Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Shtyllat e tokes, Ken Follett
  • Shtyllat e tokes, Ken Follett

Shtyllat e tokës, Ken Follett

Botimet Dudaj

"Shtyllat e Tokës" rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota... historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet... atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë... dhe historinë e luftës ndërmjet të mirës dhe të keqes.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtyllat e tokës
Origjinali: The Pillars of the Earth
Gjinia: Roman
Autori: Ken Follett
Shqipëroi: Taqo Trajçe
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 924
Pesha: 1.339 kg.
ISBN: 978-99943-0-511-7

Mbi librin

"Shtyllat e Tokës" rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota... historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet... atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë... dhe historinë e luftës ndërmjet të mirës dhe të keqes, që do ta kthejë kishën kundër shtetit dhe vëllanë kundër vëllait.

Një rrëfenjë epike magjepsëse e ambicies, anarkisë dhe pushtetit absolut, e vendosur në sfondin e gjerë mesjetar të Anglisë së shekullit të dymbëdhjetë - kjo është kryevepra historike e Ken Follett-it.

Komente mbi librin

"Me këtë libër, Follett rrezikon gjithçka dhe del një fitues i padiskutueshëm... Një roman historik që të mbërthen gjatë leximit, me atmosferë autentike dhe tipizime të paharrueshme. Duke filluar me një mister që hedh hijen e vet, rrëfenja është një valëzim i tensionit, pasigurisë, veprimit me ritëm të patëmetë, intrigës, dhunës, lakmisë, trimërisë, përkushtimit, hakmarrjes e dashurisë. Një roman që të zbavit, të mëson dhe të kënaq në një shkallë të madhe."

Publishers Weekly

"Një vepër epike e jashtëzakonshme plot të paprituara... një enigmë shastisëse që përfshin ekzekutimin e një njeriu të pafajshëm... ngritjen e një katedraleje madhështore... romancë... rivalitet dhe spektakël. Një kryevepër monumentale... një triumf i vërtetë nga një talent i madh."

ALA Booklist

"E pamatë dhe e shkëlqyer... kjo rrëfenjë mamuthore duket se prek të gjitha emocionet njerëzore – dashurinë dhe urrejtjen, besnikërinë dhe tradhtinë, shpresën dhe dëshpërimin. Shikojeni vetë. Ky është një roman në të cilin humbet vërtet."

Cosmopolitan

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305117
ean13
9789994305117
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

I 14 – ti, Mëkat i Mallkuar, James Patterson, Maxine Paetro

Patterson – i dhe Paetro prodhojnë një tjetër vepër të qëlluar me "I 14 – ti, Mëkat i Mallkuar". Secili libër mund të lexohet më vete, por do të doni t'i lexoni të gjithë katërmbëdhjetë librat. Secila vijë tregimi është plot mister, intrigë... një libër për t'u mos u humbur.
1 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Lufta e nervave e komisarit Megre, Georges Simenon

Në datën 7 korrik, në një vilë në një nga lagjet e Parisit, gjenden të vrara dy gra: zonja Henderson, një vejushë e pasur amerikane, së bashku me shërbyesen e saj. Shumë shpejt policia arreston Zhozef Ertënin, një djalosh njëzet e shtatë vjeçar, praninë e të cilit në vendin e krimit e vërtetojnë një sërë gjurmësh që ai ka lënë në vilë.
650 Lekë
More

Botuesi: Morava

Golemi dhe xhindi, Helene Wecker

Havaja është golem, një krijesë e bërë nga balta, e sjellë në jetë nga një rabin i mallkuar përmes librave magjikë. Kur zotëria i saj vdiq në anije gjatë lundrimit nga Polonia, ajo mbërriti e vetme në Nju Jork, më 1899.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Lustrum, Robert Harris

Një orator, një sociopat, një oligark, një pasunar i pacipë që merr përsipër të flasë për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që po transformohet brenda natës nga pasuritë e pabesueshme të akumuluara në grabitjen e vendeve të tjera.
1 200 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Syri i keq, Jason Goodwin

Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Living

Matrioshka e fundit, B.A. Paris

Dymbëdhjetë vjet më pas, Fini ka vazhduar jetën. Rastësisht është njohur me motrën e Lejlës, Elenën, me të cilën është gati të martohet, kur, papritur, merr një telefonatë. Dikush ka parë Lejlën. Të ketë qenë ajo apo dikush po përpiqet t’i luajë një lojë të pafre? Nëse është ajo, çfarë kërkon pas kaq vitesh dhe çfarë di ajo për natën kur u zhduk?
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Shtriga e Babilonisë, D. J. McIntosh

Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Living

Gruaja në dritare, A.J.Finn

 Një familje e përsosur! Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, të cilën nuk duhej ta kishte dëshmuar, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe. Çfarë është e vërtetë? Çfarë është fryt i imagjinatës? Kush është në rrezik? 
1 300 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Bibla prej argjile, Julia Navarro

Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij,...
1 600 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Frikë nga fluturimi 7A, Sebastian Fitzek

 Merr një telefonatë nga një i panjohur, i cili i thotë që në avion me të ndodhet edhe një ish-pacient i tiji. Dikush, të cilin Matsi dikur e ka çliruar nga fantazitë vrasëse e të dhunshme. Dhe të cilin tanimë ai duhet bindë që të çojë drejt vdekjes veten dhe mbi 600 pasagjerët në bord. Nëse Matsi nuk e bën këtë gjë, po atë natë e bija do të vdesë...
1 190 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Natë mbi ujë, Ken Follett

Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme.
1 200 Lekë
More