
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Kjo histori ngjethëse do t'ju përndjekë. Do t'ju ngrijë gjakun ndër damarë dhe zemra do t'ju rrahë nga frika.
Titulli: Rrezatimi
Origjinali: The Shining
Gjinia: Roman
Autori: Stephen King
Shqipëroi: Renato Kalemi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 538
Pesha: 0.571 kg.
ISBN: 978-9928-162-89-2
I botuar për herë të parë në vitin 1977, "Rrezatimi" u bë shumë shpejt një nga gurët themeltarë të karrierës letrare të Stephen King – ut. Ky rrëfim mbi një burrë të trazuar, i cili duhet të kujdeset gjatë dimrit për një hotel malor, mbi gruan e tij besnike dhe djalin e tyre të vetëm me dhunti të veçanta, shpaloset gradualisht teksa dalin në pah sekretet e hotelit.
"Rrezatimi" qëndron si një ikonë kulturore e horrorrit modern, një analizë përvëluese e një familjeje të përçarë, një vëzhgim i makthshëm në skutat e dobësisë dhe çmendurisë njerëzore.
"King – u na e shpalos tmerrin me një ritëm të gjallë, të palodhshëm dhe pa dyshim që ai di t'i mbajë gjërat pezull."
New York Times
"Kjo histori ngjethëse do t'ju përndjekë. Do t'ju ngrijë gjakun ndër damarë dhe zemra do t'ju rrahë nga frika."
Nashville Banner
"Një mjeshtër i padiskutueshëm i makthit dhe tmerrit."
The Washington Post
"Një imagjinatë e pashoqe"
The Observer
"Një tregimtar mjeshtëror."
Los Angeles Times
"Njeriu më mrekullisht i frikshëm në planet."
USA Today
"Ndoshta "Rrezatimi" nuk është historia e përkryer e horrorit, por është një nga përpjekjet më të mira që kemi parë në 50 vitet e fundit."
The Guardian
"King – u njeh ndodhitë e frikshme në vende të kufizuara dhe të izoluara, ndoshta më mirë se kushdo tjetër qysh nga koha e Edgar Allan Poe – s."
Entertainment Weekly
"Ai është autori që mund ta bëjë të pamundurën kaq të frikshme sa do të detyroheni të kontrolloni çelësat e derës kryesore."
The Boston Globe
Stephen King është autori i më shumë se 50 romaneve, të gjithë bestseller botërorë. Librat e tij kanë shitur më shumë se 350 milionë kopje dhe janë përshtatur për filma të kinemasë dhe televizionit. Ai dhe veprat e tij janë çmuar me dhjetëra çmime letrare, midis të cilave Medalja e Fondacionit National Book për kontributin e tij të shquar në letërsinë amerikane (2003) dhe çmimi i Mjeshtrit të Madh nga shoqata Mystery Writers of America (2007). Jeton në Bangor, Maine, me bashkëshorten e tij, shkrimtaren Tabitha King.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU001185
Botuesi: Botimet Dudaj
Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty.
Referenca: SKU001480
Botuesi: Botimet Dudaj
Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.
Referenca: SKU001693
Botuesi: Botimet Dudaj
E reja Lisbetë Salander, gjeni në kompjuter, ndodhet sërish e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb në kokë.
Referenca: SKU001903
Botuesi: Te tjere
Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.
Referenca: 2193
Botuesi: Dituria
Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
Referenca: 2716
Botuesi: Pegi
Të gjithë presin të zbulohen në librin "Sekreti i shtëpisë në ishull", një roman i paharrueshëm, ku fantastikja bashkohet me fotografinë, të rrëmben e të detyron ta lexosh me një frymë. Historia jonë çelet me një fatkeqësi në familje, e cila e nis Xhejkobin gjashtëmbëdhjetëvjeçar në një udhëtim drejt një ishulli të larg
Referenca: 2889
Botuesi: Botimet Dudaj
E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.
Referenca: 2521
Botuesi: Tirana Times
Paul Emil Erdman ishte një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në Shtetet e Bashkuara, që u bë i njohur me romanet e tij të bazuar mbi tendencat monetare dhe faktet historike në lidhje me probleme komplekse të financave ndërkombëtare.
Botuesi: Botimet Dudaj
Shkrimtarja e serisë së krirneve Erika Falk, tronditet kur zbulon një medalje naziste mes sendeve të nënës së saj të ndjerë. E frymezuar për të rrëmuar thenë në sekretet e familjes, ajo viziton një mësues histone në pension për të marrë përgjigje. Dy ditë më pas, ai vdes. Detektivi Patrik Hedstrom është me leje atësie.
Referenca: SKU000074
Botuesi: Botimet Dudaj
Në një zyrë në Virxhinia, një burrë i pasur dhe i moshuar po rishkruan me tërbim testamentin e tij. Me vdekjen që i rri mbi kokë, Troi Filani kërkon t'u dërgojë një kumt fëmijëve, ish – bashkëshorteve dhe të favorizuarëve të tij; kumti do të nxisë një betejë të ashpër gjyqësore dhe do të ndryshojë shumë jetë njerëzish.
Botuesi: OMBRA GVG
Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.
Botuesi: SARAS
Tre të rinj italianë, ende të papjekur e në politikë, me qëndrimin e tyre liberal donin që Italia të futej në rrjedhën e ndryshimeve, pa sundues autoritarë, veçanërisht atë të papës dhe të kishës. Për këtë, ata shkojnë në këtë qytet ku ndihen më të sigurtë dhe njëkohësisht kanë marrë urdhrin për të vrarë një princ polak.
Botuesi: Te tjere
Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Botuesi: Morava
Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.
Botuesi: Botimet Dudaj
Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve?
Botuesi: Morava
Një natë, Mia Deneti hyn në një bar ku kish lënë takim me të dashurin e saj me të cilin herë grindej, herë pajtohej. Por ai nuk vjen. Pas disa gotash, Mia largohet me një të panjohur enigmatik.
Botuesi: Argeta LMG
Libri "13 – ta e pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien lexuesin nëpër ngjarje, të cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. Ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu edhe atyre të rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.
Botuesi: Toena
Mall për ty (Missing you) — një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit. Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.
Botuesi: Dituria
Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore...
Botuesi: SARAS
Historia e detektives Stefani Valentit, e cila zbulon një vrasje që ka ndodhur në Komo, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kjo histori ngjethëse do t'ju përndjekë. Do t'ju ngrijë gjakun ndër damarë dhe zemra do t'ju rrahë nga frika.