• Banner

  • Rrefimi, John Grisham

Rrëfimi, John Grisham

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrëfimi
Origjinali: The Confession
Gjinia: Roman
Autori: John Grisham
Shqipëroi: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 532
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-0-493-6

Mbi librin

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.

Koha kalon dhe ai e kupton që gabimi nuk do të korrigjohet; autoritetet besojnë tek ajo që po bëjnë dhe janë të vendosura të përftojnë një dënim. Fajtori mund të arrijë deri atje, sa ta shohë gjyqin e personit të akuzuar gabimisht për krimin e kryer nga ai vetë.

Vendimi i fajësisë së tjetrit e lehtëson. Qesh kur policët dhe prokurorët përgëzojnë veten dhe njëri-tjetrin. E gëzon fakti se po lejon burgosjen afatgjatë, madje edhe ekzekutimin, e një njeriu të pafajshëm.

Trevis Bojeti është ky njeri (ose: është një njeri i tillë). Në vitin 1998, në qytetin e vogël Slon të Teksasit Lindor, ai rrëmbeu, përdhunoi dhe mbyti një nxitëse tifozësh mjaft të njohur të shkollës së mesme. E varrosi trupin e saj me qëllim që askush të mos e gjente dhe më pas pa me habi policinë dhe prokurorinë teksa arrestonin dhe dënonin Donte Drumin, djalosh vendës, yll i futbollit, dhe e çuan forcërisht në krahun e vdekjes.

Tanimë kanë kaluar nëntë vjet. Trevisi sapo është liruar nga burgu, ku vuajti dënimin për një krim tjetër dhe ndodhet në Kanzas; ndërkohë mbeten veçse katër ditë para ekzekutimit të Dontes. Trevisi vuan nga një tumor i paoperueshëm në kokë. Për të parën herë në jetën e tij të mjerueshme, vendos të bëjë gjënë e duhur dhe të rrëfehet.

Por, si mundet një fajtor të bindë avokatët, gjyqtarët dhe politikanët, se po ekzekutojnë një të pafajshëm?

Komente mbi librin

"Ligji e ka në natyrë të krijojë drama, ndërkohë që produkti i ri i Grishamit premton një vështrim nga brenda të makinerisë së pistë të procesit dhe të pushtetit, shoqëruar nga zbavitje pa fund."

Los Angeles Time

"Pas çdo libri të ri, e vlerësoj edhe më shumë Grishamin, me kritikat e tij të guximshme ndaj sistemit ligjor, mëshirën që ndien për humbësit, si dhe vullnetin për të eksploruar drejtime të reja."

Entertainment Weekly

"Xhon Grishami është rrëfimtari më i mirë që kemi tani për tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

New York Times Book Review

"Një legjendë e vërtetë letrare ligjore."

USA Today

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994304936
ean13
9789994304936
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000070

Botuesi: Botimet Dudaj

Klienti, John Grisham

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?

Çmimi 8,42 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000074

Botuesi: Botimet Dudaj

Testamenti, John Grisham

Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.

Çmimi 7,13 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.

Çmimi 8,42 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2171

Botuesi: Botimet Dudaj

Dhoma e gazit, John Grisham

Njësia e sigurisë së lartë, burgu shtetëror i Misisipit: Sem Kejholli, një ish – anëtar i Ku Klus Klanit dhe racist i pandreqshëm, është dënuar me vdekje për një bombardim fatal në vitin 1976. Kejhollit nuk i ka mbetur më asnjë mundësi, përveç njërës: një avokat i ri dhe liberal nga Çikagoja që rastis të jetë nipi i tij.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Firma, John Grisham

Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm. Kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë

Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. 

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Virgjëresha holandeze, Marente De Moor

Në verën e vitit 1936, Zhaku, një mjek holandez e dërgon të bijën tetëmbëdhjetëvjeçare, Janën, të qëndrojë në shtëpinë e gjermanit Egon Fon Boetigerit, një mik i tij i rinisë. Mjeshtër i skermës, Egon Fon Boetigeri, i kalon ditët në një shtëpi fshati, ku organizon ndeshje të ndaluara skerme me studentë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato Cantabile, Marguerite Duras

Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel

“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Nëntëmbëdhjetë minuta, Jodi Picoult

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)