Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vajza e mirë, Mary Kubica
  • Vajza e mire, Mary Kubica
  • Vajza e mirë, Mary Kubica

Vajza e mirë, Mary Kubica

Morava

Një natë, Mia Deneti hyn në një bar ku kish lënë takim me të dashurin e saj me të cilin herë grindej, herë pajtohej. Por ai nuk vjen. Pas disa gotash, Mia largohet me një të panjohur enigmatik.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajza e mirë
Origjinali: The Good Girl
Gjinia: Roman
Autori: Mary Kubica
Shqipëroi: Maniela Sota
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2017
Fq. 388
Pesha: 0.491 kg.
ISBN: 978-9928-208-43-9

Mbi librin

Një natë, Mia Deneti hyn në një bar ku kish lënë takim me të dashurin e saj me të cilin herë grindej, herë pajtohej. Por ai nuk vjen. Pas disa gotash, Mia largohet me një të panjohur enigmatik.

Në fillim, Kolin Theçëri duket një zgjedhje perfekte për një natë aventure. Por, kur mbërrin në shtëpinë e tij, Mia kupton se ka bërë një gabim të madh. Kur Kolini vendosi ta mbajë fshehur Mian në një kabinë të humbur në një zonë rurale të Minesotës në vend që ta çonte te punëdhënësit e tij, nëna e Mias, Eva, dhe detektivi Gejb Hofman nuk do të ndalen para asgjëje derisa ta gjejnë.

Por, askush prej tyre nuk do të kishte imagjinuar trazimin emocional që në fund do të shkatërronin botën e kësaj familjeje. Një thriller mjaft tërheqës dhe plot tension, "Vajza e mirë" është një roman i fuqishëm, i cili të tregon se edhe në familjet perfekte, asgjë nuk është ashtu siç duket.

Fragment nga libri

E kam ndjekur këto ditët e fundit. E di ku i blen ushqimet, në çfarë pastrimi kimik i lan rrobat, ku punon. Nuk kam folur kurrë me të. Nuk do ta dalloja tingullin e zërit të saj. Nuk e di çfarë ngjyre i ka sytë apo si duken ata kur është e frikësuar. Por do ta mësoj.

Komente mbi librin

"Një udhëtim marramendës e me kthesa të papritura."

Lisa Gardner

"Debutimi thriller i Kubica – s do t'i mbajë lexuesit pezull deri në faqet e fundit, për të mësuar se çfarë ndodh në të vërtetë."

Booklist

"Me karaktere të skalitura fort psikologjikisht, që të bëjnë të të rrahë pulsi fort, "Vajza e mirë" më mbërtheu që në fjalinë e parë dhe më bëri që të mos e lëshoja nga dora deri në fjalën e fundit."

Heather Gudenkauf, autore bestseller

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928208439
ean13
9789928208439
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Ëmbëlsia e jetës, Paulus Hochgatterer

Një natë dimri një plaku i zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina, mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej këtij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël, pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes.
8,50 GBP
More

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.
6,80 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Celulari, Stephen King

Qytetërimi nuk mbaron me një "bam" apo me një dridhje. Mbaron me një zile në celular. Ajo çka ndodhi pasditen e një tetori u quajt Puls, një sinjal që iu dërgua çdo celulari në gjendje pune, çka bëri që marrësi i telefonatës të kthehej.
8,50 GBP
More

Referenca: K1R3P5

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza dhe nata, Guillaume Musso

Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. 
10,20 GBP
More

Botuesi: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...
7,65 GBP
More

Botuesi: Dituria

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.
6,80 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

E panjohura e Senës, Guillaume Musso

Një natë dhjetori me mjegull, një grua e re nxirret nga lumi Senë pranë Urës së Re. Lakuqiq, me amnezi, por e gjallë. Shumë e tronditur, ajo dërgohet në infermierinë e komisariatit të policisë së Parisit... nga ku arratiset pas disa orësh...
10,20 GBP
More

Botuesi: Dituria

Errësira që na ndan, Renate Dorrestein

Në famullinë e vjetër të një fshati modern holandez, Loesi gjashtëvjeçare jeton me nënën artiste dhe me Lukosat, dy burra babaxhanë, për të cilët të gjithë mendojnë se janë qiraxhinjtë e piktores.
6,80 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmija i fshehtë, Camilla Läckberg

Shkrimtarja e serisë së krirneve Erika Falk, tronditet kur zbulon një medalje naziste mes sendeve të nënës së saj të ndjerë. E frymezuar për të rrëmuar thenë në sekretet e familjes, ajo viziton një mësues histone në pension për të marrë përgjigje. Dy ditë më pas, ai vdes. Detektivi Patrik Hedstrom është me leje atësie.
10,20 GBP
More

Botuesi: Pegi

Nuk duhet të fle, S. J. Watson

Kujtesa na përkufizon. Atëherë, çdo të ndodhte sikur të humbisje kujtimet e tua sa herë që fle? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerëzit që do, të gjitha të harruara brenda natës. Dhe i vetmi njeri të cilit i beson, ndoshta po të tregon vetëm gjysmën e historisë. Mirë se erdhe në jetën e Kristinës.
8,50 GBP
More

Manastiri i nemur, Peter Haines

Në një krahinë të largët të Anglisë, në një fshat të veçuar ndodhin një sërë ngjarjesh të pazakonta që tërheqin vëmendjen e qeverisë; drita që shfaqen herë pas here në qiell, një makinë policie që ndahet përgjysmë në mënyrë të mistershme dhe një i ftohtë i pazakontë për stinën që mbulon fshatin.
5,95 GBP
More

Botuesi: Dituria

Bibla prej argjile, Julia Navarro

Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij,...
13,60 GBP
More