• Banner

Katerqinda, Susana Fortes
  • Katerqinda, Susana Fortes

Katërqinda, Susana Fortes

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Katërqinda
Origjinali: Quattrocento
Gjinia: Roman
Autori: Susana Fortes
Shqipëroi: Xheni Sinankoli
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2017
Fq. 304
Pesha: 0.383 kg.
ISBN: 978-9928-152-47-3

Mbi librin

Ata që e njohin Pierpaolo Masonin, piktorin e Rilindjes me shpirt e stil tronditës, janë të paktë. Ana Sotomajor është njëra prej tyre. Ajo ka ardhur në Firence për të rrëmuar e kuptuar diçka më shumë për këtë personazh të mjegullt, që e mrekullon si askush tjetër.

Kërkimet pasionante i ka përqendruar në njerën prej pikturave më kontradiktore të Masonit, që gjendet në laboratorët e Uficit për restaurim, si dhe te disa fletore, në të cilat piktori ka rrëfyer në detaje jetën e tij dhe ngjarjet që shënuan fatin e Firences në fund të shekullit XV, mes të cilave dallon ajo e përbetimit të Pacëve.

Befas, Ana shndërrohet në objekt kërcënimesh dhe shantazhesh, që i vënë në rrezik jetën e saj dhe atë të njerëzve të dashur. Në këto rrethana një gje është e qartë, që historia e Masonit është shumë më misterioze nga sa kishte pandehur në fillim. Janë mistere, që pavarësisht pesë shekujve, tentojnë të mbeten në errësirë...

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Nën ujë, Paula Hawkins

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t'u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza angleze, Daniel Silva

Një vajzë... shtatë ditë... përndryshe, është e vdekur. Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Krimbi i mëndafshit, Robert Galbraith

Londër. Shkrimtari ekstravagant Ouen Kuini ka humbur prej disa ditësh. Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat Kormoran Strajk për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundjava, Bernhard Schlink

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000097

Botuesi: Botimet Dudaj

Tri jetët e Ana Marksit, Kristine Gren

Ana Marksi shkon me shokun e vet, Filipin, në landet e reja të ish – Gjermanisë Lindore. Kur gjatë një bisede përmendet emri i Suzanë Zavitckit, Filipi reagon krejt i pasigurtë. Pak pas kësaj, Suzana vdes. Ana përpiqet ta zbulojë me rrënjë këtë histori dhe hyn në ujëra të rrezikshme...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fenix

Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Njëzet vjetët e Lusit, Elsa Osorio

Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që vëzhgonte gratë, Hjorth & Rosenfeldt

 Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)