Thriller

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Diabolus, Dan Brown Shfaq të madhe

Diabolus, Dan Brown

SKU000047

Produkt i ri

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Më shumë detaje

Ne gjendje

$12.39

-20%

$15.49

Më shumë informacione

Titulli: Diabolus
Origjinali: Digital Fortress
Gjinia: Roman
Autori: Dan Brown
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2006
Fq. 428
Pesha: 0.421 kg
ISBN: 978-99943-33-86-0

Mbi librin

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit. NSA-ja po mbahej peng... jo me armë apo bomba, por nga një kod kompleks gjenial që, nëse zbatohej, do të gjymtonte inteligjencën e SHBA-ve.

Që nga korridoret e nëndheshme të pushtetit, deri te qiellgërvishtësit e Tokios e te katedralet me kulla të Spanjës shpërthen një garë e dëshpëruar. Është një luftë për jetë a vdekje – një betejë e jashtëzakonshme për të shkatërruar një gjeni të paarritshëm... një formulë e pazbërthyeshme për shkrimin e kodeve që kërcënon të fshijë ekuilibrin e pushteteve të pas Luftës së Ftohtë. Një herë e përgjithmonë.

Komente mbi autorin

"Dan Brown duhet të jetë një nga shkrimtarët më të mire, më të zgjuar dhe më të plotësuar të SHBA-së."

Nelson DeMille

"Emocionuese... do t'i gozhdojë lexuesit e prirur nga kibernetika."

Booklist

Mbi autorin

Dan Brown është diplomuar dhe ka dhënë anglisht në Akademinë Philips Exeter. Kështjella Dixhitale u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeter-it, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja – dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë.

Dan Brown është autori i bestsellerit Kodi i Da Vinçit, Engjëj dhe Djaj dhe Mashtrimi i Madh. Ai jeton në New England bashkë me të shoqen. Përpara se të shkruante bestseller-in prej multimiliona kopjesh të shitura rrëmbimthi, "Kodin e Da Vinçit", Dan Brown-i filloi kërkimin e tij me mprehtësi prej bisturie dhe derdhi aftësi prej rrëfimtari mbi organizatën më të fuqishme të inteligjencës në tokë: Organizatën Kombëtare të Sigurisë (NSA), një agjenci ultra-sekrete me buxhete miliarda dollarësh dhe shumë herë më e fuqishme se CIA.

 

Reviews

Write a review

Diabolus, Dan Brown

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)