Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Gruaja ne 1000 grade, Hallgrimur Helgason
  • Gruaja ne 1000 grade, Hallgrimur Helgason

Gruaja në 1000 gradë, Hallgrimur Helgason

OMBRA GVG

Është historia e vajzës së presidentit të parë të Islandës, prej të cilit kishte mësuar pse Islanda është vendi i heshtjes... pse ngjarjet e mëdha të historisë e kanë çuar njerëzimin në pragun e humnerës, pse dhe si Lufta e Dytë Botërore,i bëri vajzat adoleshente gra, dhe si i mësoi ato të mbijetojnë duke përdorur veten...

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gruaja në 1000 gradë
Origjinali: Konan vio 1000o
Gjinia: Roman
Autori: Hallgrimur Helgason
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 590
Pesha: 0.881 kg.
ISBN: 978-9928-06-147-8

Mbi librin

Ky libër na çon në "udhëtim përqark botës", i vendosur dhe i shtrirë në kohë të ndryshme... të njeh me historinë e një gruaje në ditët e fundit të jetës së saj. Është historia e vajzës së presidentit të parë të Islandës, prej të cilit kishte mësuar pse Islanda është vendi i heshtjes... pse ngjarjet e mëdha të historisë e kanë çuar njerëzimin në pragun e humnerës, pse dhe si Lufta e Dytë Botërore,i bëri vajzat adoleshente gra, dhe si i mësoi ato të mbijetojnë duke përdorur veten...

Komente mbi librin

"Gruaja në 1000o lundron butë dhe në thellësi në historinë e Herra – s, që është edhe historia e Islandës... e vetë Evropës; të ndezur me njolla gjaku e tragjike. Helgason e shtyn lexuesin të shohë me kthjelltësi ngjyrat dhe format e historisë, dhe luan me dritën e së djeshmes për të ndriçuar në detajet verbuese shkëlqimin e sotëm."

The Guardian

"Hallgrimur Helgason jemi mësuar ta lexojmë me kërshëri në editorialet e gazetave kur ekspozon dhe godet mashtrimet e klasës drejtuese islandeze dhe sipërmarrësve të tyre... Edhe më befasuese vjen ai për lexuesin me "Gruaja në 1000o"".

The Guardian UK

"Një narrator si askush tjetër në historinë e letërsisë së sotme. Nëse do të donit të zgjidhnit një autor nga një listë e gjatë, mos nguroni ta bëni këtë zgjedhje."

The Publisher Weekly

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061478
ean13
9789928061478
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Zogu ogurzi, Camilla Läckberg

Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve?
1 200 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
1 800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Kllounët që sollën lot, Johannes Mario Simmel

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Mbramja e ditëve, Sylvia Browne, Lindsay Harrison

Aty rreth vitit 2020 në të gjithë globin do të përhapet një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, e cila do të godasë mushkëritë dhe tubat bronkialë, duke u rezistuar të gjitha terapive të njohura. Por edhe më e habitshme se sëmundja në fjalë do të jetë fakti se ajo do të zhduket në mënyrë të befasishme sikurse edhe do të vijë, për t'u rishfaqur sërish pas...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Vajza amerikane, Monika Fagerholm

1969. Një vajzë e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë e pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do të...
800 Lekë
More

Referenca: SKU000071

Botuesi: Botimet Dudaj

Kohë për të vrarë, John Grisham

Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatë-rrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbytja, Camilla Läckberg

Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rregulli i ekuilibrit, Gianrico Carofiglio

Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Funeralet janë të rrezikshme, Agatha Christie

Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christie – s, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 2

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...
1 700 Lekë
More

Botuesi: Living

Kur mbylla sytë, Linda Green

Një lojë symbyllazi me vajzën do të kthehet në makthin më të keq për një prind. Ela, vogëlushja e shkathët dhe e zgjuar zhduket pa lënë gjurmë. Policia, media dhe familja kujtojnë se e dinë kush mund ta ketë rrëmbyer, por po sikur krimineli i vërtetë të mos jetë një i huaj?
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ditar i pashkruar, Celeste Ng

"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vrasja e Roxher Akrojdit, Agatha Christie

I votuar, më 2013, nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie,  i shkruar ndonjëherë!Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte...
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Gurskalitësi, Camilla Läckberg

Qyteti i izoluar i Fjelbakës ka parë jo pak tragjedi, por ndoshta asnjë aq të tmerrshme sa ajo e vajzës së vogël të gjetur në rrjetën e një peshkatari. Dhe kjo nuk ishte një mbytje aksidentale...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Një familje thuajse e përsosur, Jane Shemilt

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.
1 000 Lekë
More