
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.
Titulli: Sekreti i mijëvjeçarit
Origjinali: The Eight
Gjinia: Roman
Autori: Katherine Neville
Shqipëroi: Margarita Sulaj Skënderi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 644
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-99943-170-6
Përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në një sondazh kombëtar në Spanjë, realizuar nga e përditshmja e njohur "El Pais", "Sekreti i mijëvjeçarit" është votuar si një ndër dhjetë librat më të mirë të të gjitha kohërave. Që para më shumë se njëzet vjetësh, romani debutues i Katherine Neville, "Sekreti i mijëvjeçarit", e befasoi lexuesin dhe përcaktoi etapën letrare të epokës së trillerit epik.
Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.
Qyteti i Nju-Jorkut, 1972. Një amatore në matematikë dhe shah, Ketrin Velis, është gjithashtu eksperte kompjuterësh për një firmë të madhe kontrolli financiar, "Teta e Madhe". Përpara se të niset me një detyrë të re në Algjeri, Keti lexon pëllëmbën e dorës te një parashikuese fati. Gruaja e paralajmëron atë për një rrezik.
Më pas, një tregtar antikash i bën Ketit një ofertë misterioze: ai ka një klient anonim, i cili po përpiqet të mbledhë gurët e një kompleti antik shahu, që mendohet se mund të jetë në Algjeri. Nëse Keti i sjell gurët në ShBA, ajo do të shpërblehet bujarisht.
Jugu i Francës, 1790. Mirej de Remi dhe kushërira e saj Valentina janë rishtare në abacinë e Montglejnit, që i ngjan një kështjelle. Kur Franca u përfshi nga flakët e Revolucionit, dy vajzat u rebeluan ndaj jetës së kufizuar të manastirit – ndërkohë që mjetet e shpëtimit i kishin gati.
Në abaci, varrosur thellë, janë gurët e Takëmit të shahut të Montglejnit, që dikur i përkiste Karlit të Madh. Kushdo që i bashkon gurët, mund të jetësojë Lojën, që ka fuqi të pakufizuara. Por, për ta mbajtur sekret Lojën nga ata që mund të abuzojnë me të, gurët duhen shpërndarë në të gjithë botën.
"Një vepër tërheqëse dhe argëtuese, që arrin të jetë sa prekëse, aq dhe me ide interesante nga pikëpamja intelektuale... Pak vetë mund t'i rezistojnë."
Los Angeles Times Book Review
"Me aftësinë e një alkimisteje, Neville përzien romancën moderne, trillimin historik, misterin mesjetar dhe nxjerr... ar."
People
Katherine Neville ka qenë për afro 20 vjet këshilltare ndërkombëtare dhe menaxhere kompjuterësh për energjinë dhe financat. Ka punuar për IBM-në, për qeverinë algjeriane, Departamentin amerikan të Energjisë, OPEK-un, Zyrën e Menaxhimit të Tokës, Bursën e Nju-Jorkut dhe Bankën e Amerikës. Studimet pasuniversitare i kreu për letërsi afrikane dhe për disa vjet ishte fotografe për reklamim biznesi, modele profesioniste dhe piktore.
Me punën e saj ka lënë gjurmë në shtatë vende, në tri kontinente dhe në më shumë se njëzet shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përvojat e ndryshme nëpër botë i kanë shërbyer për pasurimin e romaneve të saj.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU000047
Botuesi: Botimet Dudaj
Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.
Referenca: SKU000048
Botuesi: Botimet Dudaj
Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.
Referenca: SKU000050
Botuesi: Botimet Dudaj
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.
Referenca: SKU000946
Botuesi: Botimet Dudaj
ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
Referenca: SKU001116
Botuesi: Botimet Dudaj
Akre, viti 1291 pas Krishtit... Ndërsa qyteti digjet dhe sulmet e furishme të njerëzve të Sulltanit mbi të nuk kanë të reshtur, anija Falcon Temple nis lundrimin duke mbartur një grup të vogël kalorësisht dhe një arkë të mistershme që u është besuar atyre nga Mjeshtri i Madh i Urdhrit. Anija zhduket pa asnjë gjurmë.
Referenca: SKU001138
Botuesi: Botimet Dudaj
Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.
Botuesi: Botimet Dudaj
Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...
Reference: 2669
Brand: Dituria
Title: ProceduraOriginal: De ProcedureCategory: NovelAuthor: Harry MulischAlbanian translator: Edit DibraPublisher: DituriaYear: 2003Pgs. 208Weight: 0.32 kgISBN: 978-99927-59-17-8
Reference: SKU000097
Brand: Botimet Dudaj
Title: Tri jetët e Ana MarksitOriginal: Die drei Leben der Anna MarxCategory: NovelAuthor: Kristinë GrenAlbanian translator: Brikena KadzadejPublisher: DudajYear: 2002Pgs. 600Weight: 0.55 kgISBN: 978-99927-50-22-7
Reference: 2193
Brand: Dituria
Title: HipnotizuesiOriginal: HypnotisörenCategory: NovelAuthor: Lars KeplerAlbanian translator: Ilira Shurbani, Aurora KëngaPublisher: DituriaYear: 2011Pgs. 548Weight: 0.681 kgISBN: 978-9928-103-13-0
Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.