Mashtrimi i Madh, Dan Brown
  • Mashtrimi i Madh, Dan Brown
  • Mashtrimi i Madh, Dan Brown

Mashtrimi i Madh, Dan Brown

SKU000051
Botimet Dudaj

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Mashtrimi i Madh
Origjinali: Deception point
Gjinia: Roman
Autori: Dan Brown
Shqipëroi: Taqo Trajçe
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2006
Fq. 560
Pesha: 0.558 kg
ISBN: 978-99943-33-75-2

Mbi librin

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Presidenti, që kërkon të qëndrojë edhe për një mandat tjetër në Zyrën Ovale, dërgon analisten e zbulimit të Shtëpisë së Bardhë, Reiçëll Sekston, në akullnajën Milne për të verifikuar vërtetësinë e zbulimit. E shoqëruar nga një grup ekspertësh, mes të cilëve dhe shkencëtari karizmatik Majkëll Tolland, Reiçëlli zbulon diçka të papërfytyrueshme: dëshmi të një mashtrimi shkencor,... një mashtrim i guximshëm që mund ta zhysë botën në polemikë.

Por, përpara se Reiçëlli të lidhet me Presidentin, ajo dhe Tollandi sulmohen nga një skuadër vrasësish të tmerrshëm, që komandohen nga një person misterioz me shumë pushtet, i cili nuk ndalet përpara asgjëje për të fshehur të vërtetën. Duke rendur për të shpëtuar jetën e tyre në një mjedis sa të shkretë aq edhe vdekjeprurës, shpresa e tyre e vetme për të mbijetuar është të gjejnë se kush qëndron prapa kësaj dredhie mjeshtërore. E vërteta, do të mësojnë ata, është mashtrimi më tronditës.

Në librin "Mashtrimi i madh", autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës në librat e tij Engjëj e Djaj dhe Kodi i da Vinçit, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. Mashtrimi i madh është një roman mbi të gjitha emocionues.

 

Detajet e librit
SKU000051

Referencat specifike

isbn
9789994333752
ean13
9789994333752
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Atje ku pemët takojnë yjet, Glendy Vanderah

Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa… të zbulojë të shkuarën e saj.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2521

Botuesi: Tirana Times

Paniku, Paul Erdman

Paul Emil Erdman ishte një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në Shtetet e Bashkuara, që u bë i njohur me romanet e tij të bazuar mbi tendencat monetare dhe faktet historike në lidhje me probleme komplekse të financave ndërkombëtare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Çështja Karavaxho, Daniel Silva

Gabriel Aloni, restaurues veprash arti dhe agjent sekret, ndodhet në Venecia, ku policia italiane i bën një kërkesë të pazakontë. Tregtari i veprave të artit, Xhulian Isherudi, është përballur me një skenë drithëruese krimi dhe po mbahet si i dyshuar.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja, Jo Nesbo

Forca e errët e hakmarrjes në një triller plot zhvillime të befta që sakaq ndryshojnë gjithçka. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbrëmjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte një mbrëmje të këndshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Nën ujë, Paula Hawkins

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t'u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferri, Dan Brown

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Fenix

Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shtyllat e tokës, Ken Follett

"Shtyllat e Tokës" rrëfen historinë e Filipit, kryemurg i Kingsbrixhit, i cili merr përsipër të ndërtojë katedralen gotike më të madhe që ka njohur bota... historinë e Tomit, muratorit që bëhet arkitekti i tij, një njeri i ndarë më dysh në shpirtin e vet... atë të zonjës Aliena, që nuk mund të shpëtojë nga një turp i fshehtë... dhe historinë e luftës...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Morava

Biblioteka e të vdekurve, Glenn Cooper

Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Ditar i pashkruar, Celeste Ng

"Lidia ka vdekur, por këtë nuk e di ende askush." Kështu fillon ky roman i mrekullueshëm që flet për një familje aziatiko-amerikane që jetonte në një qytet të vogël të Ohajos në vitet 1970.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000071

Botuesi: Botimet Dudaj

Kohë për të vrarë, John Grisham

Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatë-rrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Firma, John Grisham

Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm. Kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000070

Botuesi: Botimet Dudaj

Klienti, John Grisham

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate.
1 200 Lekë
More

Çifti i përsosur, Elin Hilderbrand

Ata ishin çifti i përsosur, në prag të martesës së përsosur derisa një zbulim tronditës u tregoi se asgjë nuk është ashtu siç duket.
1 300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000052

Botuesi: Botimet Dudaj

Te fshehtat e librit Engjej dhe Djaj, Dan Brown

Pas suksesit ndërkombëtar të Të fshehtave të Kodit, Dan Burstein-i kthehet me një libër të ri grishës, shkruar në bashkëpunim me Arne de Keijzer-in, i cili trajton thellësisht çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme të bestseller-it të Dan Brown-it Engjëj dhe Djaj.
728 Lekë
More

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
1 300 Lekë
More