
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj.
Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat.
Titulli: Aroma e gjetheve të limonit
Gjinia: Roman
Autori: Clara Sánchez
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 408
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99943-0-345-8
Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj.
Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur. Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në sesionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin.
Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësisht përbëjnë arsyen e ekzistencës së Hulianit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve. Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë.
I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të. Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken.
Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të fillojë t'i shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vë jetën në rrezik. "Aroma e gjetheve të limonit" është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji.
Clara Sánchez lindi në Guadalaharë, e kaloi fëmijërinë në Valencie dhe përfundoi duke u vendosur në Madrid, ku banon aktualisht dhe ku studioi Filologji Hispanike në Universitetin Komplutens. Mes disa punësh, dha mësim përgjatë disa viteve në universitet dhe mori pjesë rregullisht në programin e TVE-së "Sa e madhe është kinemaja!", si edhe në media të tjera. Bashkëpunon me gazetën "El Pais" dhe ka një blog në www.elboomeran.com.
Në vitin 1989 botoi romanin "Gurë të çmuar", të cilin e pasuan "Nuk është e ndryshme nata" (1990), "Pallati i ngecur në rërë" (1993), "Që nga pasqyra" (1996), "Misteri i të gjitha ditëve" (1999), "Lajmet e fundit nga parajsa", për të cilin mori çmimin Alfaguara de Novela 2000, "Një milion drita" (2004) dhe "Parandjenjat" (2008).
Vepra e saj është botuar në disa vende. "Le Nouvel Observateur" ka shkruar për Clara Sanchez-in se "zotëron një stil dhe një liri toni që të magjepsin. Vështrimi i saj është ironik. Mizoria zbutet nga melankolia si edhe nga zemërdhembshuria."
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU000075
Botuesi: Botimet Dudaj
Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.
Referenca: SKU001185
Botuesi: Botimet Dudaj
Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty.
Referenca: SKU001480
Botuesi: Botimet Dudaj
Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.
Referenca: SKU001693
Botuesi: Botimet Dudaj
E reja Lisbetë Salander, gjeni në kompjuter, ndodhet sërish e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb në kokë.
Referenca: SKU001809
Botuesi: Pegi
Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.
Referenca: SKU001903
Botuesi: Te tjere
Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.
Referenca: 2193
Botuesi: Dituria
Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
Botuesi: Dituria
Torino, 1991. Pasi shuhen flakët që shpërthyen në katedrale, gjendet trupi i djegur i një njeriu pa gjuhë. Një detaj që shqetëson kapitenin Marko Valoni, i cili dyshon se shkak i zjarrit nuk ishte një qark i shkurtër.
Botuesi: Pegi
Kjo histori ngjethëse do t'ju përndjekë. Do t'ju ngrijë gjakun ndër damarë dhe zemra do t'ju rrahë nga frika.
Brand: Living
E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...
Reference: SKU000047
Brand: Botimet Dudaj
Title: DiabolusOriginal: Digital FortressCategory: NovelAuthor: Dan BrownAlbanian translator: Amik KasoruhoPublisher: DudajYear: 2006Pgs. 428Weight: 0.421 kgISBN: 978-99943-33-86-0
Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj.
Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat.