
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze.
Titulli: Ku është Ana?
Origjinali: Dov'è Anna?
Gjinia: Roman
Autori: Biagio Proietti, Diana Crispo
Shqipëroi: Hygerta Sako
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2015
Fq. 214
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-06-115-7
Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze.
Kështu fillon kjo dramë familjare tashmë për lexuesin edhe si roman, sepse në vitin 1976, seriali i titulluar "Ku është Ana?", mbërtheu me emocione të shumta para ekranit miliona spektatorë, dhe jo vetëm italianë.
Hetimet e policisë vazhdojnë mbi tre muaj pandërprerë në kërkim të Anës. Karloja është në gjendje ankthi, nga pritja e gjatë pa shenja shprese, pa asnjë dëshmi nëse ajo ka vdekur, është rrëmbyer apo larguar me dëshirë. Përballë dështimit të policisë, ai vendos të shkojë i vetëm në kërkim të saj.
Ditët dhe netët e Karlos në kërkim do ta çojnë në zbulimin e një misteri: Inxhinier Lari gjendet i vdekur brenda një makine. Kush është vrasësi? Po Ana... është e dashura apo vrasësja e tij? Në këtë rrugëtim të rrezikshëm Karloja zbulon anën e errët të Romës, metropolit të populluar me personalitete interesantë, të trazuar e të frikshëm.
Karloja, njeri kokëfortë dhe thellësisht i vetmuar, i dashuruar marrëzisht me Anën, është i bindur për ta çuar deri në fund kërkimin deri në kufijtë e të pamundshmes për te e vërteta tragjike.
"Mbi njëzet milion spektatorë ishin mbërthyer fort pas ekranit të televizorit për të mësuar se ku gjendej e gjora Ana. Bashkëshorti i saj i dëshpëruar prej më shumë se një muaji udhëtonte nga njëri qytet në tjetrin në kërkim të ndonjë gjurme jete të saj. Një "aventurë" e gjatë me shumë ankth. Në fund të romanit televiziv "Ku ështa Ana?" dënesa e njëzet milion teleshikuesve arriti në ato përmasa sa shkaktoi "tronditje sizmike"."
Alvaro Gili, La Stampa
"...një roman kyç, një puzzle i vështirë, ndjenja e veçantë e të cilës paraprihet nga pyetja e drejtëpërdrejtë që rëndon mbi titull si një trase mbi pejsazhin që na rrethon."
Solo libri
"Pas telefilmit "kult" të transmetuar në vitin 1976 dhe ndjekur nga një audiencë prej 24 milion e gjysmë shikuesish [episodi i fundit arriti madje në 28 milion], rikthehet në formën e një romani të mbështetur mbi suksesin televiziv, autorët e të cilit ishin Biagio Proietti dhe bashkëshortja Diana Crispo."
La Voce di Pistoia
Biagio Proietti është skenarist, regjisor dhe shkrimtar italian, njëri nga emrat më të rëndësishëm të filmit dhe televizionit në vitet '70-80. Suksesi i tij i parë ishte miniseriali "Coralba", duke vijuar më pas me të gjitha episodet e serialit televiziv "Ku është Ana?" Është autor i shumë filmave televizivë dhe i katër romaneve.
Diana Crispo, është shkrimtare dhe autore e shumë programeve radiofonike dhe filmave televizivë italianë. Ajo është bashkëautore me B. Proietti në dy romane.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: 2193
Botuesi: Dituria
Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
Referenca: 2889
Botuesi: Botimet Dudaj
E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
Botuesi: Dituria
Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.
Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj.Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat.
Botuesi: Bota Shqiptare
Triller i vërtetë psikologjik. Sensacioni i fundit në fushën e botimeve, "Vajza e zhdukur" nga Gillian Flynn po fluturon nga raftet.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
Botuesi: Dituria
Guilermoja, një gazetar jo fort i suksesshëm, pranon propozimin e tezes së vet për të hetuar rreth jetës së stërgjyshes, Amelia Garajoa, një grua për të cilën dihej vetëm se kishte braktisur të shoqin dhe të birin pak para se të shpërthente Lufta Civile në Spanjë.
Reference: SKU000052
Brand: Botimet Dudaj
Title: Të fshehtat e librit Engjej dhe DjajAuthor: Dan BrownAlbanian translator: Robert AnastasiPublisher: DudajYear: 2006Pgs. 384Weight: 0.46 Kg.
Brand: Dituria
Kur një djalosh i trazuar, i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
Reference: SKU002019
Brand: Bota Shqiptare
Title: Klubi DymaOriginal: El Club DumasCategory: ThrillerAuthor: Arturo Perez – ReverteAlbanian translator: Agim DoksaniPublisher: Bota ShqiptareYear: 2011Pgs. 512Weight: 0.61 kgISBN: 978-9928-00-021-7
Reference: K1R3P5
Brand: Bota Shqiptare
Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë.
Karlo dhe Ana Ortese janë një çift i ri pa fëmijë. Ata jetojnë në një apartament modest në Romë: ai është librar dhe troket derë më derë për të shitur libra, ajo punon në një kompani ndërtimi. Ata e duan njëri tjetrin, të paktën kështu mendon Karloja, derisa një pasdite të ftohtë dhjetori Ana zhduket pa lënë asnjë gjurmë, në mënyrë misterioze.