• Banner

  • Kenga e Qyqes, Robert Galbraith

Kënga e Qyqes, Robert Galbraith

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.

172,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kënga e Qyqes
Origjinali: The Cuckoo’s Calling
Gjinia: Roman
Autori: Robert Galbraith
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 576
Pesha: 0.703 kg.
ISBN: 978-9928-103-94-9

Mbi librin

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.

Strajku është veteran i luftës - i plagosur fizikisht dhe psikologjikisht - dhe jeta e tij është një dramë. Rasti i jep atij një spirancë shpëtimi nga ana financiare, por me kosto personale: sa më shumë gërmon në botën e ndërlikuar të bukuroshes modele, aq më shumë errësohen gjërat - dhe sa më pranë i afrohet së vërtetës, aq më ërcënues varet mbi të rreziku i tmerrshëm...

Një sekret përshkënditës i botës elegante përshkon atmosferën e Londrës - nga rrugët e heshtura të Mejfërit në baret e Ist Endit e deri në Soho - Kënga e Qyqes është një libër i mrekullueshëm. Ky është romani i parë i serisë me dedektivin Kormoran Strajk, i J. K. Rowlingut, shkruar me pseudonimin Robert Galbraith.

Komente mbi librin

“Kënga e Qyqes është një libër i madh? Përgjigjja është e thjeshtë. Po. Është i mahnitshëm.”

Chicago Tribune

“Një roman mjeshtëror, një vepër arti e letërsisë së krimit.”

Huffington Post

“Një nga romanet më të mira të krimit që unë kam lexuar ndonjëherë.”

Alex Gray

“Robert Galbraith ka një pendë të mrekullueshme për të përshkruar Londrën dhe për të na bërë të dashur një hero të ri.”

Daily Mail

“Me një talent të rrallë, Galbraith kombinon një detektiv kompleks e imponues dhe një asistente barabar të mirëformuar dhe inteligjente në një krim enigmatik... Lexuesit mund të shpresojnë të shohin shumë më tepër nga ky ekip i paharrueshëm...”

Publishers Weekly

“Një roman debutues brilant, i ambientuar në botën e pamëshirshme të stilistëve dhe modeleve.”

The Times

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103949
ean13
9789928103949
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Rastësisht një vend bosh, J. K. Rowling

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundjava, Bernhard Schlink

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjina, Dan Brown

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës".

Çmimi 184,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vrite babain, Sandrone Dazieri

Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2669

Botuesi: Dituria

Procedura, Harry Mulisch

Ky roman i Harry Mulisch, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Nuk duhet të fle, S. J. Watson

Kujtesa na përkufizon. Atëherë, çdo të ndodhte sikur të humbisje kujtimet e tua sa herë që fle? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerëzit që do, të gjitha të harruara brenda natës. Dhe i vetmi njeri të cilit i beson, ndoshta po të tregon vetëm gjysmën e historisë. Mirë se erdhe në jetën e Kristinës.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.

Çmimi 97,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Nën ujë, Paula Hawkins

Ditët e fundit para vdekjes, Nela i telefonon së motrës. Xhulsi nuk e ngre telefonin dhe nuk ia vë veshin thirrjes së saj për ndihmë. Tani, Nela ka vdekur. Thonë që u hodh vetë. Kurse Xhulsi u kthye në një vend, të cilin mendonte se e kishte lënë përgjithmonë pas shpine, për t'u kujdesur për vajzën adoleshente që la pas e motra.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një familje thuajse e përsosur, Jane Shemilt

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Çmimi 126,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vajza amerikane, Monika Fagerholm

1969. Një vajzë e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë e pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do të...

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)