Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Ditë të ethshme, Sandra Brown
  • Ditë të ethshme, Sandra Brown

Ditë të ethshme, Sandra Brown

Botimet Dudaj

Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. 

950 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ditë të ethshme
Gjinia: Roman
Autori: Sandra Brown
Shqipëroi: Alma Kushova
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 396
Pesha: 0.451 kg.
ISBN: 978-99943-0-096-9

Mbi librin

Sapo merr lajmin që vëllai i saj i vogël ka kryer vetëvrasje, Sajre Linçi lëkundet në vendimin që kishte marrë për të mos u kthyer më kurrë në Destini, qytetin e vogël të Luizianës, ku lindi e u rrit. Mendon të largohet menjëherë pas varrimit, por padashur e gjen veten të përfshirë në lojërat e Haf Hojlit, babait të saj tiran e sundues, njeriut që zotëron një kombinat metalurgjik, industrinë e vetme të qytetit, pra edhe jetën e gjithkujt që jeton atje.

Siç e parandiente, asgjë nuk ka ndryshuar në qytet. Babai dhe vëllai i saj Krisi, janë më të këqij se kurrë dhe tashmë kanë një partner të ri në krimet e tyre, një avokat karizmatik dhe dinak, i quajtur Bek Merkant, i cili është po aq i korruptuar sa ata. Menjëherë Beku i afrohet Sajres dhe ajo kupton se diçka më shqetësuese luhet në prapaskenë.

Ndërsa ajo i përvishet punës për të mësuar diçka për jetën e vëllait të vrarë, Denit, zbulon se ka shumë sekrete të tjera në qytetin e saj, që fshehin dekada dhimbjeje dhe zemërimi. Urrejtje të vjetra thurin plane për hakmarrje, krime të së shkuarës dalin përsëri në sipërfaqe dhe një djalë i ri i pakomprometuar, zëvendëssherifi i zonës, arrin në përfundimin se vdekja e Deni Hojlit nuk ishte vetëvrasje, por vrasje.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994300969
ean13
9789994300969
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Libri i shpirtrave, Glenn Cooper

Është thjesht një libër antik, por ruan brenda një sekret. Një sekret i shkruar me gjak në vitin 1297 nga shkrues të panumërt flokëkuq e sygjelbër, ndoshta të bekuar nga hiri hyjnor, ndoshta lajmëtarë të djallit.
900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Muza e errët, Armin Ohri

Berlin, 1865. Qyteti rënkon nën peshën e vapës dhe qytetarët ndjekin me frike dhe kërshëri rastin e fundit kriminal: thuhet se profesori Boto Golc paska vrarë në mënyrë barbare një prostitutë të rastit.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Nën ujë, Paula Hawkins

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t'u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 2

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...
1 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Errësira që na ndan, Renate Dorrestein

Në famullinë e vjetër të një fshati modern holandez, Loesi gjashtëvjeçare jeton me nënën artiste dhe me Lukosat, dy burra babaxhanë, për të cilët të gjithë mendojnë se janë qiraxhinjtë e piktores.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Binjakja e heshtur, S. K. Tremayne

Kur njëra nga vajzat e tyre binjake identike, Lidia, vdes në një aksident, Engusi dhe Sara Murkrofi shpërngulen në një ishull të braktisur të Skocisë, me shpresën se do të mund të rindërtojnë jetën e tyre të shkatërruar.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Njëri nga ne po gënjen, Karen M. McManus

Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000189

Botuesi: Ideart

Omerta, Mario Puzo

Bosi plak, Rajmondo Aprile, tashmë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi, për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo thërret nga Sicilia nipin e birësuar, Astor Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi Rebeka, Ken Follett

Verë 1942, Afrika e Veriut. Romeli ka rrethuar trupat britanike në një betejë që për Aleatët do të jetë shkatërruese. Gjenerali gjerman duket i pamposhtshëm.
900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete.
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2565

Botuesi: Botimet Dudaj

Mëndafshi francez, Sandra Brown

Brown është një tregimtare e përkryer. Admiruesit e zakonshëm që mburren se janë në gjendje të parashikojnë gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në librat e Brown – it do të gjenden para një befasie të këndshme.
1 200 Lekë
More
Ne gjendje