Arlekini, Bernard Cornwell
  • Arlekini, Bernard Cornwell

Arlekini, Bernard Cornwell

OMBRA GVG

Ishte koha kur anglezët kapërcyen La Manshin për të luftuar kundër francezëve. Ushtria udhëhiqej nga mbreti, lordët e mëdhenj dhe kalorësit, por do të ishin harkëtarët, njerëzit e thjeshtë, arma sekrete e Anglisë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në kërkim të Gralit, Arlekini, vëllimi i parë
Origjinali: Harlequin
Gjinia: Roman
Autori: Bernard Cornwell
Shqipëroi: Riza Ibrahimi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2007
Fq. 522
Pesha: 0.528 kg.
ISBN: 978-99943-447-9-6

Mbi librin

Ishte koha kur anglezët kapërcyen La Manshin për të luftuar kundër francezëve. Ushtria udhëhiqej nga mbreti, lordët e mëdhenj dhe kalorësit, por do të ishin harkëtarët, njerëzit e thjeshtë, arma sekrete e Anglisë.

Tomasi i Huktonit është një prej këtyre harkëtarëve. Por ai është gjithashtu dhe bartësi i një misioni – të cilin, i rrëmbyer nga kënaqësia e luftimit, shpesh e harronte – të hakmerrej për vrasjen e të atit nga një bandit francez dhe të gjente e të merrte sërish thesarin e familjes së tij.

Por udha do të ishte shumë më e ndërlikuar dhe e pabesë sesa kishte menduar ai, dhe armiku që e priste do të shfrytëzonte fuqinë e reliktit më të madh të botës së krishterë, të vetë Graalit. Libri i parë i serisë "Në kërkim të Graalit" mbyllet me betejën e famshme të Kresisë, që shënon fillimin e asaj çka më vonë do të njihet si periudha e Luftës Njëqindvjeçare.

Në këtë libër vetëm dy ngjarje janë thjesht fryt i fantazisë: sulmi i fillimit në Hukton (edhe pse francezët kanë bërë në të vërtetë shumë zbarkime të këtij lloji në brigjet angleze) dhe luftimi midis kalorësve të zotit Sajmën Xheklli dhe njerëzve të armatosur në shërbim të Zhofruasë së Pont Blankut jashtë mureve të Larosh – Derrienit.

Përveç këtyre, të gjitha rrethimet, betejat dhe luftimet janë marrë nga historia, siç është vdekja e Zhofruasë në Lanion. Larosh – Derrieni është pushtuar më tepër duke kapërcyer muret sesa me një sulm nëpërmjet bregut të lumit, por kam dashur t'i jap Tomasit një rast për të bërë diçka, në mënyrë që të isha i lirshëm në aksionet e kontit të Northemptonit.

Konti i ka realizuar të gjitha ato bëmat që i janë atribuar në libër: pushtimi i Larosh – Derrienit, kapërcimi me sukses i lumit Som në vaun e Blankshetakut dhe trimëritë në betejën e Kresisë.

Pushtimi dhe plaçkitja e qytetit të Kaenit janë zhvilluar saktësisht siç janë përshkruar në roman, ashtu si dhe beteja e famshme e Kresisë. Shkurt, ajo ka qenë një periudhë e tmerrshme e historisë, që tani konsiderohet si fillimi i ashtuquajturës Lufta Njëqindvjeçare.

Komente mbi librin

"Tabllo e një konflikti të përgjakshëm në mes të një trazire politike dhe fetare, përshkruar plot ngjyra nga një shkrimtar i shkëlqyer si Bernard Cornwell."

The Economist

"Një roman historik me të vërtetë i mrekullueshëm."

Evening Standard

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994344796
ean13
9789994344796
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kënga e Qyqes, Robert Galbraith

Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Bibla prej argjile, Julia Navarro

Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij,...
1 600 Lekë
More

Botuesi: Morava

Vajza amerikane, Monika Fagerholm

1969. Një vajzë e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë e pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i "misterit të vajzës amerikane", që do të...
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrëfimi, John Grisham

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Morava

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000420

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në famulli, Agatha Christie

Ai që do të vrasë kolonel Prothëroin, - tha famullitari duke prerë me thikë një kofshë viçi të pjekur, do t'i bëjë një nder të madh kësaj bote!" Ishte një pohim i lëshuar pa kujdes nga një njeri i kishës.
672 Lekë
More

Referenca: SKU000424

Botuesi: Cabej

Qeni i Baskervilëve, Arthur Conan Doyle

Sherlok Holmsi është një nga personazhet më të famshëm të librave të verdhë. Nga gjithë librat e shkrimtarit anglez Conan Doyle me detektivin e famshëm Sherlok Holms, romani "Qeni i Baskervilëve" konsiderohet si një nga më të mirët dhe më të sukseshmit.
490 Lekë
More

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.
850 Lekë
More

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Aroma e gjetheve të limonit, Clara Sanchez

Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
1 300 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Klubi i Bakllavasë, Jason Goodwin

Tre të rinj italianë, ende të papjekur e në politikë, me qëndrimin e tyre liberal donin që Italia të futej në rrjedhën e ndryshimeve, pa sundues autoritarë, veçanërisht atë të papës dhe të kishës. Për këtë, ata shkojnë në këtë qytet ku ndihen më të sigurtë dhe njëkohësisht kanë marrë urdhrin për të vrarë një princ polak.
1 200 Lekë
More

E sigurt, S. K. Barnett

Një vajzë e rrëmbyer i mbijeton një makthi dymbëdhjetëvjeçar. Tani ajo është kthyer e sigurtë në shtëpi… Me të vërtetë?
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2793

Botuesi: OMBRA GVG

Vagabondi, Bernard Cornwell

Mes një grupi të jashtëzakonshëm aktorësh, mbretër, murgj, kardinalë e mercenarë, Tomasi i kundërvihet përfundimisht një batakçiu të hatashëm... Spikatës me akte heroike, me karaktere të stërholluar e skena drithëruese, ky libër konfirmon edhe një herë famën e Kornuellit si një mjeshtër i vërtetë i romanit historik
1 100 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë, Julia Navarro

Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.
1 250 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Pema e jeniçerëve, Jason Goodwin

I jashtëzakonshëm... paraqet një tablo të gjallë të Stambollit të shekullit të XIX – të dhe duket sikur vetë ai (Goodwin) e shpie lexuesin nëpër qytet, ndërkohë që përshkrimet e tij mbi qytetin të ofrojnë një kënaqësi të pafund.
1 200 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.
1 200 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Portreti i Belinit, Jason Goodwin

Nëse doni vërtet të merrni arratinë nga kjo botë e sotme, e ftohtë dhe e mërzitshme, ky është libri që ju çon në një tjetër botë. Aq sa është një roman letrar dhe trillim historik, aq edhe një mister. Hetimi i shpie këta detektivë mendjemprehtë, guximtarë dhe tërheqës, në Venecia, ku lexuesit fatlumë përjetojnë një periudhë të magjishme të historisë së...
1 200 Lekë
More