
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në Ekaterinburg.
Titulli: Profecia e Romanovëve
Origjinali: The Romanov Prophecy
Gjinia: Roman
Autori: Steve Berry
Shqipëroi: Ledina Ferhati, Klodian Briçi
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2015
Fq. 408
Pesha: 0.559 kg.
ISBN: 978-9928-00-119-1
Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në Ekaterinburg.
Të gjitha siguritë e Majlsit përsa i përket historisë "zyrtare" të familjes perandorake vihen në dyshim. Duke kërkuar të vërtetën, ai shndërrohet në shënjestrën e një ndjekjeje të pamëshirshme , ku nuk do të ketë më zgjedhje tjetër përveçse t'i shkojë deri në fund hetimit të tij dhe të zbulojë enigmat e shumta që veshin me mister vdekjen e Romanovëve.
"Veprimi emocionues, enigma që të përpin të tërin dhe mjedisi i mahnitshëm e bën këtë libër vepër që ia vlen ta lexosh."
Library Journal
"Intrigues... i madhërishëm... Ka mister, gjendje të ankthshme, emocione të forta... Libër ku shkrihen më së miri faktet me letërsinë."
Dayton Daily News
Steve Berry është autori i shumë romaneve bestseller të Neë York Times-it. Karrierën e nisi si avokat por pas viteve '90, i shtyrë nga dy pasionet e tij të mëdha, historia dhe rrëfimi, iu kushtua shkrimit të romaneve dhe tregimeve.
Ai u bë i njohur në mbarë botën dhe fitoi një famë të padiskutueshme me romanet Sekreti i Tretë dhe Dhoma e qelibartë. Profecia e Romanovëve është romani i tij i tretë në gjuhën shqipe. Librat e tij janë përkthyer në dyzet gjuhë dhe botuar në pesëdhjetë e një vende të botës. Jeton në Florida.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU001809
Botuesi: Pegi
Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.
Botuesi: Dituria
Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.
Referenca: SKU000075
Botuesi: Botimet Dudaj
Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.
Botuesi: Morava
Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte.
Botuesi: Botimet Dudaj
Verë 1975. Nola Kellergan, një vajzë 15 vjeçare zhduket në mënyrë misterioze në qytezën e qetë të Aurorës, New Hampshire. Kërkimet e policisë nuk japin asnjë rezultat. Pranverë 2008, New York.
Botuesi: Argeta LMG
Patterson – i dhe Paetro prodhojnë një tjetër vepër të qëlluar me "I 14 – ti, Mëkat i Mallkuar". Secili libër mund të lexohet më vete, por do të doni t'i lexoni të gjithë katërmbëdhjetë librat. Secila vijë tregimi është plot mister, intrigë... një libër për t'u mos u humbur.
Botuesi: OMBRA GVG
Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.
Botuesi: IDK
Në datën 7 korrik, në një vilë në një nga lagjet e Parisit, gjenden të vrara dy gra: zonja Henderson, një vejushë e pasur amerikane, së bashku me shërbyesen e saj. Shumë shpejt policia arreston Zhozef Ertënin, një djalosh njëzet e shtatë vjeçar, praninë e të cilit në vendin e krimit e vërtetojnë një sërë gjurmësh që ai ka lënë në vilë.
Botuesi: OMBRA GVG
Në flakët e një lufte pa fund, zemra, vullneti dhe kurajo e një harkëtari të ri do të testohet pa fund në përmbylljen e një përpjekjeje epoke për hakmarrje dhe për shpërblimin më të madh të histori: Gralin e Shenjtë.
Referenca: 2565
Botuesi: Botimet Dudaj
Brown është një tregimtare e përkryer. Admiruesit e zakonshëm që mburren se janë në gjendje të parashikojnë gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në librat e Brown – it do të gjenden para një befasie të këndshme.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
Botuesi: Pegi
Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.
Referenca: SKU000047
Botuesi: Botimet Dudaj
Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.
Referenca: 2193
Botuesi: Dituria
Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
Botuesi: Te tjere
Një pjesëtare e rëndësishme e familjes mbretërore britanike vritet në një sulm me bombë. Shërbimet Sekrete Britanike i drejtohen të vetmit person, i cili mund ta gjejë vrasësin: agjentit legjendar, Gabriel Alon.
Referenca: SKU000189
Botuesi: Ideart
Bosi plak, Rajmondo Aprile, tashmë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi, për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo thërret nga Sicilia nipin e birësuar, Astor Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare.
Botuesi: Dituria
Në famullinë e vjetër të një fshati modern holandez, Loesi gjashtëvjeçare jeton me nënën artiste dhe me Lukosat, dy burra babaxhanë, për të cilët të gjithë mendojnë se janë qiraxhinjtë e piktores.
Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në Ekaterinburg.