë vendet e para në listat e librave më të shitur, janë përkthyer në të gjithë botën.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928176288
ean13
9789928176288
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja në 1000 gradë, Hallgrimur Helgason

Është historia e vajzës së presidentit të parë të Islandës, prej të cilit kishte mësuar pse Islanda është vendi i heshtjes... pse ngjarjet e mëdha të historisë e kanë çuar njerëzimin në pragun e humnerës, pse dhe si Lufta e Dytë Botërore,i bëri vajzat adoleshente gra, dhe si i mësoi ato të mbijetojnë duke përdorur veten...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Labirinti i fshehtë, Luca Filippi

Viti i Zotit 1503. Në kështjellën e Goricias një tregtar venecian u gjet i mbytur në dhomën e vet. Gastaldi i Goricias kërkon të hedhë dritë mbi krimin dhe ngarkon me detyrën e hetimit Tiberio di Castro, një farmacist roman në syrgjyn, i shoqëruar nga Izabela, bija e bukur dhe inteligjente e viktimës, si dhe nga një murg misterioz.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Binjakja e heshtur, S. K. Tremayne

Kur njëra nga vajzat e tyre binjake identike, Lidia, vdes në një aksident, Engusi dhe Sara Murkrofi shpërngulen në një ishull të braktisur të Skocisë, me shpresën se do të mund të rindërtojnë jetën e tyre të shkatërruar.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shtyllat e tokës, Ken Follett

"Shtyllat e Tokës" rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota... historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet... atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë... dhe historinë e luftës...

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Libri sekret, Gregory Samak

Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore...

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vrasja ime e parë, Leena Lehtolainen

Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Pakoja, Sebastian Fitzek

Shumë, shumë larg, prapa maleve të fjalëve, larg prej vendeve zanore dhe bashkëtingëllore, atje jetonin tekstet e verbëra. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. Ndarazi ata jetonin në të djathtë të bregut të semantikës, suaj. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. 

Çmimi 11,35 
More
Në gjendje

Manastiri i nemur, Peter Haines

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Besnikja, libri i tretë, Veronica Roth

Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)