• Banner

  • Ka mbaruar

Libri i shpirtrave, Glenn Cooper

Është thjesht një libër antik, por ruan brenda një sekret. Një sekret i shkruar me gjak në vitin 1297 nga shkrues të panumërt flokëkuq e sygjelbër, ndoshta të bekuar nga hiri hyjnor, ndoshta lajmëtarë të djallit.

900 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Libri i shpirtrave
Origjinali: Book of souls
Gjinia: Roman
Autori: Glenn Cooper
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2011
Fq. 324
Pesha: 0.377 kg.
ISBN: 978-9928-120-44-1

Mbi librin

Është thjesht një libër antik, por ruan brenda një sekret. Një sekret i shkruar me gjak në vitin 1297 nga shkrues të panumërt flokëkuq e sygjelbër, ndoshta të bekuar nga hiri hyjnor, ndoshta lajmëtarë të djallit. Sekret, që shfaqet rishtas më 1334-ën, në një letër të shkruar nga një abat i rrëgjuar nga mosha për t'i bërë ballë peshës së atij misteri. Sekret, që në rrjedhën e shekullit XVI, ndriçoi udhën e një teologu, ëndrrat e një vizionari dhe fjalët e një gjeniu.

Është thjesht një libër antik, por që rrezikon të ndezë një katrahurë të padëgjuar. Sepse ai libër duhet të prehet në Bibliotekën e të Vdekurve, ajo mori e pamatë vëllimesh ku gjenden datat e lindjes dhe vdekjes të të gjithë njerëzve që kanë jetuar prej shekullit VIII e tutje.

Dhe, pasi ndenji i varrosur nën pluhurin e historisë për më se shtatëqind vjet, tani ka dalë në dritë dhe është shndërruar në një obsesion për Uill Piperin, i vendosur ta zhdukë dhembjen që Biblioteka ka shkaktuar në jetën e tij; për Henri Spensin, që ia ka kushtuar jetën zgjidhjes së enigmës dhe që tashmë i ka ditët të numëruara; për Malkolm Frazierin, kreun e sigurisë së Bibliotekës, më i vendosur se kurrë, qoftë edhe duke vrarë, që bota të mos e marrë vesh të vërtetën.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928120441
ean13
9789928120441
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001116

Botuesi: Botimet Dudaj

Templari i fundit, Raymond Khoury

Akre, viti 1291 pas Krishtit... Ndërsa qyteti digjet dhe sulmet e furishme të njerëzve të Sulltanit mbi të nuk kanë të reshtur, anija Falcon Temple nis lundrimin duke mbartur një grup të vogël kalorësisht dhe një arkë të mistershme që u është besuar atyre nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit. Anija zhduket pa asnjë gjurmë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Labirinti i fshehtë, Luca Filippi

Viti i Zotit 1503. Në kështjellën e Goricias një tregtar venecian u gjet i mbytur në dhomën e vet. Gastaldi i Goricias kërkon të hedhë dritë mbi krimin dhe ngarkon me detyrën e hetimit Tiberio di Castro, një farmacist roman në syrgjyn, i shoqëruar nga Izabela, bija e bukur dhe inteligjente e viktimës, si dhe nga një murg misterioz.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Natë mbi ujë, Ken Follett

Shtator 1939: vetëm pak ditë pasi Britania i kishte shpallur luftë Gjermanisë, një avion gjigant u ul në Sauthempton, Angli. Transoqeaniku i shpejtë i kompanisë ajrore Pan American, avioni më luksoz i ndërtuar ndonjëherë, do të udhëtonte në drejtim të Nju-Jorkut, në fluturimin e fundit civil jashtë Europës për vitet e ardhshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Puthja e Amazonës, Mira Meksi

Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Interpretimi i vrasjes, Jed Rubenfeld

Në anën tjetër të qytetit, në një apartament luksoz që e shihte nga lart qytetin, një vajzë e re dhe jashtëzakonisht tërheqëse, gjendet e varur në llampadar, e rrahur me fshikull, e sakatuar dhe e mbytur. Ditën tjetër, një bukuroshe tjetër, një trashëgimtare rebele, që përçmonte njëkohësisht shoqërinë e lartë dhe prindërit e saj më pak aventuroz, për pak...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Damka e djallit, Glenn Cooper

Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Katra, Veronica Roth

Fillimisht Veronica Roth nisi ta shkruante Divergjenten nga perspektiva e Tobias Itënit, një djalë nga Vetëmohuesit, që përjetonte tensione të forta me të atin dhe që donte të çlirohej nga grupimi i tij. Pas tridhjetë faqesh, ngeci, sepse rrëfimtari nuk i dukej i përshtatshëm për historinë që donte të tregonte.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Libri sekret, Gregory Samak

Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001809

Botuesi: Pegi

Femija 44, Tom Rob Smith

Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gushëkuqi, Jo Nesbo

Luftërat nuk përfundojnë kurrë. Dhe për Herri Holin lufta sapo ka filluar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup ushtarësh të rinj norvegjezë luftuan në krah të ushtrisë gjermane në dyert e Leningradit. Janë "burrat e frontit". Beteja i bashkoi si një grusht i vetëm, por në fund të luftës, një vrasje e çuditshme dhe një dsezertim e përçanë dhe e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Labirinti i fshehtë, Luca Filippi

Viti i Zotit 1503. Në kështjellën e Goricias një tregtar venecian u gjet i mbytur në dhomën e vet. Gastaldi i Goricias kërkon të hedhë dritë mbi krimin dhe ngarkon me detyrën e hetimit Tiberio di Castro, një farmacist roman në syrgjyn, i shoqëruar nga Izabela, bija e bukur dhe inteligjente e viktimës, si dhe nga një murg misterioz.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Vejusha e Zezë, Daniel Silva

E etur për gjak... ISIS-i ka organizuar një sulm me bombë në Paris, gjë që nxit qeverinë franceze të vihet në ndjekje të personit përgjegjës, para se ai të sulmojë sërish. Gabriel Alonit nuk i mbetet veçse të infiltrojë një agjente në grupin terrorist më të rrezikshëm në botë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)