Fshihmë në zemrën tënde, Torsten Pettersson
  • Fshihmë në zemrën tënde, Torsten Pettersson

Fshihmë në zemrën tënde, Torsten Pettersson

Morava

Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t'ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale.

700 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Fshihmë në zemrën tënde
Origjinali: Göm mig i ditt hjärta
Gjinia: Roman
Autori: Torsten Pettersson
Shqipëroi: Jonila Spiro
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2013
Fq. 264
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-120-02-1

Mbi librin

Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t'ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale. Nga ana tjetër, disa dëshmitarë deklarojnë, se, një natë para zhdukjes, kanë dëgjuar ulërima, që vinin nga shtëpia e Petrës, dhe kështu dyshimet bien mbi prindërit, të njohur si të alkoolizuar.

Por diçka e pazakontë e shqetëson Lindmarkun: një Toyota gri e errët, e parkuar për ditë të tëra përpara shtëpisë së Petrës, është zhdukur në mënyrë misterioze së bashku me vajzën. Vlerësohet edhe pista e pedofilisë, për të cilën hetimet përqendrohen mbi Nils Dunanderin, trajnerin e hokejit të Petrës. Por disa ditë më vonë, gjendet trupi i pajetë i Nilsit, të cilit i kanë prerë një vesh. Ndërkohë, Petra gjendet shëndoshë e mirë, por i jep policisë një variant aspak bindës të ngjarjeve.

Në mbrëmje, kur Lindmarku kthehet në shtëpi, gjen një letër: "E DI SE KUSH JE. PETRA ËSHTË NDËSHKIMI". Një letër shumë e ngjashme me atë të gjetur një vit më parë, fill pas arrestimit të kolegut të tij, Gunar Holmit... Një dyshim i ankthshëm depërton në mendjen e detektivit: Mos ndoshta ka një lidhje ndërmjet dy çështjeve?

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928120021
ean13
9789928120021
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Zogu ogurzi, Camilla Läckberg

Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve?
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Rruga e së keqes, Robert Galbraith

Një pako misterioze i dorëzohet Robin Elakotit. Vajza mbetet e tronditur kur zbulon se në pako gjendet këmba e prerë e një gruaje. Hetuesi privat Kormoran Strajk, shefi i saj, befasohet më pak, por është po aq i alarmuar. Vetëm katër njerëz, që janë pjesë e së kaluarës së tij, mund të jenë përgjegjës.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001809

Botuesi: Pegi

Femija 44, Tom Rob Smith

Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.
1 000 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Krimbi i mëndafshit, Robert Galbraith

Londër. Shkrimtari ekstravagant Ouen Kuini ka humbur prej disa ditësh. Nuk është hera e parë që ai zhduket befas, por kurrë nuk ka qenë larg shtëpisë kaq gjatë. E shoqja vendos të angazhojë detektivin privat Kormoran Strajk për ta gjetur Kuinin dhe ta kthejë në shtëpi.
1 500 Lekë
More

Referenca: K1R3P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Sepse të dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dëshmitari i akuzës, Agatha Christie

Aventurat më interesante të Herkul Puarosë, detektivit shtatshkurtër belg, me "qelizat gri" të pagabueshme; të mis Marpëllit, plakës simpatike e beqare të pasionuar pas historive të krimit; të Parker Pajnit misterioz, njeriut që është në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet, janë përfshirë në këtë përmbledhje me tregime të shkurtra të Agatha Christie.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ortaku, John Grisham

Romani "Ortaku", i Romani "Ortaku", i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Pakoja, Sebastian Fitzek

Shumë, shumë larg, prapa maleve të fjalëve, larg prej vendeve zanore dhe bashkëtingëllore, atje jetonin tekstet e verbëra. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. Ndarazi ata jetonin në të djathtë të bregut të semantikës, suaj. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. 
1 090 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001903

Botuesi: Te tjere

Ndjesia e Smilles per deboren, Peter Hoeg

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferri, Dan Brown

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Morava

Falmi sytë e tu, Torsten Pettersson

Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.
800 Lekë
More