• Banner

Embelsia e jetes, Paulus Hochgatterer
  • Embelsia e jetes, Paulus Hochgatterer

Ëmbëlsia e jetës, Paulus Hochgatterer

Një natë dimri një plaku i zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina, mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej këtij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël, pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ëmbëlsia e jetës
Origjinali: Die Süsse des Lebens
Gjinia: Roman
Autori: Paulus Hochgatterer
Shqipëroi: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 304
Pesha: 0.351 kg.
ISBN: 978-99943-0-508-7

Mbi librin

Një natë dimri një plaku i zgërlaqin kokën. Kufomën e plakut e gjen Katerina, mbesa e tij shtatëvjeçare, e cila qysh prej këtij çasti e kyç gojën dhe nuk nxjerr më asnjë fjalë. Psikiatri Rafael Horn, i cili merr përsipër trajtimin e vajzës së vogël, pa dashje përfshihet në zbulimin e vrasjes.

Komisari i krimeve Ludvig Kovacs e kalon ditën në në birraritë e mbuluara nga bora, ndërsa mbrëmjeve vëzhgon me teleskop. Krimet e kryera në kapërcyellin e gjithë vitit e trazojnë jashtëzakonisht shumë – madje e pengojnë edhe në marrëdhëniet intime me Marlenën, pronaren e një dyqani second hand.

Sido që me këtë krim të pazbuluar ai ka arsye të pakundërshtueshme për të mos kaluar një fundjavë romantike që Marlena ka planifikuar në vigjilje të Vitit të Ri, kjo vdekje – për këtë s'ka asnjë dyshim – do të vazhdojë ta mbajë në ankth si në morsetë.

Një baba psikopat rreh vajzat e tij, sa i bën për spital; një prift benedikt, vrapues i largësive të mëdha, dëgjon në kokë zëra që nuk kanë të bëjnë me Zotin; një postier në pension do që të vrasë veten; ndërsa një nënë e re beson se fëmija i saj i porsalindur është djalli.

Psikograma e kësaj qyteze është vërtet shqetësuese – por, cili nga banorët e saj ishte vizitori i fshehtë i natës? Kush ta ketë kryer këtë krim të tmerrshëm?

Koment nga Lars Brandt

Paulus Hochgatterer-i e ka shkruar këtë roman policor me mprehtësinë e vet karakteristike, me talent dhe me muzikalitet të vërtetë. Veprimet kriminale na japin edhe një herë shkas të bëjmë pyetjen se sa pjesë të së vërtetës tregojmë.

Mbi autorin

Paulus Hochgatterer-i lindi në vitin 1961 në Amsteten të Austrisë së Poshtme. Jeton në Vjenë, ku përveçse shkruan, ushtron edhe profesionin e psikiatrit për fëmijë. Është nderuar me çmime të ndryshme dhe së fundmi ka fituar bursën "Elias-Canetti" të qytetit të Vjenës.

Disa nga veprat e tij janë: Mbi kirurgjinë (roman, 1993, ribotuar më 2015-n), Rregulli i Nysten-it (tregime, 1995), Ujëra të rrëmbyeshme (tregim, 1997), Caretta caretta (roman, 1999), Mbi korbat (roman, 2002) dhe Një histori e shkurtër mbi peshqit fluturues (tregim, 2003).

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305087
ean13
9789994305087
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vrasje në Orient Ekspres, Agatha Christie

Ndërsa udhëton në trenin legjendar Orient Ekspres, detektivi i prakrahasueshëm e i paarritshëm Herkul Puaro është i detyruar të merret me një vrasje misterioze. Ndërsa treni është i bllokuar në dëborë, një ndër pasagjerët godet për vdekje zotërinë e pasur Rashet.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rojtari i farit, Camilla Lackberg

Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. 

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Divergjentja, libri i parë, Veronica Roth

Në Çikagon e frikshme të Beatris Rajërit, shoqëria është ndarë në pesë grupime të ndryshme, çdonjëri nga të cilët kultivon një virtyt të veçantë: Zemërdëlirët (të ndershmit), Vetëmohuesit (altruistët), Sypatremburit (guximtarët), Miqësorët (paqedashësit) dhe Eruditët (të diturit).

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Mall për ty, Harlan Coben

Mall për ty (Missing you) — një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit. Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Gruaja në dritare, A.J.Finn

 Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe. Çfarë është e vërtetë? Çfarë është fryt i imagjinatës? Kush është në rrezik? 

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?

Çmimi 97,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bashkëpunëtori, John Grisham

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)