• Banner

Fundjava, Bernhard Schlink

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fundjava
Origjinali: Das Wochenende
Gjinia: Roman
Autori: Bernhard Schlink
Shqipëroi: Irena Nasi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 260
Pesha: 0.236 kg.
ISBN: 978-99943-0-348-9

Mbi librin

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta? Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

Gazetari Hener, mësuesja Ilze, biznesmeni Ulrih me të shoqen dhe të bijën, Karina, peshkope e një kishe të vogël fshati, avokati Andreas – të gjithë në njëfarë mënyre e kishin përkrahur dikur revolucionin. Po tanimë ata janë bërë pjesë e realitetit qytetar.

Ata vijnë nga besnikëria, nostalgjia dhe kurioziteti. Kanë dëshirë t'i japin këshilla Jorgut, ta ndihmojnë, por njëkohësisht të ruajnë edhe distancën. Por nuk arrijnë t'i shmangen përballjes me biografinë, t'u shmangen ëndrrave për jetën e tyre dhe gënjeshtrave. E shkuara zgjohet përsëri...

Komente mbi librin

"Një prozë e shkëlqyer dhe e thjeshtë. Schlink-u është një mjeshtër i gjuhës gjermane. Ai shkruan në mënyrë të qartë dhe me inteligjencë."

Ekhard Fur, Die Welt, Berlin

"Bernhard Schlink arrin t'i mbrojë me shumë kujdes veprat e rralla të artit në letërsinë gjermane, kryesisht pa ia hequr lexuesit të drejtën e gjykimit moral; nëpërmjet një saktësie sugjestive të gjuhës, ia del të arrijë një shkallë shumë të lartë qartësie."

Verner Fuld, Focus, Munih

"Bernhard Schlink gjen pikat e dobëta të aktualitetit gjerman."

Verena Auferman, Süddeutsche Zeitung, Munih

Mbi librin

Bernhard Schlink ka lindur në vitin 1944 në Bilefeld, është jurist dhe jeton në Berlin dhe Nju-Jork. Romanin e parë kriminalistik, "Gjyqësia e Selbit", e ka botuar së bashku me Valter Pop-in. Më pas vijuan romanet e tjerë kriminalistikë: "Nyja gordiane" dhe "Mashtrimi i Selbit".

Romani i publikuar në vitin 1995, "Leximtari", përkthyer në dyzet gjuhë dhe nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përmbledhja me tregime "Lektisje dashurie", botuar në vitin 2000, e bënë të njohur si shkrimtar në mbarë botën - por edhe në Shqipëri, pasi këto dy libra u botuan dhe u përkthyen prej Shtëpisë Botuese "Dudaj" .

Në vitin 2001 trilogjia për detektivin privat Gerhard Selb u mbyll me romanin "Vrasja e Selbit". Në vitin 2006 u botua romani i tij "Kthim në shtëpi", ndërsa në vitet 2005 dhe 2007 u botuan dy vëllimet me ese "Bindjet" – ku flitet për politikën, drejtësinë, shkrimin, besimin dhe ndjesitë e fajit për të shkuarën.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303489
ean13
9789994303489
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001903

Botuesi: Te tjere

Ndjesia e Smilles per deboren, Peter Hoeg

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 10,63 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.

Çmimi 9,35 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Firma, John Grisham

Miç Mekdiri del i pari i kursit të tij në Fakultetin e Drejtësisë në Harvard dhe zgjidhet si më i miri i Amerikës. Por bën një gabim të tmerrshëm. Kur nënshkroi kontratën me një firmë në Memfis, mendoi se ai dhe gruaja e tij e bukur, Abi, e vunë gjithçka në vijë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

E veçanta e dhjetorit, Donald Ryan

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Origjina, Dan Brown

Robert Langdon, profesor i simbologjisë dhe i ikonologjisë në Harvard, mbërrin në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos për të qenë i pranishëm në një njoftim madhor – paraqitjen e një zbulimi që "do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës".

Çmimi 13,60 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Bibla prej argjile, Julia Navarro

Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij,...

Çmimi 13,60 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Kryengritësja, libri i dytë, Veronica Roth

Një zgjedhje mund të të shndërrojë ose mund të të shkatërrojë. Por çdo zgjedhje ka rrjedhimet e saj. Ndërkohë që në të gjitha grupimet lindin trazira, Tris Prajëri vazhdon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit që do dhe veten, teksa përballet me pyetjet që e mundojnë rreth dhimbjes, faljes, identitetit e besnikërisë, politikës dhe dashurisë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Darka, Herman Koch

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Besnikja, libri i tretë, Veronica Roth

Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Njëzet vjetët e Lusit, Elsa Osorio

Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000097

Botuesi: Botimet Dudaj

Tri jetët e Ana Marksit, Kristine Gren

Ana Marksi shkon me shokun e vet, Filipin, në landet e reja të ish – Gjermanisë Lindore. Kur gjatë një bisede përmendet emri i Suzanë Zavitckit, Filipi reagon krejt i pasigurtë. Pak pas kësaj, Suzana vdes. Ana përpiqet ta zbulojë me rrënjë këtë histori dhe hyn në ujëra të rrezikshme...

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Matrioshka e fundit, B.A. Paris

Dymbëdhjetë vjet më pas, Fini ka vazhduar jetën. Rastësisht është njohur me motrën e Lejlës, Elenën, me të cilën është gati të martohet, kur, papritur, merr një telefonatë. Dikush ka parë Lejlën. Të ketë qenë ajo apo dikush po përpiqet t’i luajë një lojë të pafre? Nëse është ajo, çfarë kërkon pas kaq vitesh dhe çfarë di ajo për natën kur u zhduk?

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbytja, Camilla Läckberg

Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vajza e dikurshme, J. P. Delaney

E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)