• Banner

  • Ka mbaruar

Kllounët që sollën lot, Johannes Mario Simmel

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...

14,86 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kllounët që sollën lot
Origjinali: Doch mit den Clowns kamen die Tränen
Gjinia: Roman
Autori: Johannes Mario Simmel
Shqipëroi: Ervin V. Ibro
Shtëpia botuese: EBG sh.p.k
Viti: 2014
Fq. 600
Pesha: 0.701 kg.
ISBN: 978-9928-42-33-8-2

Mbi librin

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...

Cirku ishte ende i mbushur plotë nga të qeshurat e fëmijëve prej dy kllounëve të mrekullueshëm. Befas ata nxjerrin automatikët dhe qëllojnë brutalisht mbi spektatorët e pambrojtur. Në gjakderdhjen e tmerrshme bien viktima edhe hulumtuesi i famshëm i gjeneve Martin Gelhorn, bashkëshortja e tij dhe vajzat e tij të vogla.

Një tjetër spektatore, Norma Desmond, reportere e njohur ndërkombëtare, përpiqet më kot për të shpëtuar djalin e saj. Pas humbjes së fëmijës së dashur, Norma sheh vetëm një arsye në jetën e saj. Ajo duhet të gjejë pse ndodhi e gjithë kjo. Gjurmët e çojnë shpejt në Institutin e Gellhornit, ku një grup shkencëtarësh të rinj nga vende të ndryshme, punojnë për eksperimente me rrezikshmëri të lartë.

Johannes Mario Simmel përshkruan me saktësi dhe vërtetësi për ata që kanë kohë që përgatiten në botë për kërkimin e së nesërmes, e cila në çdo moment mund të bëhet realitet i tmerrshëm dhe për të cilën vetëm një grusht njerëzish mund të jenë në dijeni. Menjëherë pas fillimit të kërkimit të saj, Norma njeh biokimistin polak Jan Barski, nga tani e tutje, shoku i saj është ndërmjet një makthi, me gjithnjë e më shumë ngjarje e ndodhi, në fund të të cilave qëndron njohuria e tmerrshme: ajo që zbuluan hulumtuesit e gjeneve nga rastësia do ishte në dorën e një prej dy superfuqive, çelësi i zotërimit të botës.

Një luftë e pamëshirshme fillon për armën sekrete. Jani dhe Norma duke u përkrahur nga miku i saj prindëror, Alvin Vesten, ish – minsitër që ka lidhje në mbarë botën, dalin si avokatët e fundit të përgjegjësisë morale, armiq deri në vdekje të të gjithë shërbyesve pa skrupuj të pushtetit politik.

Skenat e luftës ndërrohen në rend të shpejtë: nga Hamburgu në Nisë, ku në një klinikë ekzistojnë produkte të tmerrshme të manisë së avancimit të shfrenuar; në Berlin, në qytetin tjetër të sulmit terrorist; në Paris, në ata laboratorë ku manipulimet e gjeneve tashmë kanë kushtuar jetët e njerëzve; dhe në ishullin Guernsei, sepse këtu jeton njeriu i cili mund t'i sjellë tmerrit një fund...

Johannes Mario Simmel nuk i lë fare kohë lexuesit të marrë frymë, ku ndodhitë e shpeshta dhe krejt të papritura shkojnë kundër vullnetit të pikës vendimtare të krizës. Kërcënim, rrëmbim, vrasje, nuk ka asgjë që superfuqitë të kenë frikë. Gjatë kohës kur shkencëtarët janë pothuajse gati të heqin dorë nga rezistenca e tyre, mbërrijnë Jani dhe Norma, antipatia e të cilëve i hap rrugë dashurisë së thellë, në një kurth të turpshëm, nga e cila duket se s'ka rrugëdalje...

Fragment nga libri

Tani të dy po tundin çelësat e valixhes së zezë. Papritur valixhja hapet. Papritur të dy kllounët qëndrojnë pranë njëri – tjetrit. Secili mban një automatik në dorë. Ata qëllojnë menjëherë në atë drejtim të arenës, ku po rrinë ulur zonja e re me djalin e saj dhe zotëria flokëthinjur me familjen e tij. Shpërthen paniku. Fëmijët qajnë. Burrat bërtasin. Gratë ulërijnë...

Mbi autorin

Johannes Mario Simmel lindi në vitin 1924 në Vjenë dhe u bë i njohur në vitin 1948 nga romani i tij i parë "Habitem që jam kaq i lumtur". Me romanet e tij brilante të kritikës kohore dhe shoqërore, ai ka bërë një emër ndërkombëtar.

Suksesi i Simmel – it qëndroi përballë gjykimit stereotip të kritikës letrare nga lexuesit e të gjitha shtresave për shumë vite me radhë: ai ishte i vulosur si shkrimtar i parëndësishëm. Në kohët e fundit, romanet e tij, jo vetëm që u vunë re nga kritikët, por ai u bë gjithnjë e më i njohur.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928423382
ean13
9789928423382
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Çmimi 10,90 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000048

Botuesi: Botimet Dudaj

Engjëj dhe Djaj, Dan Brown

Përpara se të shpërthente te "Kodi i Da Vinçit", simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000050

Botuesi: Botimet Dudaj

Kodi i Da Vinçit, Dan Brown

Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000051

Botuesi: Botimet Dudaj

Mashtrimi i Madh, Dan Brown

Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar,... një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...

Çmimi 12,88 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001903

Botuesi: Te tjere

Ndjesia e Smilles per deboren, Peter Hoeg

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 12,39 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ferri, Dan Brown

Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë thriller që ka shumëçka prej "ferri" brenda. Ritmi, para së gjithash, simbolika e ndezur dhe në fund kompleksiteti i personazheve që të përfshin në një veprim ca të rrallë për romanet aksion: të injektojnë te lexuesi joshjen e së keqes madje duke i ngulitur edhe...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vrasje në shtator, Anne Holt

Kufoma, të cilën e zbulon rastësisht gjatë një shëtitjeje avokatja Kerin Borgu nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Robert Harris

Ngritjen e përplasjet e tij me kolosët e atëhershëm të Romës na tregon Robert Harris në romanin e tij, të mbrujtur sa me fantazi po aq të mbështëtur në burimet historike, më të plotat se të çdo periudhe tjetër të Romës së lashtë. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2669

Botuesi: Dituria

Procedura, Harry Mulisch

Ky roman i Harry Mulisch, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një apartament në Paris, Guillaume Musso

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. 

Çmimi 11,89 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000070

Botuesi: Botimet Dudaj

Klienti, John Grisham

Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bashkëpunëtori, John Grisham

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Avokati i Djallit, Morris L. West

Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës.

Çmimi 7,43 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)