• Banner

Labirinti i fshehtë, Luca Filippi

Viti i Zotit 1503. Në kështjellën e Goricias një tregtar venecian u gjet i mbytur në dhomën e vet. Gastaldi i Goricias kërkon të hedhë dritë mbi krimin dhe ngarkon me detyrën e hetimit Tiberio di Castro, një farmacist roman në syrgjyn, i shoqëruar nga Izabela, bija e bukur dhe inteligjente e viktimës, si dhe nga një murg misterioz.

11,10 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Labirinti i fshehtë
Origjinali: Il labirinto occulto
Gjinia: Roman
Autori: Luca Filippi
Shqipëroi: Virgjil Kule
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2014
Fq. 424
Pesha: 0.506 kg.
ISBN: 978-9928-06-093-8

Mbi librin

Viti i Zotit 1503. Në kështjellën e Goricias një tregtar venecian u gjet i mbytur në dhomën e vet. Gastaldi i Goricias kërkon të hedhë dritë mbi krimin dhe ngarkon me detyrën e hetimit Tiberio di Castro, një farmacist roman në syrgjyn, i shoqëruar nga Izabela, bija e bukur dhe inteligjente e viktimës, si dhe nga një murg misterioz.

Tiberio nis një rrugëtim të vështirë që do ta çojë në gjurmët e një qytetërimi të lashtë. Për të vënë në vend drejtësinë si dhe për të rekuperuar dorëshkrimin e çmuar, farmacistit do t'i duhet të përballet me dyndjet e turqve si dhe të përgënjeshtrojë demonë të pavërtetë, në një udhëtim aventurier përgjatë brigjeve të Istrias deri në Republikën e Venecias. Ndërkohë në Romë vdes Papa Aleksandri i VI i urryer... Por, një forcë e errët do të verë në lëvizje përgatitjet për përmbushjen e një profecie...

Vetëm një mjek do të mund të shkruante rreth psikologjisë dhe botës enigmatike të një farmacisti! Tiberio di Castros do t'i duhet sërish të zgjidhë një krim, për shkak të së cilit do të gjendet i humbur në një histori të lashtë dhe komplekse, një mister i cili do ta përfshijë atë tërësisht, edhe në rrafshin sentimental. Ky është një roman tërheqës, me të gjithë elementët e duhur që mund të mbërthejë lexuesin: personazhe të trazuar, krime enigmatike, befasi, intrigë, forcë, mister dhe dashuri.

Fragment nga libri

Para syve të tij materializohen fragmente të një realiteti gjysmë ëndërr, ende një mundësi. Sidoqoftë ai arriti ta shihte deri në detaje. Zinxhiri i ngjarjeve i formuar për shkak të atij krimi enigmatik është pështjellues.

Njëra pas tjetrës taselet e ngjarjes nisin e ngjiten, duke formuar kështu një pamje më të plotë të mozaikut. Dikush duhej ta merrte detyrën për të hetuar rreth krimit. Nuk mbetej gjë tjetër veçse të pritej me kureshtje. Nga buzët ati i gurgullojnë nënqeshje. Mbas priti një copë herë, mbuloi fytyrën me kapuç, e u zhduk.

Mbi autorin

Luca Filippi u lind në 1976, në Romë, dhe i përket shenjës së luanit, yllësi e cila mendohet të ketë një farë ndikimi në jetën e tij, duke ditur se Antonio Leone është botuesi i tij dhe se i biri i tij i tretë quhet pikërisht Leone. Punon si mjek në Spitalin e Santa Maria Goretti di Latina.

Ndërsa në krijimtarinë e tij letrare kërkon të lidhë pasionin për historinë me atë për hetimet shkencore. Shfaqet në 2009 me romanin e shkurtër "Djajtë e Zisas", një rrëfim i cili vijon paralelisht midis Palermos të shekullit të XIV dhe Palermos së sotme, e që fokusohet mbi misterin e sarkofagut të Federico II. Gjithmonë në 2009, publikon romanin "Misteri i papeshës". "Labirinti i fshehtë", është botuar në 2013.

Brenda një kohe shumë të shkurtër ky libër është botuar në pesë gjuhë të ndryshme dhe është shpallur fitues i çmimit special në Montefiore, në konkursin Premio Internazionale "Dario Ghiringhelli". Ky roman është mirëpritur nga lexuesi dhe për disa javë rrjesht ka qënë në krye të klasifikimeve të portalit IBS.it në zhanrin e "Librave të verdhë historikë".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060938
ean13
9789928060938
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001116

Botuesi: Botimet Dudaj

Templari i fundit, Raymond Khoury

Akre, viti 1291 pas Krishtit... Ndërsa qyteti digjet dhe sulmet e furishme të njerëzve të Sulltanit mbi të nuk kanë të reshtur, anija Falcon Temple nis lundrimin duke mbartur një grup të vogël kalorësisht dhe një arkë të mistershme që u është besuar atyre nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit. Anija zhduket pa asnjë gjurmë.

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Avokati i Djallit, Morris L. West

Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ortaku, John Grisham

Romani "Ortaku", i Romani "Ortaku", i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza angleze, Daniel Silva

Një vajzë... shtatë ditë... përndryshe, është e vdekur. Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasja në famulli, Agatha Christie

Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me mendjen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Frikë nga fluturimi 7A, Sebastian Fitzek

 Merr një telefonatë nga një i panjohur, i cili i thotë që në avion me të ndodhet edhe një ish-pacient i tiji. Dikush, të cilin Matsi dikur e ka çliruar nga fantazitë vrasëse e të dhunshme. Dhe të cilin tanimë ai duhet bindë që të çojë drejt vdekjes veten dhe mbi 600 pasagjerët në bord. Nëse Matsi nuk e bën këtë gjë, po atë natë e bija do të vdesë...

Çmimi 13,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Të burgosur në kohë, Michael Crichton

Një burrë i moshuar gjendet i humbur në mes të shkretëtirës së Arizonës, shumë larg prej çdo qendre të banuar. Atij s'i kujtohet si ka mbërritur deri aty e as se kush është. E vetmja gjë që ka me vete është planimetria e një manastiri mesjetar ...

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)