Shtriga e Babilonise, D. J. McIntosh
  • Shtriga e Babilonise, D. J. McIntosh

Shtriga e Babilonisë, D. J. McIntosh

Toena

Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Shtriga e Babilonisë
Origjinali: The Witch of Babylon
Gjinia: Roman
Autori: D. J. McIntosh
Shqipëroi: Andri S. Myftiu
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 400
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-1-914-5

Mbi librin

Nga vapa përvëluese dhe shtrëngatat me rërë të verës famëkeqe të vitit 2003 në Bagdad, vjen ky rrëfim tepër tërheqës, i mbështetur në traditën e lashtë kulturore të Mesopotamisë dhe në rëndësinë jo aq të njohur, por të thellë të saj, për njerëzimin. Xhon Medisoni është një tregtar veprash arti, turko-amerikan, i rritur nga vëllai i tij shumë më i madh në moshë, Samueli, studiues i nderuar i kulturës së Mesopotamisë.

I mbërthyer, si në darë, ndërmjet pasionit e ankthit të Samuelit, për të shpëtuar një relikte të paçmueshme të grabitur në Muzeun Kombëtar të Irakut dhe një loje hakmarrjeje për vdekje, të kurdisur nga shoku i tij i fëminisë, Xhonit i bie barra të zgjidhë një enigmë, për të zbuluar lidhjen ndërmjet një shtrige të ditëve të sotme dhe një shtrige të kohëve të lashtësisë.

I ndihmuar nga Tomasi, arkeolog dhe Ari, fotoreporter irakian - dy burra që kanë sekretet e veta për të ruajtur - Xhoni nxiton për të deshifruar një profeci biblike, që shpie deri te historia e errët e shkencës së alkimisë: A është e mundur, në fund të fundit, ideja e kthimit të metalit të plumbit në ar?

Kundër vullnetit të vet, Xhoni kthehet në Irak, ku një thesar përrallor koleksioni objektesh të çmueshme është në pritje për t'u zbuluar dhe ku e vërteta për një histori të famshme, që bota e beson se është mit, në fund del në shesh.

Koment mbi librin

"Historia e lashtë dhe alkimia ndërthuren për të na mbushur me emocione ankthi në këtë triller historik të jashtëzakonshëm. Roman i mrekullueshëm."

Louise Penny, autor i New York Times – it

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994319145
ean13
9789994319145
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Arlekini, Bernard Cornwell

Ishte koha kur anglezët kapërcyen La Manshin për të luftuar kundër francezëve. Ushtria udhëhiqej nga mbreti, lordët e mëdhenj dhe kalorësit, por do të ishin harkëtarët, njerëzit e thjeshtë, arma sekrete e Anglisë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: IDK

Rojtari i padukshëm, Dolores Redondo

Kur trupi i një adoleshenteje gjendet në një vend të largët buzë një lumi, krimi duket krejt i ngjashëm me një tjetër vrasje të ndodhur veç pak muaj më parë, duke ngjallur frikë në bashkësinë e Elizondos.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Libri sekret, Gregory Samak

Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore...
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Njëra nga vajzat, Lucy Clarke

Dikush është i vendosur që martesa e Leksit të mos ndodhë kurrë... dhe që një person të mos largohet gjallë nga ishulli.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia e shtrembër, Agatha Christie

Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Burri që vëzhgonte gratë, Hjorth & Rosenfeldt

 Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Porosia e tetë, Anne Holt

Kryeprokurori Sigurd Halvorsrudi ka vënë duart mbi fytyrë. Para tij, mbi dysheme, gjendet bashkëshortja, koka e ndarë nga trupi dhe këmisha blu e Halvorsrudit është tërë njolla të errëta, njolla gjaku. Por komisarja Hana Vilhelmseni nuk dëshiron të marrë vendime të parakohshme.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000071

Botuesi: Botimet Dudaj

Kohë për të vrarë, John Grisham

Jeta e një vogëlusheje 10-vjeçare, shkatë-rrohet një herë e përgjithmonë nga dy të rinj të dehur e të paskrupull. Shumica e popullsisë së bardhë tmerrohet nga ky krim çnjerëzor.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Zonja e krimit, Agatha Christie

Tregimet më të zgjedhura nga Agatha Christie, autores më të famshme të librave të verdhë, mjeshtres së ndërtimit të enigmave të pabesueshme policore që e tërheqin lexuesin si me magnet.
600 Lekë
More

Botuesi: IDK

Vrasje në Amsterdam, Ian Buruma

Ishte një krim që bëri bujë: në një ditë të ftohtë nëntori, një i ri musliman vrau në mes të Amsterdamit regjisorin e famshëm e kontravers Theo Van Gogh
700 Lekë
More

Botuesi: Morava

Vrasja ime e parë, Leena Lehtolainen

Pas disa vitesh punë në policinë e shtetit, ku rutina e procesverbaleve dhe e marrjes në pyetje të keqbërësve të parëndësishëm e mërziste, Maria Kallio fillon të studiojë sërish në Fakultetin e Drejtësisë. Por ngaqë i mungon aksioni, pranon një punë në polici si zëvendësuese. Gjatë kësaj kohe do t'i paraqitet rasti të kryejë hetimin e parë kriminal.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
1 250 Lekë
More

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
1 100 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Pema e jeniçerëve, Jason Goodwin

I jashtëzakonshëm... paraqet një tablo të gjallë të Stambollit të shekullit të XIX – të dhe duket sikur vetë ai (Goodwin) e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund.
1 200 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.
1 200 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kalorësi i bronztë, Paullina Simons

"Kalorësi i Bronztë" paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Natë mbi ujë, Ken Follett

Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kënga e Qyqes, Robert Galbraith

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
1 500 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Syri i keq, Jason Goodwin

Ky libër i katërt i mistereve të Jason Goodwin që përfshijnë personazhin aq tipik, detektivin Jashim, e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19-të.
1 200 Lekë
More