• Banner

Instinkti i vdekjes, Jed Rubenfeld
  • Instinkti i vdekjes, Jed Rubenfeld

Instinkti i vdekjes, Jed Rubenfeld

Nju – Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Instinkti i vdekjes
Origjinali: The death instinct
Gjinia: Roman
Autori: Jed Rubenfeld
Shqipëroi: Vladimir Bica
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2015
Fq. 408
Pesha: 0.575 kg.
ISBN: 978-9928-02-559-3

Mbi librin

Nju – Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend.

Uoll Striti... shpërthen. Është sulmi terrorist më shkatërrimtar dhe më vdekjeprurës i kryer deri atëherë në truallin e Shteteve të Bashkuara. Të kapur në vorbullën e këtyre ngjarjeve janë veterani i luftës Stratham Janger, polici detektiv Xhimi Litelmor dhe bukuroshja enigmatike Koletë Russo.

Një varg misterioz faktesh, së bashku me një seri sulmesh të pashpjegueshme ndaj Koletës dhe një e shkuar e saj e groposur thellë, e shoqëron këtë treshe në një udhëtim sa të mundimshëm aq edhe interesant, nga Parisi në Pragë, nga çatia e qiellgërvishtësit më të lartë në botë në katastrofat më sekrete nën tokë të Thesarit të SHBA, nga shtëpia e Sigmund Frojdit në Vjenë, në sallat e Kongresit në Uashington DC.

Ndërsa pjesëzat e frikshme, në dukje pa lidhje, të enigmës fillojnë të bashkohen, Jangeri dhe Litelmori zbulojnë sekretin e Koletës dhe të vërtetën shokuese të aktit terrorist në Uoll Strit. E vendosur në sfondin e bombardimit shkatërrimtar të Uoll Stritit në shtator 1920, një ngjarje historike reale që mbetet edhe sot e kësaj dite e pazbuluar, Instinkti i vdekjes lidh përsosmërisht faktin me sajesën, vrasjen me pasionin, ankthin me aventurën, në një histori që flet për të fshehtat më të thella të instinkteve tona më primitive.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928025593
ean13
9789928025593
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Gjak i trazuar, Robert Galbraith

Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë... por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të...

Çmimi 230,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh. Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000097

Botuesi: Botimet Dudaj

Tri jetët e Ana Marksit, Kristine Gren

Ana Marksi shkon me shokun e vet, Filipin, në landet e reja të ish – Gjermanisë Lindore. Kur gjatë një bisede përmendet emri i Suzanë Zavitckit, Filipi reagon krejt i pasigurtë. Pak pas kësaj, Suzana vdes. Ana përpiqet ta zbulojë me rrënjë këtë histori dhe hyn në ujëra të rrezikshme...

Çmimi 92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja në 1000 gradë, Hallgrimur Helgason

Është historia e vajzës së presidentit të parë të Islandës, prej të cilit kishte mësuar pse Islanda është vendi i heshtjes... pse ngjarjet e mëdha të historisë e kanë çuar njerëzimin në pragun e humnerës, pse dhe si Lufta e Dytë Botërore,i bëri vajzat adoleshente gra, dhe si i mësoi ato të mbijetojnë duke përdorur veten...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Darka, Herman Koch

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

13-ta e pafat, James Patterson, Maxine Paetro

Libri "13 – ta e pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien lexuesin nëpër ngjarje, të cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. Ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu edhe atyre të rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rojtari i farit, Camilla Lackberg

Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. 

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kontesha e zezë, Rebecca Johns

Një roman madhështor kushtuar jetës së një personazhi real që është kthyer në legjendë, konteshës Erzsébet Báthory, të cilën në vitin 1611, në Hungari, e murosën të gjallë në kullën e një kështjelle, të akuzuar për vrasjen e dhjetëra vajzave dhe grave që kishin punuar tek ajo si shërbyese.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)