• Banner

Qerbelaja, Jacques Charmelot

Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën. Ku kishin përfunduar paratë? Kjo është pyetja e fundit që Ned Rashi i bëri vetes, pak para se të zhdukej.

149,50 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qerbelaja
Origjinali: Kerbala
Gjinia: Roman
Autori: Jacques Charmelot
Shqipëroi: Sonila Kapo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 432
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-1-808-7

Mbi librin

Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën. Ku kishin përfunduar paratë? Kjo është pyetja e fundit që Ned Rashi i bëri vetes, pak para se të zhdukej. Kur miku i tij Çarli u nis në kërkim të tij, dinte vetëm se gazetari amerikan ishte duke hetuar mbi shumat e mëdha të pashpenzuara kurrë për "rindërtimin e Irakut".

Por ajo çka Çarli nuk di, është se Nedi ka rënë në gjurmë të një sekreti që ka shkaktuar shumë viktima: operacioni Powerball, një komplot që, brenda pak ditësh, do t'i kushtonte Amerikës një president dhe pjesës tjetër të planetit një luftë botërore. Për këtë arsye, në Uashington, shefi i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë po lufton kundër kohës për të shpëtuar jetët e Nedit, Çarlit dhe atë të tijën.

Dhe për këtë, në rrugët e Bagdadit, mercenarët e shoqërisë së fuqishme së sigurisë, Total Force, kanë shpërthyer në një gjueti të pamëshirshme kundër dy miqve. Së bashku më përkthyesin besnik, Hiqmatin dhe Lajlën e ëmbël, Çarlit i duhet të zbresë në qytetin e nëndheshëm të Naxhafit, të futet në zemër të Zonës së Gjelbër në Bagdad, të ndjekë rrugët e kontrabandistëve përgjatë kufirit me Sirinë si dhe të marrë një sërë vendimesh që mund të ndryshojnë historinë e botës myslimane: ta bëjë të njohur apo jo përmbajtjen e letrës së humbur në Qerbela, sekretin më të rrezikshëm të Islamit?

Një aventurë e bukur, e shkruar nga një reporter i vijës së parë të luftës, që të çon në zemër të një Iraku të shkatërruar dhe magjepsës, të pushtuar nga ethet e parave dhe gjakut. Misteri i vdekjes së profetit Husein, komplotet e së djathtës ekstreme amerikane, luftërat për pushtet mes klaneve të shkretëtirës dhe intrigat e spiunazhit ndërkombëtar, ndërthuren në një vepër premierë të jashtëzakonshme, që luan me zotësi në kufijtë mes trillimit narrativ dhe njohjes direkt të një skenari rrezikshmërisht real.

Fragment nga libri

Karimi u fut në fluksin e njerëzve që mbërrinin në Qerbela për të qenë më afër Allahut. Burra e gra bashkë shpejtonin hapin për në mauzoletë e Huseinit dhe të Abazit. Më fatlumët do të arrinin të preknin lehtë me majat e gishtave varret e dy martirëve. Lart në qiej, të ulur pranë Krijuesit, të dy princat prisnin nderimet e tyre dhe do t'ia tregonin Atij që shikon gjithçka. Dhe ditën e gjykimit të madh këta shpirtra nuk do të duhej të prisnin për të kaluar dyert e parajsës.

Pelegrinët ecnin ngjeshur njëri pas tjetrit dhe Karimi filloi të bërtiste për të hapur një shteg:
- Na lini të kalojmë! Na lini të kalojmë!
Karroca e tij përplasej pas këmbëve, kërcinjve, por ai nuk bënte kujdes: askush nuk priste edukatë nga një shpërndarës.

Brenda pak minutash libanezi mbërriti në perimetrin e fundit të sigurisë. Policë me uniformë kontrollonin burrat e rreshtuar në radhë të gjata nën diellin përvëlues. Altoparlantët thërrisnin Mehdiun, imamim e Kohës, atë që I Plotfuqishmi e kishte zgjedhur për të shpëtuar botën. Gratë me abaja të zeza kontrolloheshin në tenda, ku gra të tjera kishin për detyrë t'u ngrinin vellon.

Mbi autorin

Jacques Charmelot, gazetar dhe shkrimtar francez, ka jetuar në Uashington, Bejrut, Teheran, dhe është dërguar si reporter në frontet kryesorë të luftës këta vitet e fundit, në mënyrë të veçantë në Ballkan dhe Lindjen e Mesme. Në vitin 2008 ka punuar një vit në Bagdad si kryeredaktor lokal i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP). Sot jeton mes Parisit dhe Romës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994318087
ean13
9789994318087
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

E panjohura e Senës, Guillaume Musso

Një natë dhjetori me mjegull, një grua e re nxirret nga lumi Senë pranë Urës së Re. Lakuqiq, me amnezi, por e gjallë. Shumë e tronditur, ajo dërgohet në infermierinë e komisariatit të policisë së Parisit... nga ku arratiset pas disa orësh...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Treni i nates, Martin Amis

Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2565

Botuesi: Botimet Dudaj

Mëndafshi francez, Sandra Brown

Brown është një tregimtare e përkryer. Admiruesit e zakonshëm që mburren se janë në gjendje të parashikojnë gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në librat e Brown – it do të gjenden para një befasie të këndshme.

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 2

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...

Çmimi 195,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Njëzet vjetët e Lusit, Elsa Osorio

Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

Çmimi 143,75 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000424

Botuesi: Cabej

Qeni i Baskervilëve, Arthur Conan Doyle

Sherlok Holmsi është një nga personazhet më të famshëm të librave të verdhë. Nga gjithë librat e shkrimtarit anglez Conan Doyle me detektivin e famshëm Sherlok Holms, romani "Qeni i Baskervilëve" konsiderohet si një nga më të mirët dhe më të sukseshmit.

Çmimi 56,35 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)